Joachim Gauck, Presidenti i ri i Gjermanisë
Joachim Gauck, ish aktivisti i të drejtave të njeriut në Gjermaninë Lindore do të jetë Presidenti i ri i vendit. Këtë e ka deklaruar zyrtarisht dhe publikisht kancelaria Angela Merkel. Bashkimi kristian CDU-CSU i Merkel dhe aleatët e saj Partia Liberale FDP e partia socialdemokrate SPD kanë arritur akordin për të zgjedhur presidentin e ri pas dorëheqjes së Christian Wulff të premten e kaluar.













