Justin Theroux: Jam shumë i kënaqur me Jennifer Aniston
I dashuri i aktores Jennifer Aniston nuk e ka fshehur kënaqësinë e të patur në krah të një personazhi të tillë. Aktori 40 vjeçar Justin Theroux tha se “ne jemi shumë të lumtur sëbashku”. Ky qëndrim i tiji erdhi menjëherë pas qarkullimit në shtypin rozë të thashethemit se mes tij dhe 43 vjeçares ka patur një periudhë ndarjeje. “Nuk ka asgjë që shkon keq në raportin tonë. Fatkeqësisht që për mediat kjo nuk është dhe aq interesante por në fakt gjithçka po shkon mirë”, insistoi Theroux.













