Kate Winslet përballet me pasqyrën
Kate Winslet duket se ndjehet jo keq ndërsa del përpara pasqyrës. Në fakt në këtë formë kemi mundësinë ta shohim në reklamën e re të “Lancome”. Aktorja e filmit të famshëm “Titanic” me këtë imazh dhe këtë fytyrë e ka mundësinë që të fundosë jo një por disa anije. Fotot e realizuara për kompaninë publicitare të produkteve kozmetike tregojnë se Kate dhe imazhi i saj duket shumë i kënaqshëm ndërsa ajo numëron jo pak por 35 vite. E veshur me një fustan ngjyrë kremi dhe flokët bionde refleksi i ngjyrave dhe ajo çka del në pah në portret është shumë tërheqëse. Në fotot e tjera ajo shfaqet me një këmishë burrash dhe pozon bardh e zi. 














