Kërkoni një ide për fustan, ju vjen në ndihmë parada e “Brit Awards”
Jeni duke kërkuar një fustan dhe ende nuk e keni përcaktuar modelin? Për këtë ju ndihmon patjetër nata e ndarjes së çmimeve në Britaninë e Madhe “Brits Awards”. Personazhet kryesore femra kanë realizuar një sfilatë të paparë me elementë tërheqës. Në këtë artikull mund të shikoni fustanet e veshura nga personazhet më të njohura të artit në Britani por dhe më gjërë se kaq. Dikush dëshiron një fustan të shkurtër e dikush tjetër kërkon një fustan më të gjatë por ju mund të gjykoni mbi atë çka ju duket më i përshtatshëm për veten tuaj. 
























