Publikuar në: Wed, Feb 22nd, 2012

MB: 7 komuna të bllokuara nga bora, ndihma nga ajri dhe nga toka

Ministria e Brendshme deklaroi sot në mbrëmje se në bazë të informacioneve nga shtabet e emergjencave lokale në qarqet e prekura nga fatkeqësia natyrore e reshjeve të shumta të dëborës, ditën e sotme forcat dhe mjetet për përballimin e emergjencës e kanë fokusuar sërish punën kryesore të tyre në mundësimin e komunikimit rrugor tashmë jo vetëm për qendrat e komunave, por edhe për qendrat e fshatrave dhe rrugët e lagjeve.
Në të gjithë vendin sot numërohen vetëm 7 komuna ende të bllokuara, për komunikimin e të cilave me akset rrugore kombëtare vazhdon puna nga mjetet dhe forcat e Drejtorive Rajonale të Rrugëve dhe Forcave të Armatosura. Bëhet fjalë për komunat Shalë, Shosh, Iballë dhe Fierzë në qarkun e Shkodrës, si dhe komunat Kalis, Lekbibaj dhe Arren në qarkun e Kukësit.
Sot përfundoi puna që mundësoi komunikimin me akset rrugore kombëtare të qendrave të komunave Lurë dhe Grykë Çajë.
Për të trajtuar emergjencat shëndetësore sot nga helikopterët e Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer tre misione fluturimi, ndërkohë strukturat e Forcave të Armatosura kanë kryer operacione të ndihmës humanitare në Zapod të Kukësit, Orenjë të Librazhdit dhe në Pukë.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>