Publikuar në: Wed, Feb 22nd, 2012

Mbyllen hetimet për Spahiun, raporti i komisionit votohet javën e ardhshme

Mbyllen zyrtarisht hetimet për ish- nënkryetarin e KLD-së Kreshnik Spahiu nga komisioni hetimor parlamentar i ngritur nga maxhoranca.
Dorëheqja e Spahiut u pranua që në 13 shkurt nga Këshilli i Lartë i Drejësisë, ndërsa komisioni do të dalë me një raport mbi shkeljet e pretenduara të Spahiut. Raporti do të votohet nga deputetët të enjten e ardhshme.

Informacioni i mbërritur nga KLD i referohet cdo veprimtarie të kryer nga zoti Spahiu që nga 2009-ta, përfshirë dhe paratë e harxhuara për karburatin e makinave apo dhe ndërrimin e gomave të automjeteve. Nëkryetari i KLD-së dha dorëheqjen në fillim të shkurtit, akt të cilin që komisioni që po e heton ka deklaruar publikisht që nuk e njeh.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>