Publikuar në: Tue, Feb 21st, 2012

NATO kërkon falje për djegien e Kur`anit në Afganistan

Shpërndaje
Tags

Një grup prej të paktën 2 mijë protestuesish u mblodhën sot jashtë bazës kryesore ushtarake amerikane në Afganistan, pas njoftimeve se trupat e huaja brenda ambasadës kishin asgjësuar kopje të Kuranit.
Komandanti i koalicionit ndërkombëtar, gjenerali amerikan John Allen, kërkoi menjëherë falje dhe urdhëroi zhvillimin e një hetimi për këtë çështje. Disa nga protesteusit thërrisnin parrulla anti-amerikane, hidhnin gurë dhe ndezën disa zjarre jashtë bazës ajrore të Bagramit, në veri të Kabulit, ndërsa rojet u kundërpërgjigjën me plumba plastikë. Nuk dihen me saktësi rrethanat e përdhosjes së librit të shenjtë të myslimanëve.
Sipas njoftimeve të pakonfirmuara, trupat e NATO-s po përpiqeshin të asgjësonin disa kopje të Kuranit, duke u vënë zjarrin, por u ndaluan nga punonjësit afganë të bazës.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>