Publikuar në: Wed, Feb 22nd, 2012

Paulo Henrique Ganso: Nuk jam xheloz për Neymar

Paulo Henrique Ganso ka hedhur poshtë thashethemet rreth një xhelozie të tij ndaj bashkëlojtarit të Santos Neymar i cili ka ngjallur kureshtje dhe vlerësime nga skuadra gjigande si Barcelona, Çelsi dhe Real Madrid. Mesfushori 22 vjeçar i cili ka një kontratë me klubin deri në 2015-tën nënvizon miqësinë e fortë me shokun e tij të skuadrës. “Ky thashetheme më ka mërzitur sepse asnjëherë nuk ka ndodhur diçka e tillë. Nuk më bën aspak mirë kur njerëzit thonë se ka një xhelozi mes nesh. Mendoj se ne e kemi aktualisht një marrëdhënie mes nesh si vëllezër dhe miq, nuk i kemi ndërhyrë asnjëherë njëri-tjetrit në punët tona e në asgjë”, tha ai.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

http://www.meridian.edu.al