Publikuar në: Wed, Feb 22nd, 2012

Përmet, 26-vjeçari arrestohet për herë të tretë, për vjedhje

Shpërndaje
Tags

Policia e Përmetit ka arrestuar për vjedhje shtetasin Endri Kajtazi, 26 vjeç, i dënuar edhe më parë dy herë për të njëjtin krim.
I riu vu në pranga pasi tre ditë më parë, në fshatin Badëlonjë të rrethit Përmet , ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit V.S. Kajtazi ka përfituar nga largimi i të zotëve të shtëpisë duke marrë nga kjo banesë një sërë materialesh dhe sendesh prej bakri si elektromotor, disa çanta shkolle, disa enë prej bakri, tel elektrik alumini, kabllo elektrikë, përcjellëse elektrikë si dhe një sasi të konsiderueshme bakri në formë fletash, sende të cilat kapin shifrën rreth 1500 euro.
26-vjeçarit të gjitha këto materiale iu gjetën në makinën e tij tip Fiat me targa VL 1943 C. Gjithashtu  gjatë kontrollit të ushtruar  në banesën e shtetasit Endri Kajtazi  është gjetur edhe një armë gjahu Çifte të cilën  e mbante pa leje.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>