Rama: Mazhoranca po kompromenton reformën zgjedhore dhe integrimin evropian
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është shfaqur sot në mbledhjen e grupit parlamentar ku shprehu shqetësim se mazhoranca po zvarrit procesin e reformave. “Jemi shumë të shqetësuar lidhur me dështimin e procesit në raport me afatet. Sot sipas afatit duhet të ishim drejt finalizimit të reformës zgjedhore në pak ditë të mbetura të shkurtit, jemi shumë larg këtij objektivi dhe kjo për shkak të një zvarritje nga pala tjetër”, u shpreh Rama. Sipas tij ndryshimet që duhet të marrin konsensusin në Komisionin e Ligjeve ndërsa ka shtuar se reforma zgjedhore në asnjë mënyrë nuk duhet të kompromentohet. E njëjta gjë, tha Rama, dhe me reformën parlamentare që na bën të vetëdijshëm për faktin se nëse këto dy reforma nuk kalojnë si duhet e në kohën e duhur procesi i integrimit është i kompromentuar. “Për këtë ka vetëm një përgjegjës dhe është qeveria”, u shpreh Rama.













