Rio Ferdinand: Të fitojmë për ti mbyllur gojën fansave të City-t
Rio Ferdinand dëshiron të të fitohet kampionati për ti dhënë një goditje mbështetjes në ngritje të fansave ndaj Manchester Cityt. City aktualisht e ka një avantazh prej dy pikësh në raport me Manchester United në garën për titull dhe Ferdinand thotë se ka vënë re mbështetjen në rritje ndaj asaj skuadre që prej kohës kur janë bërë pretendentë për titull. “Në një kohë kur ata janë në krye ne po shohim gjithnjë e më shumë fansa të tyre nëpër rrugë dhe më shumë njerëz që flasin për City-n. Këtë nuk e shikonim vitet më herët. Tani ne duam tu mbyllim gojën këtyre njerëzve gjithashtu”, tha Ferdinand.













