Publikuar në: Wed, Feb 22nd, 2012

Rooney jashtë stërvitjes në prag të përballjes me Ajaksin

Wayne Rooney ishte personazhi i profilit më të lartë që mungoi në seancën e stërvitjes së Manchester United në mëngjesin e sotëm në prag të ndeshjes në Europa Ligë me Ajaksin. 21 futbollistë raportohet se morën pjesë në përgatitjet e skuadrës ndërsa Michael Oëen ishte pak metra më i distancuar nga grupi kryesor duke u stërvitur më vete. Pritet që në mbrëmje Alex Ferguson të tregojë para medias nëse Rooney do të jetë ose jo në ndeshjen përballë Ajaksit por tanimë gjithçka është e dyshimtë. Të enjten e kaluar ai luajti 90 minuta të plota në fitoren në Amsterdam.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

http://www.meridian.edu.al