Publikuar në: Mon, Feb 20th, 2012

Rritet çmimi i naftës në tregun botëror

Shpërndaje
Tags

Çmimi i naftës ka shënuar rritjen më të madhe në nëntë muajt e fundit, pasi Irani e ka ndaluar shitjen e hidrokarburit për Britaninë dhe Francën, si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve mbi programin bërthamor të republikës islamike.
Çmimet u rritën të hënën në tregun aziatik, duke arritur në 105 dollarë për një fuçi.

Franca dhe Britania përdorin pak ose aspak naftë iraniane, por disa shtete të BE-së janë të varura nga importi i naftës nga Irani dhe vlerësohet se BE merr rreth 20 për qind të eksportit të naftës së Iranit.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>