Publikuar në: Wed, Feb 22nd, 2012

Serbia do hapë azil për homoseksualët

Shpërndaje
Tags

Serbia planifikon që të hapë strehimoren e parë për homoseksualët, kanë raportuar mediat lokale.
Dushica Davidoviq, një zyrtare e komunës së Nishit, ka thënë për mediat lokale se ky rajon ka nevojë për një strehimore të sigurt, ku homoseksualët do të kërkonin mbrojtje nga ngacmimet.
Vitin e kaluar, një 19 vjeçar, është dëbuar nga shtëpia e tij, pasi që publikisht pranoi se është homoseksual.
Stefan Radoviq ka thënë se nuk ka ku të jetojë. Komuniteti i homoseksualëve në Serbi përballet me kërcënime dhe sulme.
Ky shtet ëshët zotuar se do t’i mbrojë të drejtat e tyre, ndërsa po synon integrimin në BE.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>