Publikuar në: Tue, Feb 21st, 2012

Thaçi: Të vendosur të ndërhyjmë në veri! Do shtrijmë shtetin ligjor

Nën drejtimin e kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është mbajtur sot takimi i radhës i Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Në hapje të takimit kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar të qëndrueshme dhe stabile gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës, me përjashtim të veriut ku situata e përgjithshme e sigurisë mbetet e tensionuar dhe vazhdon të provokohet nga strukturat ilegale dhe ekstremiste serbe.

Më tutje z. Thaçi  nënvizoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që të ndërmarrë veprime që edhe në veri të shtrijë kushtetutshmërinë dhe zbatimin e ligjit, duke pasur edhe mbështetjen nga Bashkimi Evropian, SHBA-ja dhe NATO.

Në takim u tha se Qeveria e Kosovës, me gjithë kundërshtimet e disa subjekteve politike, me obligimet e saja ndaj bashkësisë ndërkombëtare, ka ndjekur një politikë parimore, duke treguar gatishmëri të vazhdojë bisedimet teknike me Serbinë. Pavarësisht pakënaqësive, u tha se grupet e organizuara dhe individët të shprehin pakënaqësinë e tyre në forma demokratike dhe në përputhshmëri me legjislacionin në fuqi.

Meqenëse ky vit kalendarik është edhe viti i përmbylljes së Pavarësisë së Mbikëqyrur, Këshilli i Sigurisë së Kosovës rekomandoj që përmbyllja e këtij procesi ta gjej Kosovën të përgatitur në të gjitha sferat e politikave të sigurisë, prandaj u vlerësua i qëlluar dhe proces i domosdoshëm propozimi që Kosova të fillojë me Rishikim Strategjik të Sektorit të Sigurisë.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>