Thiago Silva: Milan është i uritur për sukses
Braziliani Thiago Silva pranon se kuq e zinjtë më parë kanë patur mungesë motivimi për të fituar më shumë trofe por tanimë janë të uritur. “Na ka munguar uria reale për sukses. Nuk jemi më në kushtet e mëparshme dhe tanimë uria për sukses është ajo që e bën diferencën për skuadrën dhe kualitetet tona”, tha Thiago Silva për “Il Corriere dello Sport”. Kjo sipas tij ndodhi pas Superkupës së Italisë kur skuadra nisi dhe nuk ishte më e njëjta. “Ne nisëm të mendonim po sikur të fitonim edhe një kampionat tjetër kaq lehtësisht. Gjërat ndryshojnë shumë shpejt”, tha Silva.













