Publikuar në: Wed, Feb 22nd, 2012

Trafikimi i 648 kileve drogë, ekstradohet nga Greqia ish-polici i Sarandës

Shpërndaje
Tags

Një ish-efektiv policie i shpallur në kërkim për trafik narkotikësh është ekstraduar sot nga Athina. Ylli Kapo, ish-efektivi i Komisariatit të Policisë së Sarandë. 32-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me tre persona të tjerë, në datën 16 korrik 2006, kanë tentuar të trafikojnë drejt Greqisë, 648 kg lëndë narkotike “cannabis sativa”.
Policia ka gjetur drogën në një furgon me targë M 041561, e paketuar në 651 pako dhe e vendosur në 26 çanta. Sipas policisë automjeti i cili drejtohej nga shtetasi me inicialet E.N është kapur në vendin e quajtur Krekëz në afërsi të fshatit Vanë të Rrethit Delvinë.
Duke qenë në ndjekje, policia arrestoi në flagrancë edhe shtetasit G.B e Ylli Kapo, që shoqëronin furgonin për të çuar në destinacion lëndën narkotike, por nuk u mundësua arrestimi i bashkëpunëtorit tjetër Pelivan Mehmetaj nga Vlora, i cili u largua.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e ka shpallur fajtor Ylli Kapon duke e dënuar me 8 vjet burg, ndërsa bashkëpunëtorët e tij u dënuan në total me 26 vjet burg. Megjithatë, Kapo kishte fituar lirinë disa kohë para dhënies së vendimit përfundimtar duke arritur të largohet në drejtim të shtetit grek. Në datën 9 nëntor 2011, policia greke në bashkëpunim me Interpol Tiranën, arritën ta kapin Ylli Kapon në Athinë, duke bërë të mundur ekstradimin e tij pasditen e së martës.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>