UFO pranë Roswell??
Imazhet e një objekti që tregon shenjat më të forta të egzistencës së UFO-ve është hedhur në rrjetin YouTube. Raportohet që objekti të jetë fiksuar nga një makinë në lëvizje në afërsi të Roswell, New Mexico. Videoja përshkruhet se përbën një çështje kyçe në teoritë konspirative dhe incidentet kryesore në histori me objektet fluturuese. Klipi në YouTube është parë rreth 10 mijë herë. Por a është diçka reale apo diçka e sajuar kjo mbetet gjithsesi të konstatohet nga secili prej jush që e sheh videon dhe fotot.













