Publikuar në: Tue, Feb 21st, 2012

Vetëvendosja: Pikëllim i thellë për goditjen e komandove shqiptare

Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti në Kosovë ka reaguar sot për ngjarjen e djeshme të sulmit të komandove shqiptare në Afganistan. Siç raporton “Lajmifundit” Kurti ka dërguar një telegram ngushëllimi shtetit shqiptar për efektivin e humbur dhe ka uruar shërim të shpejtë për nëntetarin Aleksander Peçi.

Më poshtë telegrami i plotë i ngushëllimit.

Telegram ngushëllimi

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së Kapiten Feti Vogli dhe plagosjen e rëndë të Nëntetarit Aleksandër Peçit, të cilët po shërbenin në Kandahar të Afganistanit, në kuadër të forcave paqeruajtëse të Aleancës Veriatlantike (NATO). Ata po përpiqeshin t’i siguronin paqe një vendi të shkatërruar nga lufta dhe konfliktet e brendshme, por që ka aq shumë nevojë për paqe dhe zhvillim.

Lëvizja VETËVENDOSJE! u shpreh ngushëllime familjes së kapitenit të rënë në Afganistan.

Ngushëllimet tona të sinqerta ia përcjellim edhe Presidentit Bamir Topi, qeverisë, të gjitha institucioneve të mbrojtjes dhe qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. Po ashtu i urojmë shërim të shpejtë, Nëntetarit Aleksandër Peçi, nga plagët e rënda.

 

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>