Publikuar në: Mon, Feb 20th, 2012

Vodafone, paketa ushqimore dhe komunikim falas për familjet e bllokuara nga dëbora

Shpërndaje
Tags
Burime nga Vodafone Albania konfirmuan se kompania nëpëmjet Fondacionit Vodafone Albania ka vënë në dispozicion fonde në ndihmë të familjeve që janë në situatë emergjente prej motit të rënduar në një numër zonash të vendit.  Fondacioni Vodafone Albania në bashkëpunim të ngushtë me Kryqin e Kuq Shqiptar kanë identifikuar familjet e dëmtuara më rëndë dhe ekipet e Kryqit të Kuq do të shpërndajnë në mënyrë të menjëhershme 350 paketa ndihme që përmbajnë ushqime dhe artikuj të tjerë të nevojës emergjente për këto  familje në zonat e thella të Pukës, Kukësit, Dibrës, Bulqizës, Korçës dhe Librazhdit. Veç kësaj Vodafone ka dhuruar 1000 paketa komunikimi me kohe bisedore falas për të gjitha këto familje. Kompania gjithashtu ka marrë të gjitha masat e mundshme për të siguruar mbulim të pandërprerë të sinjalit celular në zonat e ndikuara nga reshjet e borës, megjithë kushtet tejet e vështira për mirëmbajtjen e antenave për shkak të rrugëve të bllokuara.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>