Publikuar në: Wed, Feb 22nd, 2012

Tiranë, vrasja e laborantes, përgjimet zbuluan implikimin e bashkëshortit

Shpërndaje
Tags

Vila ku jetonin bashkeshortet Basho

Tirane – Lajmifundit -
Përgjimet telefonike të shtetasit Ilia Basho, sipas policisë së Tiranës kanë zbuluar implikimin e tij në vrasjen e bashkëshortes, Eleni Basho e cila u ekzekutua me tre plumba më 2 shkurt në mbrëmje në Shkozë.
Pas arrestimit të të dyshuarit Ilia Basho, policia ka thënë se ka siguruar përgjime ku ai flet për vrasjen e gruas së tij. Përmbajtja e këtyre përgjimeve mbetet sekret i hetimit.

Biznesmeni i materialeve farmaceutike Ilia Basho, nuk e ka pranuar akuzën për vrasje me dashje ndaj gruas së tij, akuzë e ngritur nga policia e Tiranës e cila ka bërë sot edhe arrestimin e të dyshuarit në fjalë.
Gjatë marrjes në pyetje pas arrestimit, shtetasi Ilia Basho mësohet se nuk ka pranuar asgjë në lidhje me ngjarjen. Ndërkohë policia ka dështuar të identifikojë personat të cilët qëlluan me 3 plumba në gjoks laboranten Eleni Basho.
Ajo u ekzekutua pak metra larg banesës së saj më 2 shkurt 2011 në zonën e Shkozës në Tiranë. Teksa kthehej nga shtëpia e një shoqes së saj, Eleni Basho u qëllua nga pas me tre plumba dhe gjeti vdekjen e menjëhershme.
Policia ka thënë se Ilia Basho, i shoqi i viktimës, është vetëm, ideatori dhe i interesuari për vrasjen, ndërsa ekzekutoret e saj janë ende të lirë.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>