Publikuar në: Wed, Feb 22nd, 2012

Vrasja në Afganistan, pritet riatdhesimi i trupit të heroit Feti Vogli

TIRANE – Lajmifundit – Në aeroportin e Rinasit pritet të mbërrijë sot trupi i pa jetë i heroit Feti Vogli, i vrarë në Afganistan tri ditë më parë.
Një avion i NATO-s pritet të riatdhesojë në Shqipëri trupin e pa jetë të kapitenit të forcave speciale shqiptare i cili ra në krye të detyrës përkrah trupave amerikane në Kandahar.
Ditën e djeshme, trupit të pa jetë të 31-vjeçarit nga Baldushku i Tiranës, i janë bërë dnerimet ushtarake në Kandahar dhe më pas trupi ka marrë rrugën e kthimit në atdhe.
Sipas burimeve zyrtare, në aeroportin e Rinasit trupi i pa jetë do të pritet me ceremoni nderi ndërsa truproja e nderit do të shoqërojë drejt banesës heroin e ushtrisë shqiptare.
Pas riteve të zakonshme në shtëpinë ku lindi dhe u rrit, protokolli i shtetit ka parashikuar homazh për Feti Voglin dhe më pas përcjelljen në banesën e fundit.

Dje në mesditë, në Ministrinë e Mbrojtjes, në nderim të kapiten Feti Vogli, i cili ra në krye të detyrës në misionin paqeruajtës në Kandahar, Afganistan, u organizua ceremonia e uljes në gjysmë shtizë të Flamurit Kombëtar.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, gjeneralë dhe drejtues të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>