Publikuar në: Tue, Feb 21st, 2012

Zgjedhjet, ndryshon Kodi Penal, blerja e votave dënohet deri në 5 vjet burg

Shpërndaje
Tags

Ndryshimet në Kodin Penal parashikojnë sanksione të rënda ligjore për manipulimin e zgjedhjeve. Ofrimi i parave ose të mirave materiale, bërja e premtimeve individuale për vende pune ose favorizime të tjera në këmbim të votës, konsiderohen tashmë vepra penale dhe dënohem minimalisht 6 muaj deri në 2 vjet burgim.
Qytetari, i cili shet votën e tij për para ose dhurata, penalizohet me gjobë. “Në një fushatë elektorale padiskutim bëhen premtime nga të gjitha llojet dhe kjo sigurisht nuk duhet penalizuar. Kur këto premtime bëhen në mënyrë individuale për persona konkretë dhe padyshim kanë qëllimin brenda, kjo padyshim që duhet konsideruar si një lloj imponimi që megjitha këto mënyra që parashikohen këtu i bëhet zgjedhësit”, tha sot në Komisionin e Ligjeve, deputeti socialist Armando Subashi.
kryetari i Komisionit, Ilir  Rusmaili u shpreh: “Premtimi elektoral është i dallueshëm qartë nga pazari për votën. Dispozita dënon pazarin për votën”.
Me propozim të komisionit të Reformës Zgjedhore, deputetët kanë përshirë në Kodin Penal dhe dënimin për komsionerët që vjedhin vulat ose refuzojnë të numërojnë votat. Ndëshkimi për ta llogaritet deri në 5 vjet burg.
Ndryshimet në Kodin Penal u miratuan me konsensus nga të dy forcat kryesore në komsionin e Ligjeve. Pjesë e këtij ndryshimi ishte dhe burgimi me 5 vjet i personave që falsifikojnë, apo fusin në kutin votimit fletë të paligjshme, me qëllim ndryshimin e rezultatit. Votimi më shumë se një herë, dënohet me burg deri në 3 vjet, ndërsa komisioneri që e lejon, dënohet 5 vjet.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>