Zjarr në magazinën e bojërave në autostradën Tiranë-Durrës
Një magazinë bojërash u përfshi nga flakët sot pasdreke në autostradën Tiranë-Durrës.
Forca të shumta zjarrfikësesh mbërritën në vendin e ngjarjes për shuarjen e flakëve.
Sipas policisë, drejt vendngjarjes u nisën gjashtë makina zjarrfikëse ndërkohë që nga hetimi i deritashëm, shkak i ngjarjes ka qenë saldimi në pjesën e magazinës së ndërtesës.













