Moda Kthehu tek në faqen kryesore

Shkendije Mujaj: Defintivisht jom ma e mira! Shkendije Mujaj: Defintivisht jom ma e mira!(0)

Bukuroshja me origjinë nga Kosova, Shkëndije Mujaj duket se e pëlqen veten e saj jashtë mase. Ajo ka ndarë mrbëmë me fansat disa foto, ku në diciturë shkruan se :definitivisht është më e mira.
Defintivisht jom ma e miraaaaaaaaa;)-ka shkruar Shkëndija në këtë foto.

Zbulohet gruaja që dashuroi Papa Francesku I Zbulohet gruaja që dashuroi Papa Francesku I(0)

Zbulohet fotoja e gruas që sipas mediave është dashuruar nga Papa Francesku I, i sapozgjedhur në krye të Vatikanit.
Sipas mediave të huaja, Amalia Damonte jeton në zonën në të cilën shëtiste rreth 60 vjet më parë çdo pasdite me kreun e sotëm të Kishës Katolike, Papa Françesku I.

Ngjarjet kanë ndodhur në Buenos Aires, Argjentinë, ku ende jeton dashuria e madhe e Jorge Bergoglios.
Gruaja ka tre fëmijë dhe gjashtë nipër e mbesa. Papa i ri, nuk ka asnjë fëmijë biologjik. Amalia Damonte, 76 vjeç, ka treguar për një gazetar argjentinas historinë e saj me Bergoglion.

Gruaja ka thene se kohe me pare mori nje leter nga Papa i sotem ku kishte nje vizatim me nje shtepi dhe ne te shkruhej; Do ta ndertoj kete shtepi dhe ne te do te jetojme te dy se bashku…

Sabri Fejzullahu dhe MC Kresha këngë së bashku Sabri Fejzullahu dhe MC Kresha këngë së bashku(0)

Ndonëse i takon gjeneratës së vjetër të këngëtarëve i cili ka arritur që edhe në kohën e re të zë vendin e vet në muzikën argëtuese të Kosovës, por edhe më gjerë, Sabri Fejzullahu çdo herë gjenë kohë për t’i sjellë publikut diçka të re.
Aktualisht është duke punuar në albumin e tij të ri, i cili pritet të dalë në muajin qershor. “Albumi do t’i përmbajë 10 këngë, ku 6 prej tyre janë të përfunduara. Jam duke punuar mjaft shumë në këtë album dhe besoj se do t’u sjellë një verë të nxehtë me këngët që jemi duke i realizuar”, ka thënë ai për mediat në Kosovë.
Në këtë album Sabriu do të paraqitet edhe me një duet të ri me këngëtarin Mc Kresha, me të cilin ka realizuar këngën “Edhe një verë” e cila do t’i paraprijë këtij albumi.

Kjo grua humbi burrin, djalin dhe vajzën brenda 24 orëve Kjo grua humbi burrin, djalin dhe vajzën brenda 24 orëve(0)

Tragjedi e shumëfishtë për një grua e cila brenda 24 orëve humbi bashkeshortin, djalin dhe vajzen. Gjithcka ka ndodhur per arsye natyrore.
Ngjarja u bë e ditur nga Daily Mail e cila shkruan për tragjedine ne familjen Dennis.
Personi i parë që ka vdekur ka qenë vajza, e cila shkoi ne spital per probleme me veshkat, por ne gjendje jo kritike, nderkohe me pas mjeket njoftuan se ajo kishte nderruar jete.
Babai i saj, kryefamiljari Dennis pesoi infarkt dhe nderroi jete nga lajmi i rëndë. Gruaja e shokuar, kerkoi te njoftonin ne telefon te birin, por kur ne pamundesi komunikimi i shkuan ne shtepi, ate e gjeten te pajete.

Kjo foto mund të shkaktojë divorcin e Kim Kardashian Kjo foto mund të shkaktojë divorcin e Kim Kardashian(0)

Teksa pret një fëmijë me Kanye Vvest, Kim Kardashian është në proces divorci me partnerin e saj të mëparshëm Kris Humphries.
Bukuroshja ka pasur vështirësi në marrjen e divorcit, pasi marrja e aprovimit nga Humphries nuk ka qenë e mundur.
Prova e fundit që përfaqësuesit e KIm kanë nxjerrë në publik është kjo foto, e momentit kur Kris i propozoi martesë bukuroshes Kardashian.
Sipas përfaqësuesve të Kim, ajo ishte “plotësisht e befasuar” dhe nuk shfaqi reagim të mirë pas kërkesës që iu bë nga basketbollisti.

Turqi, gjykata rrëzon padinë ndaj “Sulejmanit të Madhërishëm” Turqi, gjykata rrëzon padinë ndaj “Sulejmanit të Madhërishëm”(0)

Një gjykatë turke rrëzon padinë ndaj serialit “ Sulejmani i madhërishëm”. Vendimi u dha në Stamboll ku gjykata hodhi poshtë padinë kundër serialit televiziv ”Sulejmani i madhërishëm”, një film që ka si subjekt sulltanin më jetëgjatë në fron, i njohur si sulltan Sulejmani i Madhërishëm dhe që përmbajtja e tij është kundërshtuar me tepër se një herë edhe nga kryeministri i vendit, Recep Tayip Erdogan.

Vitin e kaluar kryeministri turk iu adresua producentëve të filmit, që ka një audiencë të admirueshme në Turqi dhe në shumë shtete të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit, duke theksuar se ata kishin anashkaluar sukseset e këtij sulltani dhe ishin përqëndruar më tepër në problemet me haremin e tij.

Erdogan, një admirues i madh i Turqisë otomane dhe i akuzuar shpeshherë si mbrojtës i një vizioni neo-otoman, kërcënoi me ndërmarrjen e procedurave ligjore.

“Kemi paralajmëruar autoritetet dhe presim që drejtësia të marrë vendimin e duhur”, kishte paralajmëruar ai.
Shumë shpejt, dy padi u ngritën për ”fyerje të historisë së Sulejmanit të Madhërishëm” duke e paraqitur atë si feminist dhe jo si ”një lider të madh”.

Gjykata turke hodhi poshtë këto pretendime duke thënë se ”vetëm pasardhësit e Sulejmanit mund të ndërmarrin veprime ligjore”. ”Ky serial është frymëzuar nga historia dhe është vetëm një trillim”, theksoi gjykata.

Parlamenti Britanik del në shitje në “Ebay” Parlamenti Britanik del në shitje në “Ebay”(0)

Parlamenti Britanik nxirret në shitje në faqen më të madhe të ankandeve në botë, “Ebay”.

Nuk është Dhoma e vërtetë e Përfaqësuesve ajo që do të shitet, por një replikë identike, e ndërtuar nga studiot kinematografike, për xhirimet e filmit “Iron Lady”, me Meryl Streep në rolin e Margaret Thatcher.

Parlamenti u ndërtua në një studio rreth 1 500 metra katrorë në vitin 1986, në Uimbëlldon, për llogari të një seriali të kohës, në të cilin u përfshinë xhirime nga Parlamenti.

Rita Ora: Rob Kardashian desh më shkatërroi Rita Ora: Rob Kardashian desh më shkatërroi(0)

Shumëkush e shpërfillën Rob Kardashian, kur nëpërmjet Tvvitter-it akuzoi ish-të dashurën Rita Ora, për gjoja mashtrim me 20 meshkuj.
Rita ka zbuluar së fundi se përkundër faktit që ajo qëndroi e heshtur dhe nuk iu përgjigj akuzave të Rob, ajo ishte e bindur që e gjithë kjo dramë do të shkatërrojë karrierën e saj.
Duke folur për revistën “Look”, Rita shpjegoi: ”Unë nuk mendoj për këtë. Unë nuk u jap zë gjërave që nuk meritojnë vëmendje, por ajo ishte diçka kaq e panevojshme Pse nevojite1 të përmbyteshin mendjet e njerëzve me fëlliqesira të panevojshme? ”, tha ajo.
”Në botën time, gjëra të tilla thjesht nuk janë të rëndësishme. Unë mendoj se Tëitter është gjëja më e mirë dhe më e keqe që u ka ndodhur figurave publike Është gjeniale, por edhe mund të rrënojë jetën.Unë mendova se pothuajse kisha një moment ‘’shkatërrimi”, por jo”, theksoi ajo.

“Natë Vere” në Elbasan “Natë Vere” në Elbasan(0)

Pa perënduar mirë dielli, me qindra qytetarë kanë dalë në sheshin para portës së Kalasë për të ndjekur aktivitetet kulturore të iniciuara nga bashkia e qytetit. Aktivitetet kanë nisur me një koncert të Qendrës Kulturore të Fëmijëve, i cili do të vijojë me këngë dhe valle të Ansamblit “ Isuf Myzyri“, ndërsa rreth orës 23.00 këngëtarja e madhe cigane me famë botërore, Esma Rexhepova do të ngjitet në skenën e improvizuar në qendër të qytetit. Parashikohet se gjatë natës i gjithë qyteti do të festojë ardhjen e Ditës së Verës, nën ritmin e këngëve popullore të Shqipërisë së Mesme.

Aktivitetet kanë nisur me një koncert të Qendrës Kulturore të Fëmijëve, i cili do të vijojë me këngë dhe valle të Ansamblit “ Isuf Myzyri“, ndërsa rreth orës 23.00 këngëtarja e madhe cigane me famë botërore, Esma Rexhepova do të ngjitet në skenën e improvizuar në qendër të qytetit.
Parashikohet se gjatë natës i gjithë qyteti do të festojë ardhjen e Ditës së Verës, nën ritmin e këngëve popullore të Shqipërisë së Mesme nga këngëtarë të njohur si Silva Gunbardhi, Pirro Cako, motrat Libohova, etj.

Ndërsa qendra është mbushur me shtëpiza në formë çadrash ku tregtohen produkte të ndryshme si edhe ëmblësira e ditës së verës ballakumja.
Në programin e Bashkisë edhe këtë vit nuk do të mungojnë fishekzjarret si edhe përshëndetja e vetë kryetarit Qazim Sejdini. Edhe pse nuk dihet me saktësi mësohet se edhe këtë vit do të jenë më shumë se 500 mijë vizitorë që do të festojnë Ditën e Verës në Elbasan, ndërsa të gjithë urojnë që kjo ditë të lindë me diell si çdo vit.

Dita e Verës” është festë e përtëritjes së natyrës e vazhdimësisë së jetës, me prejardhje pagane. Në Elbasan është bërë festë popullore e mbarësisë familjare, e festuar nga të gjithë pa dallim. Festohet më 14 Mars, pikërisht kur mendohet se ka filluar mbirja e bimësisë tradicionale si karakaftet dhe manushaqet.bvv/ata

Ja çfarë bente Ronaldo kur Barcelona luante me Milan Ja çfarë bente Ronaldo kur Barcelona luante me Milan(0)

Portugezi Cristiano Ronaldo i shoqëruar nga partnerja e tij Irina Shayk, ka injoruar përballjen mes Barcelonës dhe Milanit mbrëmjen e djeshme.
Në të njëjtën ditë që Barcelona luante me Milanin në Champions League, futbollisti dhe modelja shfaqën anën e tyre më të zakonshme njerëzore, duke bërë shoping në një prej qendrave tregëtare të Madridit.
26-vjeçari, i shoqëruar nga e dashura një vit më e madhe, shëtitën përdore dhe kontrolluan dyqanet e ndryshme të qendrës tregëtare, duke blerë disa veshje të ndryshme.

Sondazh

Per ke do te votoni ne 23 Qershor 2013?

View Results

Loading ... Loading ...

Kontaktet dhe informacione

Lajmi i fundit.al u themelua në vitin 2009 si domosdoshmëri për tu dhënë lexuesve në internet hapësirën e informimit të besueshëm, të paanshëm e profesional. Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Lajmifundit, në përputhje me kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. © 2009-2013 Portali Lajmifundit

Rrjetet sociale

Kategorite me popullore

© 2009-2013 - All rights reserved: lajmifundit.al. Powered by Keminet