Shqipëria Kthehu tek në faqen kryesore

Konferenca për trashëgiminë kulturore, Topi vizitë në Serbi Konferenca për trashëgiminë kulturore, Topi vizitë në Serbi(1)

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi viziton sot ne Serbinë ku është i ftuar ne konferencen rajonale per trashëgiminë kulturore.
Sipas axhendes zyrtare të vizites, kreu i shtetit do te qendroje atje deri ne datën tre shtator, gjate te ciles do te zhvilloje takime me përfaqësues të shteteve të ndryshme qe do jene pjese e konferences.
Kjo eshte vizita e parë e presidentit Topi ne Serbi, ne cilesine e presidentit, pasi një vit më parë pati refuzuar të ishte pjesë e samitit të presidentëve të Europës Juglindore në Novi Sad, një samit që mbahet çdo vit, për shkak të situatës politike dhe mospjesëmarrjes së përfaqësuesve të Kosovës në kohën kur serbët bojkotonin çdo takim ku ftoheshin përfaqësuesit e Prishtinës.
Konferenca do të mbahet me datë 2 shtator në qytetin e kohës romake, Viminacijum, afër qytetit të Pozharevcit dhe ka të bëjë me ripajtimin dhe trashëgiminë, ndërkaq për herë të nëntë organizohet me shefat e shteteve të Europës Juglindore dhe këtë vit organizohet nga presidenca serbe.

Mbledh provat e  PS, PD e KQZ, Kolegji Zgjedhor shqyrton zgjedhjet në Tiranë Mbledh provat e PS, PD e KQZ, Kolegji Zgjedhor shqyrton zgjedhjet në Tiranë(0)

TIRANE – Lajmifundit – UPDATE -Ora 21:55, Kolegji Zgjedhor ne Tirane ende nuk ka shpallur vendimin ne lidhje me ankimin e Partise Socialiste per rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve te 8 majit ne Tirane. Seanca per shpalljen e vendimit  ose shtyrjen e tij ishte caktuar ne ora 19:30.

PS ka paditur rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve duke pretenduar se ne kuti ka pasur me shume flete sesa banore ka kryeqyteti, mirepo PD, pretendoi se kjo ka ndodhur si pasoje e gabimit njerezor gjate administrimit te materialeve zgjedhore.

Ora 18:40 - Kolegji Zgjedhor pritet te shpalle vendimin ne lidhje me ankimin e PS per rezultatin e zgjedhjeve ne Tirane.

Seanca e radhes eshte caktuar ne ora 19:30, nderkohe Kolegji do te shpalle ecurine e procesit ose me vendim te shkurtuar ose do te shtyje shpalljen e verdiktit ne nje date te mevonshme nese kuorumi i gjyqtareve nuk arrihet.

Ora: 15:00 - Kolegji Zgjedhor në Tiranë është tërhequr pak çaste më parë për vendim pas përfundimit të marrjes së provave nga Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe KQZ.
Pak çaste më parë, Kolegji deklaroi se tërhiqet për të bërë administrimin e provave dhe pretendimeve të paraqitura nga paditësi PS dhe palët e interesuara PD, si dhe pala e paditur PD.
Gjatë fjalës së tij në seancë, përfaqësuesi i PD, theksoi se provat e paraqitura nga Partia Socialiste nuk janë autentike. Sipas PD, socialistët paraqitën në Kolegj tabela të ngjyrosura dhe të vijëzuara.
Sipas PD, Kolegji nuk mund të bazohet në prova të tilla që nuk paraqesin rrethanat e vërteta të çështjes. Ndërkohë Kolegji Zgjedhor deklaroi se do të rimblidhet sërish në ora 19:30 për të bërë shpalljen e vendimit nëse arrin të marrë një vendim deri në këtë kohë.
Objekti i padisë së PS, janë tabelat përfundimtare të rezultatit të shpallur nga KQZ për Tiranën me avantazh prej 81 votash për Lulzim Bashën.

KQZ – “Numërimi i 709 votave të hedhura në kutitë e gabuara ka qenë një vendim dhe një veprim i drejtë i KQZ”.
Kështu është shprehur sot në seancën e Kolegjit Zgjedhor, përfaqësuesja e KQZ, Dëshira Pasko. Ajo ka kërkuar që të rrëzohet kërkesë-padia e PS.
Sipas përfaqësueses së Partisë Socialiste, pretendimet e ngritura në padinë e PS nuk qëndrojë. “Numërimi i 709 votave në kutitë e gabuara i drejtë, pasi e drejta e votës nuk mund tu mohohet atyre qytetarëve që fletën e votimit e kanë hedhur të rregullt”, ka theksuar përfaqësuesja e KQZ.

Nderkohe Kolegji Zgjedhor ka kryer 20 minuta pushim dhe me pas ka rinisur seancen e cila filloine ora 10:00 te dites se sotme e cila me short u caktua si date per shqyrtimin e padise se PS ndaj rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve shpallur nga KQZ per Tiranen.

PS- Deputeti Socialist Damian Gjiknuri e ka marrë fjalën sot pas çaste pas hapjes së seancës në Kolegjin Zgjedhor për padinë e PS kundër tabelës së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve lokale për Tiranën.
Gjiknuri theksoi se me padinë e fundit, PS kundërshton vendim-marrjen e KQZ. Ai theksoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të ndryshojë rregullat e administrimit të rezultatit dhe materialeve zgjedhore pasi kishte nisur ndërkohë hapjen e kutive.
PS kërkon anulimin e rezultatit me 81 vota avantazh të Lulzim Bashës çka i jep atij fitoren në Tiranë dhe shpalljen fitues të Edi Ramës me dhjetë votat e avantazhit në kutinë e fundit të njësisë 5.

 

KQZ në Kolegj: Të rrëzohet padia e PS, numërimi i 709 votave të gabuara, i drejtë KQZ në Kolegj: Të rrëzohet padia e PS, numërimi i 709 votave të gabuara, i drejtë(0)

TIRANE – Lajmifundit – “Numërimi i 709 votave të hedhura në kutitë e gabuara ka qenë një vendim dhe një veprim i drejtë i KQZ”.
Kështu është shprehur sot në seancën e Kolegjit Zgjedhor, përfaqësuesja e PS, Dëshira Pasko. Ajo ka kërkuar që të rrëzohet kërkesë-padia e PS.
Sipas përfaqësueses së Partisë Socialiste, pretendimet e ngritura në padinë e PS nuk qëndrojë. “Numërimi i 709 votave në kutitë e gabuara i drejtë, pasi e drejta e votës nuk mund tu mohohet atyre qytetarëve që fletën e votimit e kanë hedhur të rregullt”, ka theksuar përfaqësuesja e KQZ.

Nderkohe Kolegji Zgjedhor ka kryer 20 minuta pushim dhe me pas ka rinisur seancen e cila filloine ora 10:00 te dites se sotme e cila me short u caktua si date per shqyrtimin e padise se PS ndaj rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve shpallur nga KQZ per Tiranen.

Fatos Lubonja: Takimi me gjyqtarin që më dënoi 16 vjet burg në komunizëm Fatos Lubonja: Takimi me gjyqtarin që më dënoi 16 vjet burg në komunizëm(0)

U dënuan me vdekje vetëm pse i shkruan udhëheqjes së PPSH-së disa letra për ndryshimin e kursit politik të Shqipërisë, pas prishjes së marrëdhënieve me Kinën. Fillimisht me nga 10 vjet burg, ndërsa më pas dikush dha urdhër dhe me një proces të dytë, u pushkatuan.Kjo është tragjedia e intelektualëve Vangjel Lezho, Fadil Kokomani, Xhelal Koprëncka, që janë dënuar me vdekje në fund të majit 1979, të akuzuar se kishin formuar dy organizata konspirative që punonin kundër Republikës Popullore të Shqipërisë. Dëshmi u dëgjua në emisionin “Opinion” nga shkrimtari Fatos Lubonja, pjesa e parë e së cilës u botua dje edhe në gazetën “Panorama”, që nga njohja e Lubonjës me 3 të burgosurit, kushtet në qeli, frika, terrori, përmbajtja e letrave, procesi i parë i dënimit me burg dhe më pas ai i dyti, për dënimin me vdekje të Lezhos, Kokomanit dhe Koprënckës. Frikë dhe dyshim, luftë psikike për jetë a vdekje, viktima dhe xhelatë, Fatos Lubonja vijon rrëfimin e djeshëm për 3 të dënuarit me vdekje, por edhe për veten,, se si një ditë “u gdhi papritmas anëtar i një organizate revizioniste”.
Pyetje: Cili nen i dënoi me vdekje këta të tre?
Lubonja: Ishte “Agjitacion dhe propagandë”, fraksion dy (/2), por ishte për raste lufte. Ky nuk ishte rast lufte dhe për më tepër një letër nga burgu nuk mund të konsiderohej rast lufte në një regjim të tillë të konsoliduar.
Pyetje: Dhe këta cili nen i përfshin?
Lubonja: Gjetën nenin “Krijimi i një organizate antirevolucionare, antisocialiste, antidemokratike” për të përmbysur pushtetin me dhunë. Diçka e tillë.
Pyetje: Kjo organizatë, sipas tyre, ishte krijuar në burg?
Lubonja: Ndoshta pse dëshironin të ndëshkonin dhe të tjerë, ndoshta pse donin të mbushnin thjesht organizatën, duhet të zgjidhnin edhe njerëz.
Pyetje: Dhe ju ishit midis tyre?
Lubonja: Unë isha një nga ata që u zgjodhën për të mbushur organizatën.
Pyetje: Në cilin vit u arrestuat?
Lubonja: Në shkurt të vitit 1979.
Pyetje: Në momentin që u arrestuat, ju nuk e dinit se pse?
Lubonja: Unë kisha marrë disa sinjale që kishin pyetur për mua. Të mos harrojmë që jemi në periudhën e ridënimeve. Të burgosurit ndienin frikën që nuk do të dilnin, që do të ridënoheshin.
Pyetje: Pra, ju e prisnit që të ridënoheshit, por nuk e dinit që ishit pjesëtar i një organizate revolucionare…
Lubonja: Pikërisht. Këtu vjen misteri, sepse zakonisht i merrnin një nga një, si kokrra. Morën njërin, pastaj tjetrin, pastaj tjetrin… Tani, befas, ti shikon një kamion që shfaqet në hyrje të burgut, të marrin, të bëjnë një kontroll rrobash, trupi, të këpusin një palë pranga, të hipin te kamioni. Pastaj t’i heqin këto pranga dhe t’i lidhin dorë më dorë me dikë, ku gjysma ishin shokë që i kishe pasur, gjysma ishin njerëz që i shihje me dyshim. Edhe burgu kishte këta njerëzit që shikoheshin me dyshim, si bashkëpunëtorë të komandës dhe ti nuk merrje vesh në atë grumbull të madh në kamion, se ku po të çojnë dhe pse po të marrin. Ndërkohë, kur më thirrën mua, kisha marrë vesh që ishte nisur një kamion.
Pyetje: Dhe ju sollën në Tiranë?
Lubonja: Gjithë ai labirinth se ku po shkojmë, ankthi se mos na dërgojnë në Burgun e Burrelit, se zakonisht bënin transferime atje. Megjithatë, transferim në Burrel pa plaçka, nuk kishte ndodhur ndonjëherë. I merrje dhe ato plaçka, 5 rroba gjithsej, dhe i çoje në Burrel. Nejse, kaluam Urën e Milotit dhe menduam ‘mosss, po na çojnë në Ballsh’, po përfunduam në burgun e Tiranës. Aty ishte majtas dhe djathtas. Majtas ishte kaushi, ndërsa djathtas ishin qelitë. Në kaush mund të shkoje për ndonjë tranzit, qëndrim të përkohshëm. Ne na çuan djathtas, na bënë kontrollin dhe përfunduam në qeli.
Pyetje: Dhe kur jua komunikuan që ishit pjesëtar i një organizate kundërrevolucionare?
Lubonja: Historia është shumë e gjatë, se nuk dua të tregoj këtu gjithë librin. Gjithë problemi ishte se fillimisht ishte akuzë për agjitacion. Unë të paktën. Dhe aty nuk dihet prapë se si këta kanë vepruar. Ishte gjëja më absurde që të të akuzonin në burg se ke krijuar një organizatë. Jo për gjë, por kishte shumë arsye aty brenda: mosbesimi, ajo klima e terrorit aty brenda etj. Domethënë, ti refuzoje, refuzoje, refuzoje dhe befas të thonë që je pjesë e një organizate për të bërë krime…
Pyetje: Si reaguat kur jua thanë, qeshët?
Lubonja: Jooo
Pyetje: Apo në atë kohë nuk mund të qeshje?
Lubonja: Jo, në asnjë mënyrë, nuk mund të qeshja. Përkundrazi.
Pyetje: Kam përshtypjen se një njeri që ju dëgjon sot, nuk ju kupton dot?
Lubonja: Kjo ndoshta është mungesa jonë për ta shpjeguar, prandaj kam shkruar një libër të tërë, që nuk mund ta zëvendësojë dot një bisedë. Por duhet të kemi parasysh një gjë: Ishte shumë e frikshme, pikërisht sepse nuk kishe bërë asgjë. Domethënë, sikur të kishe krijuar një organizatë, ti je i përgatitur. Ke vënë veten në rrezik, por je me vetëdije. Por, kur nuk ke bërë asgjë dhe dëgjon që je i dënuar për krijimin e një organizate, atëherë mendja të thotë që dikujt i është tekur që duhen qëruar këta njerëz. Kupton?
Pyetje: Në momentin që ju thanë se jeni pjesëtar i një organizate, menduat që mund t’ju vrisnin?
Lubonja: Padyshim, kam menduar që mund të më vrisnin!
Pyetje: Menduat që edhe mund t’ju pushkatonin?
Lubonja: Është një periudhë terrori, sepse të mos harrojmë se kemi të bëjmë me një regjim kriminal dhe iracional. Enver Hoxha kishte eliminuar shokët e tij, që as mendonin se mund t’i bënin gjë. Të mos harrojmë proceset e Beqir Ballukut me shokë, apo jo? Pra, jemi në një situatë iracionale dhe në një situatë të tillë, ti nuk mund të mendosh se “dale, se këta do të veprojnë në mënyrë racionale”. Vetë fakti që të bëjnë një akuzë të tillë ishte komplet e paimagjinueshme. Gjëja e parë që na shkonte në mendje në atë situatë që ishim ne, në atë situatë që po kalonte Shqipëria, ishte që këta po krijojnë një klimë terrori, ka ardhur ndonjë urdhër, ndonjë çmenduri tjetër e Enver Hoxhës dhe duan që të qërojnë edhe ca njerëz. Vonë pastaj, kur u lidhën akuzat përsëri me organizatën, me këta të dy (Vangjel Lezhon dhe Fadil Kokomanin), atëherë mendon se e gjithë kjo bëhet për këta. Por, përsëri është e vështirë të mendosh që “shiko, kjo po bëhet e gjitha për këta” apo jam edhe unë brenda?
Pyetje: Ndoshta u lidh me këta, që të eliminoheshin edhe 8 persona?
Lubonja: Po pra, ashtu eliminoheshin edhe tetë…
Pyetje: Sepse është shumë e vështirë të kuptosh se si funksionon logjika e diktaturës
Lubonja: Fakti është që unë e kam përshkruar në libër, sepse gjyqi i parë ishte ai i Xhelalit.
Pyetje: Xhelali akuzohej për një organizatë tjetër kundërrevolucionare?
Lubonja: Në momentin që u bë arrestimi në Spaç, 22 veta janë arrestuar. Ndër të cilët 3 ishin të arrestuar, Fadili dhe Vangjeli në një krah dhe Xhelali në krahun tjetër. Janë 19 të tjerë që u ndanë në 2 organizata. 12 ishin të Xhelalit dhe 10 ishin…
Pyetje: Pra, ishin 2 organizata antirevolucionare në burg?
Lubonja: Organizata jonë ishte me epitetin “revizioniste”.
Pyetje: Po përdorim termin “organizatë”, por që nuk ekzistonte?
Lubonja: Pikërisht pra. Ndërsa akuza për organizatën e Xhelalit ishte “nacionaliste”.
Pyetje: Janë 22 persona?
Lubonja: Po, 22 persona, të cilët u zgjodhën edhe nga biografia…
Pyetje: Nga të cilët, vetëm 3 persona kishin shkruar letër?
Lubonja: Saktë, vetëm 3 veta kishin shkruar letra dhe 19 të tjerë nuk kishin bërë asnjë gjë. Dikush mund të ishte thjesht mik me ta dhe nuk kishte bërë asgjë, por merrej me mend që “ky Xhelali dihet që flet, por ky miku i tij, derisa nuk na sjell gjë, është bashkë me të”.
Pyetje: Gjyqi i Xhelalit u bë para gjyqit tuaj?
Lubonja: Po, gjyqi i Xhelalit u bë përpara.
Pyetje: I sati ishit ju në listën e organizatës kundërrevolucionare?
Lubonja: Unë isha i katërti dhe gjëja më e tmerrshme që kam jetuar, ka qenë pikërisht kjo. Sepse unë u lidha me një mikun tim të organizatës tjetër që e kisha në qelinë ngjitur dhe nga ku kisha marrë vesh të gjithë emrat e organizatës tjetër.
Pyetje: Si komunikonit në burg?
Lubonja: Kjo është një histori e gjatë, por përgjithësisht të burgosurit kishin alfabetin që e dinin përmendësh, 36 gërmat, se kush binte. A-ja e para, B-ja e dyta, C-ja e treta e me radhë dhe çdo fjalë formohej nëpërmjet goditjeve në mur. Pra, nëse do të bëje A, do të godisje njëherë, por nëse do të bëje një gërmë që ishte mbi 10 goditje, atëherë do të bëje një grusht që ishte 10, plus 1 goditje, pra bëhej 11 e kështu me radhë. Tani as unë nuk i mbaj mend saktë, por atëherë i dija përmendësh. Kështu, A-ja, plus gërmën tjetër, plus tjetrën etj., formonte një fjalë. Kjo fjalë lidhej me fjalën tjetër që formohej po me goditje dhe kështu vinte fjalia, vinte komunikimi. Kështu u mor vesh edhe se kush ishte në organizatë.
Pyetje: Dhe?
Lubonja: Gjëja më e tmerrshme ishte kjo. Në pretencën që u dha për grupin tjetër, për 4 të parët u dha pretence me vdekje.
Pyetje: Pra, Prokuroria kërkoi që të dënoheshin me vdekje?
Lubonja: Jo Prokuroria, por prokurori. Sepse gjyqi kishte prokuror dhe gjykatë… Pra, për 4 të parët kërkoi dënim me vdekje. I mbaj mend shumë mirë që ishin: Xhelal Koprëncka, Irfan Vrioni, që vdiq në burg, Eduart Vata Marashi dhe Bardhosh Gjonzeneli nga Vlora, një miku im. Ndërsa unë isha i katërti në organizatën tjetër, pas Vangjelit, Fadilit, Xhaferr Xhomos, është dhe ky një miku im i shtrenjtë që ndodhet në Greqi, unë i katërti dhe pastaj vijonin të tjerët. Kur mora vesh që janë 4 me vdekje, se tani historia është e gjatë dhe unë e kam përshkruar në libër, kam pasur një mundësi për të parë… Bardhoshi më kalonte aty dhe në libër kam një moment ku përshkruaj që ai ishte i lidhur me litar. Të dënuarit me vdekje i mbanin me litar edhe kur shkonin në banjë, se mos bënin vetëvrasje. Unë di që iu futën policët brenda në banjë. Zakonisht kur të burgosurit kryenin nevojën, policët rrinin jashtë, por kur iu futën brenda…
Pyetje: Kur u futën brenda, ju kuptuat që Bardhoshi ishte dënuar me vdekje?
Lubonja: Po, por më kishte thënë ky për vdekjen. E dija tashmë, por edhe e shikoja. Më pas, një lloj çlirimi nga ankthi pata kur… të ndihmojnë ndonjëherë këto komunikimet… mbaroi, u dha vendimi atje dhe u kuptua që Bardhoshi mori 25 vite burg, dhe jo dënim me vdekje.
Pyetje: Pra, me vdekje u dënua vetëm Xhelali?
Lubonja: Po, vetëm Xhelali.
Pyetje: Si mund të rrijë një njeri 24 orë në qeli, duke menduar që po të dënojnë me vdekje?
Lubonja: Është një pyetje e vështirë për ta shpjeguar…
Pyetje: Përgatitet njeriu me idenë e vdekjes?
Lubonja: Përgatitet, por edhe reziston. Edhe i adoptohet asaj, por edhe i reziston në mënyrë të tmerrshme.
Pyetje: Ç’domethënë kjo që i reziston?
Lubonja: Nuk do ta pranojë, ka shpresë që nuk do të ndodhë. Mund të ndërtojë në imagjinatën e tij të gjitha fantazitë e mundshme se si ai do të shpëtojë dhe nuk do ta vrasin. Domethënë, unë di jo vetëm rastin tim që mund ta përshkruaj, por di edhe për njerëz që kanë ndenjur të lidhur edhe pas dënimit me vdekje për një kohë të gjatë dhe më pas iu është falur jeta. Kanë pësuar trauma nga më të paimagjinueshmet!
Pyetje: Si reagonit ju për ta përballuar këtë?
Lubonja: E para, unë nuk e kisha akoma tamam. Kisha një shpresë…
Pyetje: Por, e mendoje shumë?
Lubonja: E mendoja shumë dhe ajo që të vret në këto situata është pikërisht imagjinimi i vrasjes. Jo vdekja vetë, por imagjinimi i asaj se si do të të eliminojnë, si do të të zhdukin, do të të tërheqin, do të të nxjerrin, do të të fusin plumbin… Dhe kur shikon veten në imagjinatë, si në një film, të marrin, të tërheqin, të fusin diku, të heqin qafe, të vrasin, është një gjë që nuk i reziston dot. Mund t’i rezistojë njeriu sidomos në rastet kur e di se do të bëhet një ekzekutim publik, ku të ketë dhe një shans të fundit që t’i japë vetes një emër, por imagjinoni burgjet e kohës së Enver Hoxhës. Ku ishe i izoluar, ku nuk dinte njeri se iku, ishe ti dhe si u zhduke ti.
Pyetje: Që edhe familjet nuk e merrnin vesh edhe disa muaj më pas që ishe zhdukur…
Lubonja: Po, edhe gjyqet ishin me dyer të mbyllura. Ishte një situatë e mjeruar deri në ekstrem. Kështu që njeriu ndërton të gjithë shpresën se si mund të shpëtojë.
Pyetje: Ju arritët të shpëtonit, sepse u dënuat me 16 vjet burg, dhe jo me vdekje. Ndërkohë që Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho, mesa duket njerëzit që kishin shkruar letrat…
Lubonja: Prit, këtë desha të them, që në momentin kur mësova se nga organizata tjetër u dënua vetëm Xhelal Koprënçka, atëherë thashë që “kjo qenka për letrat dhe do ta hanë ata të letrave dhe ne jemi një lloj sfondi”.
Pyetje: T’ju bëj një pyetje. Përse i duhej këtij regjimi krejt arbitrar, që vendoste si të donte, të krijonte dhe një situatë të tillë, kur mund t’i dënonte të tre me vdekje direkt, pa i ardhur rrotull. Ose duke thënë që jeni vetëm ju organizatë. Përse duhet të fuste njerëz të tjerë, t’i ridënonte, të tentonte të krijonte një mbulesë ligjore krejtësisht të fabrikuar?
Lubonja: Është një nga pyetjet e shumta që do të duhet të merrnin përgjigje dhe që unë mund të jap vetëm një përgjigje hipotetike.
Pyetje: Që është?
Lubonja: Domethënë unë nuk mund të jap dot përgjigje, sepse ka pasur aq shumë absurditete ky regjim. Aq teprime në dhunën e vet, saqë mund të shkosh në hipotezat e nekrofilisë, siç është folur për diktatorët që ata ishin nekrofilë. Pra, që ata donin vdekjen, sepse u jepte kënaqësi kur vrisnin njerëz. Mund të shkosh pra në sëmundje psikike të diktatorëve, që nuk është vetëm në rastin tonë, por në përgjithësi shikoje një regjim që të dukej krejtësisht i siguruar dhe ai të vriste, të vriste panevojshmërisht. Megjithatë, mund të jetë edhe hipoteza tjetër. Kjo tregonte pasigurinë e thellë që kishin. Dukeshin sikur ishin të sigurt dhe ne na dukeshin të gjithë të pushtetshëm, por, thellë-thellë, ata kishin atë pasigurinë e madhe, sepse e dinin që kishin bërë keq dhe ishin ndërtuar pushtetin e tyre mbi themele të këqija. Këto janë hipoteza pa fund.
Pyetje: Por ata që duhej të flisnin, nuk kanë folur?
Lubonja: Ata që duhej të flisnin nuk kanë folur. Madje, mendimi im është që ata as nuk janë në gjendje që të flasin.
Pyetje: Pse?
Lubonja: Sepse do të ishte mirë sikur të kishin një vetëdije, por të thoshin “nuk e them këtë”. Por unë kam frikë që, për të mos jetuar këtë mëdyshje, shumë nga këta personazhe e kanë bërë atë që quhet rimocion. E kanë ndrydhur mendimin kundra, mendimin tjetër e kanë hequr. Kanë përqafuar idenë e trajtimit të këtyre njerëzve si viktima, si njerëz që nuk janë miq, që nuk duhen shkelur me këmbë, që nuk duhet pasur mëshirë.
Pyetje: Dhe nuk kanë pasur brejtje të ndërgjegjes brenda vetes, as në atë kohë dhe as më pas?
Lubonja: Unë nuk shoh brejtjee ndërgjegjeje, përveç një rasti, mbase keni parë ju brejtje ndërgjegjeje. Nuk kam parë as në raporte jopublike, sepse mundet që në raport publik dikush e eviton për shumë arsye, sepse shoqëria shqiptare është një nga ato shoqëri që të nëpërkëmb. Nuk e kam parë as në raporte jopublike, në takime me njerëz… Përgjithësisht ka një mur që ndan, një mur psikologjik që ndan edhe sot e kësaj dite ata që po i quaj xhelatët nga viktimat, pavarësisht se ndonjëherë ndarja nuk është kaq e prerë. Pra, nuk ka një komunikim mes njërës dhe tjetrës palë, duke folur: “Ore, si e bëre ti këtë?”, “Ore, unë e bëra kështu…”, “Ore, unë e bëra dhe të kërkoj ndjesë, po ti a më fal?” etj. Është një mur që është ruajtur, që është traumë e shoqërisë shqiptare për mendimin tim. Unë kam ndërmend të shkruaj diçka për këtë mur, një libër, që është një mur edhe një mur në vetë ndërgjegjen e individëve, të njerëzve që kanë një pjesë të mirë dhe të keqe. E, atë pjesën e keqe, e kanë lënë atje matanë murit dhe nuk duan që ta shohin dhe duan të shohin vetëm pjesën e mirë.
Pyetje: Cili është ai rasti që keni parë brejtje ndërgjegjeje?
Lubonja: Rasti është një gjyqtar. Befas, një ditë, mesa duket kishte parë një emision që kemi bërë bashkë dhe më ndaloi. Unë nuk e njoha, por ai m’u prezantua vetë dhe më tha që jam filani, po deshe, eja bisedojmë.
Pyetje: E dini si emër?
Lubonja: Sigurisht, emri është i shkruar dhe në libër. Nuk po ia themi emrin, sepse nuk ka ndonjë rëndësi për këtu. Është i vetmi rast që kam pasur mundësi që në njëfarë mënyre unë pyes dhe ai përgjigjet. Dhe një nga pyetjet ishte kjo: “Ore e kuptonit ju që ishte false ajo punë, apo jo?
Pyetje: Cila ishte përgjigjja e tij?
Lubonja: Po more, si nuk e kuptonim…
Pyetje: Po 3 veta u pushkatuan ama?
Lubonja: Unë e firmosa, – më tha, – por nuk jam unë kryesori. Erdhi shkresa dhe mua më futën atje…
Pyetje: E kuptonin dhe inskenonin?
Lubonja: Po. Duhet të kemi parasysh një gjë. Këtu mekanizmi funksiononte kështu: Përgatitet procesi në kuzhinë, që është Hetuesia, me gjithë instrumentet e saj, me dhunë, me terror, me dëshmi të rreme, me presion ndaj viktimave dhe vjen një akuzë. Përgjithësisht gjykatat, padyshim kanë përgjegjësinë e tyre. Sepse rezistenca e gjykatës do të ndryshonte shumë çdo rast, çdo individ, sado e vogël të vinte rezistenca. Por, ideja e tij ishte që “po ta kundërshtonim ne këtë gjë që na erdhi e gatuar, do të pësonim edhe ne të njëjtin fat”. Ky është justifikimi që të gjithë nënshtroheshin. Kjo ishte edhe përgjigjja e tij. Ama e kuptonin që ishte një gjë false, si edhe vetë futja në këto mekanizma, siç janë gjyqtari, ndihmësgjyqtarët etj.
Pyetje: Ku janë këta personazhe sot? Ju i përmendni me emër. Keni thënë në libër, që në fillim, që keni pasur një dyshim nëse duhet t’i vendosnit emrat, apo jo. Pastaj shkruani që, për hir të integritetit të librit, vendosa që të lë të gjithë emrat pa i ndryshuar. Ku janë këta persona përgjegjës? A ka qëlluar që të përballeni me një pjesë të madhe të tyre?
Lubonja: Me shumë pak.
Pyetje: Cili ka qenë reagimi i tyre?
Lubonja: Reagimet janë të ndryshme, sepse për fat të keq tragjedia është shumë komplekse. Aty u përdorën, u instrumentalizuan të burgosurit vetë. Ata pranuan “që më ka thënë Fadili ose Vangjeli që kemi formuar një organizatë…”.
Pyetje: Ju e pranuat vetë që ishit pjesëtar i organizatës?
Lubonja: Jo, për fat, nuk e kam pranuar.
Pyetje: Por edhe mund ta pranoje nën dhunë?
Lubonja: Tjetër gjë është që ta pranosh ti, meqë të futën nën dhunë dhe tjetër gjë është që të vish ti dhe të dëshmosh që më ka thënë ky një gjë të rreme, kur nuk të thotë njeri asgjë…

Berisha: Arrestimi i gjeneralit gjakësor Mlladic, i vonuar Berisha: Arrestimi i gjeneralit gjakësor Mlladic, i vonuar(0)

Kryeministri Berisha nëpërmjet një deklarate për shtyp  përshëndeti lajmin për arrestimin e kriminelit serb të akuzuar për krime lufte Ratko Mlladiç.
“Arrestimi i Ratko Mlladiç njërit prej figurave me gjakësore më famëzeza në historinë  e Ballkanit dhe të Europës, përgjegjës kryesor dhe direkt për genocidin dhe barbarinë serbe në  Bosnje në tërësi dhe në Srebenicë në veçanti,  ku organizoi  shfarosjen në pak ditë të 8000 mijë fëmijëve burrave dhe grave të pafajshme.
Arrestimi, ndonëse i vonuar i autorit të genocidit dhe masakrave më të mëdha që Europa ka njohur pas luftës së dytë  botërore është triumf  i drejtësisë  ndërkombëtare dhe ngushëllim i madh për shpirtrat  mijëra e mijërave viktimave të pafajshme dhe familjeve te tyre”, thuhet në mesazhin e Berishës.
I kërkuari i Tribunalit të Hagës, Ratko Mlladic, është arrestuar sot në mëngjes në fshatin Llazarevë afër Zrenjanit, ku po fshihej në shtëpinë e një kushëriri të vet, nën emrin Millorad Komadic.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë përshëndet arrestimin e Mlladic Ministria e Jashtme e Shqipërisë përshëndet arrestimin e Mlladic(0)

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë përshëndet arrestimin në Serbi, të shumë kërkuarit nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime në Ish Jugosllavi, të akuzuar për genocid dhe krime ndaj njerëzimit, Ratko Mlladiç.
Arrestimi i gjeneralit famëkeq, përgjegjës për vrasjen e mijëra qytetarëve të pafajshëm, është një dëshmi se të gjithë ata që kanë kryer krime kundër njerëzimit herët a vonë do të përgjigjen para drejtësisë.
Ky është një sinjal tepër pozitiv për çuarjen para drejtësisë të kriminelëve të luftës, por edhe për lehtësimin sadopak të dhimbjeve të të afërmve të qindra mijëra viktimave të pafajshme, të luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi.
Shprehim besimin se ky akt do të pasohet edhe me arrestimin e shpejtë të të kërkuarve të tjerë dhe kjo do t’i shërbejë ndërtimit të marrëdhënieve më të mira midis vendeve të rajonit dhe proceseve integruese në rajon

PD, Bogdani: Edi Rama kërkon “nxirjen e zgjedhjeve” PD, Bogdani: Edi Rama kërkon “nxirjen e zgjedhjeve”(0)

Deputeti i PD, Gerti Bogdani u shpreh sot në një deklaratë për median se “Edi Rama është thellësisht i dëshpëruar dhe qartësisht konfuz”.
Sipas Bogdanit, Rama mendon se koalicioni i drejtuar nga Partia e tij fitoi zgjedhjet lokale, në një kohe kur 140,000 votues më shumë mbështetën koalicionin e Partisë Demokratike.
“Ai e konsideron kanibalizëm elektoral numërimin e votave kur në të vërtetë kanibalizëm është të shmangësh numërimin e tyre.
Ai mendon se mund të falenderojë komunitetin ndërkombëtar dhe në të njëjtën kohe të gënjejë mbi deklaratat e tyre pa e vënë re askush”, th Bogdani.
“Partnerët ndërkombëtarët nuk kane thënë për asnjë moment se fletët e gjetura jo në kutinë e duhur nuk duhet të numërohen si dhe kanë qënë shumë të qartë në deklaratat e tyre se nuk ka patur asnjë formë manipulimi të votës. Në të vërtet, dje, Ndihmës Zëvëndës Sekretari i Shtetit Amerikan, Tomas Kantrimen, qartësisht deklaroi se këto janë zgjedhjet më të mira të organizuara ndonjëherë në vendin tone”, citoi Bogdani.
Sipas tij, i tërë komuniteti ndërkombëtar, ka thënë vazhdimisht të njejtën gjë, gjatë gjithë këtij proçesi. Proçesi normal ligjor, i cili qëndron në themel të çdo shteti demokratik duhet të vazhdojë dhe të gjitha palët duhet të respektojë vendimin e dale në përfundim të tij. Sot, Edi Rama u pyet nëse do të dëgjonte thirrjen e Z. Kantrimen për të respektuar rezultatin e këtij procesi ligjor. Edi Rama nuk iu pergjigj kësaj pyetje. Në të vërtetë, heshtja e tij flet më shumë se çdo përgjigje që ai do mund të artikulonte. Ai theksoi se qëndrimi i Partisë Demokratike është i qartë: Ne kërkojmë që çdo votë të numërohet. Ne kërkojmë që demokracia te respektoje zërin e çdo qytetari si kusht themelor i funksionimit të një shteti demokratik dhe ligjor. Ne e respektojmë proçesin ligjor dhe kërkojmë që ky proces të vazhdojë si dhe do presim ne qetesi per te pranuar cdo rezultat te dale prej tij
Cdo ankese e ngritur nga Edi Rama, në nje vend demokratik, duhet të ndjekë një proces të rregullt ligjor. Por Edi Rama nuk dëshiron te ndjeke udhezimet e qarta të bëra nga cdo anetar i komunitetit nderkombetar duke kanalizuar cdo ankese te tij nepermjet nje procesi te rregullt ligjor.
Edi Rama kërkon te erresoje procesin, sepse ai e di qe procesi ka qene I lire, I drejte dhe transparent dhe ai I trembet vendimit te dale nepermjet nje procesi demokratik.
Ne fund, te gjitha deklaratat e Edi Rames konkludojne ne nje pike te vetme: Ai nuk deshiron qe cdo vote te numërohet.

Vëzhguesit e OSBE/ODIHR: Policia “kaloi provën” në zgjedhjet e 8 majit Vëzhguesit e OSBE/ODIHR: Policia “kaloi provën” në zgjedhjet e 8 majit(0)

TIRANE – Eksperti i Sigurisë së Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it për Zgjedhjet Vendore në Shqipëri, Laszlo Belagyi, përmes një shkrese zyrtare dërguar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, në emër të OSBE/ODIHR dhe EOM ka shprehur vlerësimet për profesionalizmin dhe  përkushtimin e Policisë së Shtetit gjatë përmbushjes së detyrave në kuadër të procesit zgjedhor.
“Profesionalizmi dhe përkushtimi që Policia e Shtetit tregoi gjatë përmbushjes së detyrës së tyre në këtë periudhë ishte i lavdërueshëm. Nuk ka pasur asnjë raportim për shkelje të ligjit apo aktivitete të tjera dëmtuese për asnjë oficer policie nga vëzhguesit afatgjatë apo afatshkurtër. Të gjithë vëzhguesit afatgjatë kanë përmendur dhe lëvduar marrëdhëniet shumë të mira me Drejtoritë Rajonale të Policisë. Mesa duket, trajnimet e kryera për zgjedhjet nga ana e policisë në lidhje me detyrat e tyre, kanë qenë pjesë domethënëse e suksesit Tuaj.” – është shprehur Belagyi, thane burimet e policise per LajmiFundit.
Po ashtu, Eksperti i Sigurisë, Laszlo Belagyi, në emër të OSBE/ODIHR dhe EOM,  ka shprehur falenderimet dhe mirënjohjen për Drejtuesit dhe gjithë stafin e Policisë së Shtetit, përfshirë edhe Drejtoritë Rajonale të Policisë, si dhe një vlerësim të veçantë për Zv/Drejtorin e Përgjithshëm për Sigurinë Publike Muhamet Rrumbullaku, për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe asistencën profesionale ofruar Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it gjatë gjithë procesit zgjedhor.

Grossruck i OSBE takon Berishën: Urime për fitoren e PD-së e Bashës Grossruck i OSBE takon Berishën: Urime për fitoren e PD-së e Bashës(0)

Kryeministri Sali Berisha ka pasur sot një takim me VVolfgang Grossruck, Zëvendëspresident i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.
“Zoti Grossruck, pasi  falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe miqësore e uroi kryeministrin  Berisha për fitoren e Partisë Demokratike dhe të koalicionit që ai drejton në zgjedhjet  8 majit, në veçanti për fitoren e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, e kandidatit të tij zotit Lulëzim Basha, në bashkinë e Tiranës, duke u shprehur njëkohësisht se këto zgjedhje kanë qenë një moment i rëndësishëm për demokracinë në Shqipëri”, thuhet në deklaratën e qeverisë shqiptare në lidhje me takimin.
Sipas të njëjtit burim, Grosruk dhe delegacioni që e shoqëronte, i cili përbëhej nga një numër profesionistësh, intelektualësh të fushave të ndryshme dhe përfaqësues të biznesit austriak  vlerësuan arritjet e jashtëzakonshme të reformave të qeverisë shqiptare, gjatë kësaj periudhe dhe u interesuan për mundësitë e shumta që Shqipëria ofron për biznesin e huaj dhe investimet.
Kryeministri Berisha i njohu miqtë austriakë me potencialet  e mëdha që Shqipëria ofron në fusha si ajo e turizmit, e prodhimit të energjisë elektrike, nga burimet ujore, ndërtimin e infrastrukturave të rëndësishme, si dhe me klimën më të favorshme që qeveria shqiptare ka ndërtuar gjatë kësaj periudhe për biznesin dhe investimet, si regjistrimi on line përmes sistemit One Stop Shop, e- taksa, e-dogana, prokurimet elektronike, etj.
Në takim u vlerësua gjithashtu bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Austrisë dhe qeverive të dy vendeve në shumë fusha, si dhe u vlerësua fakti që investimet austriake zenë vendin e trete për sa i përket investimeve te huaja ne Shqipëri, në sektorë shumë të rëndësishëm si ai bankar, hoteleri  turizëm, etj.

Kandidatja e PD për Këshillin Bashkiak: Rama nuk do dëgjimin e zërit të çdo qytetari Kandidatja e PD për Këshillin Bashkiak: Rama nuk do dëgjimin e zërit të çdo qytetari(1)

TIRANE – Kandidatja demokrate për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Jorida Tabaku deklaroi sot se gara në zgjedhjet lokale në Tiranë ishte shumë e ngushtë dhe rrjedhimisht lind pyetja: A duhet të numërohet çdo votë dha a duhet të dëgjohet zëri i çdo qytetari. Edi Rama që në fillim është investuar fortë që të krijojë paqartësi,mbi këtë çështje,sepse ai do të fshehë faktin se nuk donte që çdo votë të numërohej.
Tabaku tha se Rama nuk do që të dëgjohet zëri i çdo qytetari sepse atij nuk i pëlqejnë ato çka qytetarët kanë për të thënë. Tani, pasi është përpjekur që të ndalojë numërimin e çdo vote, Edi Rama po përpiqet të dëmtojë institucionet tona demokratike,në vend që të pranojë publikisht, se për të këto vota nuk kanë vlerë.
“Nuk është kanibalizëm të përfshish në proçes çdo votë, por është kanibalizëm të thuash se votat e disa qytetarëve nuk kanë vlerë.
Eshtë kanibalizëm të akuzosh,akuzosh dhe akuzosh pa fund dhe pa baza duke hedhur baltë dhe dyshime mbi një proçes që ishte më transparenti deri më tani.
Është kanibalizëm që të përdorësh gjuhe kërcënuese,të bllokosh rrugët dhe të rrethosh institucionet,në përpjekje për ti dëmtuar ato dhe imazhin e vendit”, theksoi më tej kandidatja demokrate.
Ajo shtroi më pas disa pyetje:

Pse, pa asnjë bazë e asnjë fakt,Edi Rama thotë se është e paligjshme të numërohet çdo votë,kur Kushtetuta jonë garanton se çdo votë është e barabartë?

Pse Edi Rama shpik histori absurde për administrimin e kutive, kur siguria e tyre është e vërtetuar, ato janë të vulosura dhe u hapën drejtpërsëdrejti në tëlevizion në vend që ta pranojë faktin se ai mendon që këto vota nuk kanë vlerë?

Përse Edi Rama  thotë se do të përdorë çdo opsion ligjor dhe nëse nuk ndryshohet rezultati dhe nëse ai nuk shpallet fitues – ai nuk do ta pranojë rezultatin, në vend që ta pranojë faktin se ai mendon që këto vota nuk kanë vlerë?

Përse Edi Rama mban konferencë për shtyp dhe nuk i përgjigjet pyetjes më të madhe që kanë qytetarët në mendje:

Përse Edi Rama nuk donte që të numërohej çdo votë?

Përse Edi Rama do që  të përjashtojë votat e qytetarëve?

Sondazh

Per ke do te votoni ne 23 Qershor 2013?

View Results

Loading ... Loading ...

Kontaktet dhe informacione

Lajmi i fundit.al u themelua në vitin 2009 si domosdoshmëri për tu dhënë lexuesve në internet hapësirën e informimit të besueshëm, të paanshëm e profesional. Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Lajmifundit, në përputhje me kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. © 2009-2013 Portali Lajmifundit

Rrjetet sociale

Kategorite me popullore

© 2009-2013 - All rights reserved: lajmifundit.al. Powered by Keminet