Lajmi etiketuar si: balkan Kthehu tek në faqen kryesore

Lazarat,  ndalohen 12 persona, furnizonin me ujë parcelat e bimës narkotike Lazarat, ndalohen 12 persona, furnizonin me ujë parcelat e bimës narkotike(0)

Drejtoria e Policisë së qarkut Gjirokastër, e mbështetur nga FNSH dhe Delta Force, kanë ndaluar 12 persona gjatë patrullimeve të fundit në Lazarat.
Mësohet se policia patrulluar me qëllim bllokimin e automjeteve që transporton ujë, pleh organik apo baltë për në këtë fshat me qëllim kultivimin e kanabisit, si dhe për bllokimin e fuqisë punëtore që tenton të hyjë në Lazarat për këtë qëllim.
Policia ka thënë se në vendin e quajtur Pularia, në hyrje të fshatit Lazarat, forcat e rendit kanë nxjerrë jashtë funksionit katër depozita të mëdha, që shërbenin për grumbullimin e ujit nga puset dhe më pas për të mbushur botet me ujë, si dhe ka nxjerrë jashtë përdorimit katër bote pa asnjë dokumentacion, ku gjatë operacionit drejtuesit e automjeteve braktisën botet dhe u larguan me shpejtësi në brendësi të fshatit.
Specialistët për Parandalimin dhe Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër kanë thënë se drejtuesit e boteve i përdornin këto automjete pa asnjë dokumentacion dhe asnjë kusht teknik, vetëm për transport uji, duke ua shitur me lekë disa banorëve me qëllim kultivimin e kanabisit.

Genta e Big Brother 5, publikon fotot e të dashurit të ri Genta e Big Brother 5, publikon fotot e të dashurit të ri(0)

Ish-banorja e Big Brother Albania 5, e cila u bë e famshme për fotot e saj nudo dhe erotike ka bërë publike një fotografi me një mashkull.
Djali i ri në moshë qëndron në afrimitet me Gentën e cila pak javë më parë ka deklaruar se ka gjetur një të dashur dhe me lekë madje.
Kohët e fundit ishte folur për një rikthim të vajzës nga Korça tek ish i dashuri i saj Rubensi të cilin ajo e akuzoi për publikimin e fotove intime.

Studimi, ventilatorët shtojnë vapën në temperatura mbi 35 gradë Studimi, ventilatorët shtojnë vapën në temperatura mbi 35 gradë(0)

Ventilatorët elektrikë gjejnë përdorim të gjerë veçanërisht në kohë vere. Këto pajisje, portative ose të fiksuara në tavan,shihen si të efektshme nga të moshuar që mundohen nga vapa, apo njerëz që nuk e durojnë atë, djersiten, por nuk kanë kushte ose s’janë në gjendje të përballojnë koston e ajrit të kondicionuar.
Një studim i ri tregon se ventilatorët jo vetëm që nuk ndihmojnë shumë gjatë valës së të nxehtit – ato ndoshta bëjnë efektin e kundërt duke shkaktuar pasoja shëndetësore.

Studimi tregon se ventilatori mund të ndihmojë nëse temperatura është nën 95 gradë Fahrenheit = 35 gradë Celsius, dhe vetëm nëse ajri i ventiluar nuk i bie personit drejtpërdrejt. Nëse temperatura është mbi 35 gradë Celsius, të gjitha gjasat janë se ventilatori mund të rrisë nxehtësinë dhe djersitjen, gjë që mund të çojë në dehidratim e probleme të shumta shëndetësore që vijnë me të.
Por shqyrtimi mbi efektshmërinë e ventilatorëve gjithashtu thotë se nuk ekzistojnë mjaft studime të besueshme për të treguar përfitimet dhe dëmet nga ventilatorët elektrikë.
Pra, në kohë vape, këshilla më e sigurt është; në vend të përdorimit të një ventilatori, pini më shumë ujë dhe synoni për mjedise të freskëta, thuhet në studimin e kryer nga qendra kërkimore Cochrane. Astrit Lulushi, ZA

Aktorja: Do ta doja Rihannan për dashnore Aktorja: Do ta doja Rihannan për dashnore(0)

Aktorja e serisë ‘Coronation Street’, Brooke Vincent, ka pranuar se do të dëshironte që këngëtarja Rihanna, të jetë dashnorja e saj në filmin në fjalë.
Vincent ka thënë se ylli i hitit ‘Umbrella’ do të ishte dashnorja e saj e ëndrrave në këtë seri. Seria në fjalë ka aktoren në rolin e lesbikes Sophie VVebster.
‘Ajo është beqare dhe e gatshme për aksion. Do ta dëshiroja Rihanna-n si dashnoren time të ëndrrave’, është shprehur aktorja.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Mediu: Do rishikojmë koalicionin me PD Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Mediu: Do rishikojmë koalicionin me PD(0)

Partitë e vogla të spektrit të djathtë janë zhgënjyer nga aleati i tyre që nuk e shqyrtoi kërkesën për rishikim të sistemit zgjedhor. Fatmir Mediu ka thënë se republikanët do të rishohin koalicionin. Pavarësisht se proporcionali rajonal, që u la në fuqi edhe me ligjin e ri zgjedhor, favorizon koalicionet me partitë e mëdha, kreu i republikanëve, Fatmir Mediu, deklaron prerë, jo nuk ka një bashkëpunim apriori me demokratët.

“Do të shikojmë çdo lloj mënyre që ka të bëjë me jetën dhe rezultatin e partisë Republikane, pastaj të tjerat janë krejt sekondare”, deklaron Mediu.
Ai thotë se janë mundësitë për rishikimin e sistemit edhe në shtator nëse egziston vullneti. Duke analizuar dëmin që i ka shkaktuar skenën politike dhe shoqërore, kjo formulë e mandateve e miratuar nga dy partitë e mëdha, Mediu vë theksin te domosdoshmëria urgjente e ndryshimit të saj.
“Gjithmonë kur ka vullnet, ka shanse. Por unë shoh një mungësë të vullnetit. Për sa kohë sa kishte mungësë të vullnetit për të shqyrtuar kërkesat e partive, qoftë dhe nga pikpamja formale edhe sikur ti hidhnin poshtë, unë nuk besoj se do të ketë një vullnet në të ardhmen për të analizuar drejt këtë fenomen. Ne duhet të vazhdojmë përpjekjet tona brenda Parlamentit, sëbashku me partitë e tjera për të arritur se sa mund të ndikojnë në këtë proces. Ky monopol në jetën politike shqiptare, unë gjykoj se nuk vjen nga mbështetja e shqiptarëve, por vjen nga një legjislacion i tillë, vjen për shkak të një mbështetje financiare që shkon në favor vetëm të partive të mëdha, një raporti mediatik tashmë të përcaktuar e të atashuar pranë partive të mëdha dhe e bën të gjithë jetën politike jo të lidhur me debatin e qenësishëm në interes të qytetarit por me debatin e individëve që sot mbizotërojnë në jetën politike të shqiptarëve”, deklaroi Mediu, citon AS.
Miratimi i Kodit te ri Elektoral nuk mori parasysh kërkesën e partive të vogla për një korrektim kombëtar të votave, duke minizuar mundësitë për përfaqësim në Kuvend të partive të vogla, votat e të cilave, me formulën aktuale shkojnë për llogari të PS-së e PD-së.

Casillas: Titulli i Champions League, qëllimi i Realit në 2013 Casillas: Titulli i Champions League, qëllimi i Realit në 2013(0)

Portieri dhe kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas, ka thënë se objektivi kryesor i skuadrës së tij mbetet Champions League.
“Qëllimi ynë është të fitojmë gjithcka: Superkupën e Spanjës, La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Championsin. Pa dyshim që fitorja e Championsit të 10-të nga Reali do të ishte dicka e vecantë. Sezonin e kaluar ishim shumë pranë finales, ndërsa këtë radhë duam ta fitojmë.”, ka pohuar portieri i Spanjës.
Në lidhje me Barcelonën, Casillas tha se: “E respektoj Barcelonën dhe cfarë ka bërë Guardiola, por më intereson Reali i Madridit me të cilin dëshiroj të fitoj sa më shumë kampionate”.
Sa i përket Topit të Artë, Casillas u shpreh  “se atë duhet ta fitojë futbollisti që e meriton. Më konsiderojnë edhe mua favorit, por unë nuk jam i fiksuar pas këtij cmimi. Është e qartë që portierët nuk vlerësohen me këto cmime, megjithatë unë mendoj se edhe ne kemi të drejtë për ta fituar Topin e Artë. Përderisa këtë cmim e ka marrë Lev Jashin, pse të mos i jepet edhe një portieri tjetër..?

Messi: Guardiola, çelësi i sukseseve të Barcelonës Messi: Guardiola, çelësi i sukseseve të Barcelonës(0)

Argjentinasi Lionel Messi ka deklaruar se trajneri Pep Guardiola ka qenë çelësi i suksesit të Barcelonës. Mesi foli në revistën sportive hungareze “Kepes Sport”.
Argjentinasi ka falenderuar brazilianin Neymar për konsideratën që ka ndaj tij dhe për lëvdatat e bëra pak ditë më parë. Messi tha se e ka kënaqësi të dëgjosh fjalë të bukura për veten sidomos kur vijnë nga një tjetër lojtar i talentuar.
Messi bëri vlerësime për ish trajnerin e katalanasve, Pep Guardiola, duke thënë se ishte ai çelsi i sukesit që skuadra spanjolle fitoi 14 trofe gjatë 4 viteve me Pep në krye. Në përfundim Messi deklaroi se nuk kishte parë asnjë ndeshje të Spanjës gjatë Euro 2012 por ishte në dijeni të rezultateve.

Londër 2012, kompania e sigurisë: Kërkojmë ndjesë, nuk i plotësojmë të gjitha kushtet Londër 2012, kompania e sigurisë: Kërkojmë ndjesë, nuk i plotësojmë të gjitha kushtet(0)

Kompania private e sigurimit, G4S, sot ka kërkuar falje që nuk është në gjendje të angazhoj numrin e paraparë të personelit për ruajtjen e Lojërave Olimpike.

Më pak se dy javë prej fillimit të Lojërave Olimpike Verore 2012 në Londër, kompania njoftoi se do t’i humbë afro 77 milionë dollarë për mos arritjen e numrit të paraparë të punëtorëve të sigurisë.

Qeveria e Britanisë e ka shtuar numrin e personelit ushtarak prej 3500 në 17 mijë vetë, për t’i plotësuar mungesat, pasi kompania G4S i pranoi problemet me personelin e sigurisë.

Sipas kontratës, kjo firmë është dashur t’i siguroj 10 mijë rojtarë, por tash pritet që ajo të jetë në gjendje t’i angazhoj vetëm 7 mijë. rfe

SHBA, dënohet me 15 vjet burg uzbeku që do të vriste Obamën SHBA, dënohet me 15 vjet burg uzbeku që do të vriste Obamën(0)

Gjykata amerikane ka dhënë 15 vjet burg për një person që akuzohet se ka dashur të vrasë presidentin amerikan Barack Obama.
Sipas akuzës, Ulugbek Kodirov kishte planifikuar në detaj aksionin e tij, por u arrestua para se ta vinte në zbatim e tani është dënuar për komplotim të vrasjes së Presidentit. Infermieri 22-vjeçar u transferua më parë në Neë York dhe më pas në Alabama, për studime, ndonëse asnjëherë nuk frekuentoi një shkollë amerikane.

Sipas prokurorit të shtetit, Kodirov është në një farë mënyre një “viktimë e mediave sociale”. I pandehuri dinte shumë pak anglisht dhe e kalonte kohën në internet me bashkatdhetarët e tij, çka e ktheu në një shënjetër të lehtë të ekstremizmit islamik. Planin e vrasjes që e kishte planifikuar gjatë fushatës zgjedhore ua kishte komunikuar dhe miqve të tij përmes internetit.

Prokurori i Shtetit në Alabama deklaroi se Kodirov ishte i bindur se “amerikanët kishin vrarë njerëzit e tij me gjakftohtësi”. Në këtë pikë, një informator i shërbimeve sekrete kishte mundësuar  arretimin e tij në flagrancë më 13 korrik në një motel në Alabama, ku  i riu donte të blinte një pushkë automatike dhe katër granata.

Romët kundër Bashës, PS: monopol biznesit të mbeturinave Romët kundër Bashës, PS: monopol biznesit të mbeturinave(0)

Prej disa ditësh, bashkia e Tiranës u ka ndaluar romëve të mbledhin mbeturina në kontenieret e plehrave.

Sipas burimeve zyrtare në bashki, shkak është ndotja e mjedisit, por ky vendim ka shkaktuar zemërim tek komuniteti rom I cli kërkon ose të lejohet të vazhdojë këtë punë të bërë në vite ose bashkia tu sigurojë punë pasi nuk kanë asnjë të ardhur për të siguruar bukën për familjet e tyre.

Këshilltari socialist në këshillin bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi akuzoi kryebashkiakun Basha se po monopolizon biznesin e mbeturinave në Tiranë dhe ky biznes sipas tij është tipik mafioz.

Këshilltarët socialiste i premtuan familjeve rome se do  të ndjekin këtë ceshtje pasi po shkelet një ndër 12 prioritet e integrimit të Shqipërisë në BE, respektimi I të drejtave të njeriut.

Sondazh

Per ke do te votoni ne 23 Qershor 2013?

View Results

Loading ... Loading ...

Kontaktet dhe informacione

Lajmi i fundit.al u themelua në vitin 2009 si domosdoshmëri për tu dhënë lexuesve në internet hapësirën e informimit të besueshëm, të paanshëm e profesional. Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Lajmifundit, në përputhje me kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. © 2009-2013 Portali Lajmifundit

Rrjetet sociale

Kategorite me popullore

© 2009-2013 - All rights reserved: lajmifundit.al. Powered by Keminet