| Përgjigjet e llotarisë amerikane 2013, fluksi i klikimeve bllokon serverin e DASH(58) Periudha e regjistrimit për programin e Vizave të Shumëllojshmërisë (DV-2013) ka mbaruar. Të gjithë të regjistruarit, duke përfshirë edhe ata që NUK janë përzgjedhur, mund të kontrollojnë statusin e tyre nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Përzgjedhurit në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Aplikimi Elektronik për Vizat e Shumëllojshmërisë” dhe mund të zbulojnë nëse regjistrimi i tyre është përzgjedhur apo jo. Të regjistruarit duhet të ruajnë faqen e tyre me informacionin e konfirmimit nga koha e regjistrimit të tyre, tё paktën deri në 30 Qershor 2013. Informacioni mbi statusin për DV-2013 do të jetë në dispozicion në Internet nga data 1 Maj 2012 deri më 30 Qershor 2013. Fluksi i lartë i kërkesave të aplikuesve ka bërë që serveri i Departamentit te Shtetit për llotarine të jetë bllokuar. Klikoni këtu për të verifikuar aplikimin tuaj duke nisur nga 1 Maji 2012 me orën e SHBA.
|
Kontaktet dhe informacione
Lajmi i fundit.al u themelua në vitin 2009 si domosdoshmëri për tu dhënë lexuesve në internet hapësirën e informimit të besueshëm, të paanshëm e profesional. Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Lajmifundit, në përputhje me kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. © 2009-2013 Portali Lajmifundit | Rrjetet sociale | Kategorite me popullore |