Lajmi etiketuar si: informacion Kthehu tek në faqen kryesore

Topalli në Drenovë, nderon figurën e patriotit të shquar Asdreni Topalli në Drenovë, nderon figurën e patriotit të shquar Asdreni(0)

Unë ju falënderoj për pritjen. Unë ju bëj urimet më të mira. Falënderoj deputetët. Falënderoj zonjat që kanë ardhur në Korçë. Unë ju falënderoj përzemërsisht për këtë mundësi për të qenë sot në këtë vend të pelegrinazhit patriotik”.

Ministri Olldashi inspekton punimet në rrugën e Arbërit Ministri Olldashi inspekton punimet në rrugën e Arbërit(1)

Katër kilometra të tjera në rrugën e Arbrit janë tashme thuajse të perfunduara, duke i cuar në 21 kilometrat e asfaltuara, ndërkohë që punohet në 13 km të tjera ku asfaltimi pritet të nisë së shpejti.

Ministri i Puneve Publike, Sokol Olldashi, gjatë një inspektimi që bëri në lotin që lidh fushë bulqizën me qafën e buallit tha se ndërkohe qeveria po përgatit paketën financiare për të filluar punimet në 31 kilometrat e mbetura, ku përfshihen edhe dy veprat e rëndësishme të artit, tuneli i Qafe Murrizit, 2.2 km i gjatë dhe Ura e Vashës, rreth 400 m e gjatë dhe rreth 150 m e lartë.

“Jemi në një nga segmentet më të vështira të rrugës së Arbrit, segmentin që lidh Bulqizën me urën e Vashës, punohet në një terren malor të thyer ku na është dashur fillimisht të krijojmë rrugët e aksesit për të mbërritur në aksin ku kalon rruga e ardhshme e Arbrit.

Më tej ministri Olldashi duku ndalur në segmentin Dalja e urës së Vashës- Bulqisë u shpreh:

“Me këto katër kilometra totali i pjesës së asfaltuar të rrugës së re të Arbrit shkon në 21 km , të cilave iu shtohen edhe 13 km në të cilat ne po punojmë”.

“Më duhet të informoj që po mbullim paketën finaciare për të zgjidhur pjesën që mbetet, që është 31 km , pra më pak sesa gjysma e totalit. Me përmbylljen e paketës financiare ne po përgatitemi që në vjeshtë të fillojmë procedurën e prokurimit për kilometrat që mbeten dhe për dy objekte që janë mjaft të rëndësishme të kësaj rruge, që është tuneli i Qafë Murrizit dhe ura e Vashës”.

Rruga e Arbrit, është një nga veprat më të rëndësishme, por edhe më të vështira, që janë në ndërtim e sipër, me financim të buxhetit të shtetit.

Pep Guardiola në Pescara Pep Guardiola në Pescara(0)

Ish trajneri i skuadrës së Barcelonës Pep Guardiola që prej momentit kur e dha dorëheqjen është përfolur jashtëzakonisht për skuadrën ku do të vendoset. Mediat italiane kanë ironizuar duke pasqyruar fotot e Guardiolës në Pescara pasi në fakt kjo është zgjedhja e tij për të kaluar disa ditë pushime.

Zhurmat në lokale, policia gjobit dhjetëra subjekte Zhurmat në lokale, policia gjobit dhjetëra subjekte(0)

Katër gjoba dhe një vendim mbyllje, ky ka qenë bilanci i aksionit të policisë bashkiake në zonën e ish bllokut në tiranë mbrëmjen e së premtes. Arsyeja ka qenë tejkalimi i normës se lejuar të zhurmave në këto lokale.

Drejtori i kontrollit të mjedisit në ministrinë e mjedisit, Alfred Deshati i kontaktuar nga top neës tha se 4 subjekte u penalizuan me gjoba, njëri 30 mijë lekë dhe tre të tjerë me 50 mijë lekë secili.

Ndërsa për një biznes në zonën e ish bllokut është marrë vendimi për mbyllje pasi janë konstatuar shkelje të vazhdueshme të ligjit kundër ndotjes akustike dhe dokumentacioni për këtë subject i është kaluar bashkisë së Tiranës e cila do të ekzekutojë vendimin.

Deshati tha se aksioni i ekipit të inspektorëve të mjedisit dhe shëndetit publik për monitorimin e zhurmave në lokale e bare nate, ka vijuar po mbrëmjen e së premtes dhe në Durrës konkretisht në zonën nga ura e dajlanit në kavalishencë ku janë vendosur 3 gjoba si dhe 2 gjoba nëzonën e golemit. Ndërsa në Vlorë, inspektorët kanë gjobitur vetëm një subject nga 26 gjoba që u vendosën javën e shkuar.

Drejtori i kontrollit të mjedisit Alfred Deshati tha se aksioni do të vijojë dhe të shtunën në zonat bregdetare dhe në kryeqyet.

Sipas ligjit kundër ndotjes akustike, gjatë ditëve të javës lokalet duhet të vendosin muzikë jashtë dir në orën 23 ndërsa në fundjavë deri në orën 24. Deshati tha se disa subjeke në zonat bregdetare kanë kërkuar të shtyhet orari për lejimin e muzikës në fundjavë por ky ndryshim ligjor bëhet vetëm me vendim të qeverisë.

 

500 USD bakshish për blerjen e një pice 500 USD bakshish për blerjen e një pice(0)

Dëshira e Aaron Collins përpara vdekjes ishte të bënte të lumtur një person të panjohur. Paralelisht me dëshirën për të patur çdo borxh të prindërve të paguar, 30 vjeçari kërkoi që familja e tij të dhuronte një bakshish për një kamarier ose kamariere. Ai i shkruajti familjes të linte një bakshish 500 dollarë pasi të blejnë një picë. Pasi Aaron ndërroi jetë në 7 korrik, Seth Collins hapi një faqe internet dhe nisi të mblidhte para për ti plotësuar amanetet e tij. Në 11 korrik ai mblodhi paratë për ti dhënë një kamariereje 500 dollarë bakshish duke plotësuar dëshirën e vëllait. Ky moment është regjistruar në një video emocionuese të cilën mundet ta shikoni dhe tregon atë çka ndodhi në Lexington.

Candice Swanepoel zhvishet (fotot) Candice Swanepoel zhvishet (fotot)(0)

Candice Swanepoel tregon se ka një trup për tu admiruar. Biondja 23 vjeçare ka postuar në profilin e saj në rrjetin social Twitter disa foto që e tregojnë duke reklamuar format trupore fantastike. E veshur me bikini dhe këpucë me taka të larta, Candicë është më sensuale se asnjëherë më parë.

Lopez largohet nga “Idol” Lopez largohet nga “Idol”(0)

Jennifer Lopez zyrtarisht ka vendosur të largohet nga spektakli “American Idol”, vetëm një ditë pasi largimin e deklaroi se do ta bëjë edhe rokeri Steven Tyler. Këngëtarja e famshme zbuloi vendimin e saj në një telefonate emocionuese në programin radiofonik që drejtohet nga prezantuesi i “Idol” Ryan Seacrest. “Kur unë firmosa me Idol, firmosa për një vit dhe në fakt u bënë dy vite këtu pasi rashë në dashuri me këtë spektakël dhe me çdokënd këtu”, theksoi Lopez.

Vdekja e djalit të Silvester Stallone, mjeku përjashton vetëvrasjen e qëllmshme Vdekja e djalit të Silvester Stallone, mjeku përjashton vetëvrasjen e qëllmshme(0)

Djali 36 vjeçar i aktorit të njohur të Hollivudit, Silvester Stallone, mbrëmë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij  në Los Anxhelos.
Zëdhënësi i Stallones tha se aktori ishte i “shkatërruar” nga humbja e papritur e djalit.
Sejxh Stallone ishte gjetur nga shërbëtorja e shtëpisë. Mjeku Ed Uinter tha se nuk kishte shenja të traumës dhe se nuk ishte gjetur ndonjë shenjë vetëvrasëse.
Gjatë hetimit janë marrë barëra, por mjeku nuk ka thënë se çfarë ilaçesh ato ishin dhe nëse eventualisht droga ka luajtur rol në vdekje.
Rezultatet e testeve toksikologjike priten brenda disa javësh. Sejxh Stallone ishte paraqitur në filmin e babait të tij “Rocky V”, në vitin 1990, në rolin e djalit të boksierit Rocky Balboa, që e luante babai i tij, Silvester Stallone.

Afganistan, 20 të vdekur nga sulmi kamikaz Afganistan, 20 të vdekur nga sulmi kamikaz(0)

Autoritetet në pjesën veriore të Afganistanit, thonë se së paku 20 vetë janë vrarë, përfshirë edhe komandantin e fuqishëm ushtarak dhe ligjvënësin Ahmad Khan Samangani, nga një sulmues vetëvrasës me bombë, i cili ishte paraqitur si mysafir në një dasmë.

Sulmi i sotëm ndodhi në martesën e vajzës së zotit Samangani në Ajbak, që është kryeqytet provincial.

I ndjeri Samangani, uzbek etnik, ishte i njohur si mbështetës i presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai.

Ai poashtu ishte rival i gjeneralit Abdul Rashit Dostum, komandant i fuqishëm nga ish Aleanca Veriore dhe njëri nga politikanët më të njohur uzbekë në Afganistan.

Në mesin e të vrarëve nga sulmi me bombë ishin edhe shefi provincial i inteligjencës dhe një komandant i Ushtrisë Kombëtare të Afganistanit.

Talibanët i kanë hedhur poshtë pohimet për involvim të tyre në këtë sulm, dhe kanë thënë se Samangani mund të ketë qenë cak i sulmit për shkat të rivaliteteteve personale.

Marcuzzi hedh foto me bikini në Twitter Marcuzzi hedh foto me bikini në Twitter(0)

Alessia Marcuzzi është nënë e vajzës Mia që prej katër shtatorit të vitit 2011 dhe tanimë ka postuar një seri fotosh në profilin e saj në rrjetin social Twitter. “E ndjej nevojën të rikthehem në origjinë dhe të largohem nga situatat artificiale që na karakterizojnë çdo ditë”, ka shkruar Marcuzzi bashkë me fotot e publikuara.

Sondazh

Per ke do te votoni ne 23 Qershor 2013?

View Results

Loading ... Loading ...

Kontaktet dhe informacione

Lajmi i fundit.al u themelua në vitin 2009 si domosdoshmëri për tu dhënë lexuesve në internet hapësirën e informimit të besueshëm, të paanshëm e profesional. Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Lajmifundit, në përputhje me kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. © 2009-2013 Portali Lajmifundit

Rrjetet sociale

Kategorite me popullore

© 2009-2013 - All rights reserved: lajmifundit.al. Powered by Keminet