| Një vajzë humb jetën nga përmbytjet në Kosovë(0) Një vajzë ka humbur jetën në mënyrë tragjike rreth orës 17 në fshatin Izbicë të Skenderajt. Bëhet e ditur se vajza derisa po kthehej nga shkolla ka rrëshqitur dhe ka rënë në lum duke humbur jetën. |
| Ashton pas vizitës në Beograd: Takimet ishin konstruktive(0) Pas Prishtinës Catherine Ashton mbërriti në Beograd ku kreu takime me autoritetet më të larta drejtuese të vendit. Në përfundim të vizitës lëshoi një deklaratë në të cilën pohon se ka vizituar Beogradin në kuadër të konsultimeve të mëtejshme me liderët serbë për lehtësimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. “Kam patur një takim produktiv dhe konstruktiv me Presidentin Nikoliç, Kryeministrin Daçiç dhe zv.kryeministrin Vuçiç. Këto konsultime janë për të përgatitur takimin tjetër të dialogut që do të mbahet mes Daçiç dhe Thaçit më 20 mars në Bruksel”, thuhet në deklaratë. |
| Serbët e veriut: Bisedimet me Kosovën antikushtetuese(0) Përfaqësues të serbëve të pjesës veriore të Kosovës i kanë dërguar letër kreytarit të Gjykatës Kushtetuese të Serbisë me anë të së cilës kërkohet të vlerësohet kushtetueshmëria lidhur me vendimet e Qeverisë së Serbisë të arritura në bazë të dialogut Prishtinë-Beograd, ka bërë të ditur për mediat serbe Stevan Bozhoviq kryetarii komunës paralele serbe të Zubin Potokut. |
| Kosova kërkon njohjen nga Singapori(0) Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar vizitën e parë zyrtare të një lideri institucional të Kosovës në Singapor, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Singaporit, Kasivisëanathan Shanmugam. Ministri Hoxhaj ka theksuar se Kosova është e interesuar që të ketë Singaporin partner të rëndësishëm strategjik dhe se shtetet e vogla duhet të qëndrojnë pranë njëra-tjetrës në zhvillimet e mëtutjeshme. ”Shtetet e vogla si Singapori dhe Kosova duhet të mbështesin njëra-tjetrën. Pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila ka konfirmuar legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, asnjë shtet nuk ka arsye që të zvarrisë njohjen e Kosovës”, ka thënë ministri Hoxhaj, duke kërkuar nga homologu i tij, që sa më shpejt Singapori t’i bashkohet shteteve që tashmë kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Jashtme dhe i Drejtësisë, Kasivisëanathan Shanmugam ka thënë se shteti i tij ka simpati për Republikën e Kosovës duke ka siguruar ministrin Hoxhaj se Singapori ka një qëndrim shumë pozitiv për shtetin e pavarur të Kosovës. Ai ka theksuar se Singapori është i gatshëm që të shkëmbej përvojat në fusha të ndryshme me Republikën e Kosovës, sidomos në diplomaci, arsim, urbanizëm etj. Ministri Hoxhaj dhe ministri Shanmugam janë pajtuar që shumë shpejt të fillojnë shkëmbimet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Singaporit në këto fusha. Hoxhaj me këtë rast ka thënë se Singapori shërben si model për shtetet e vogla. Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, edhe vitin e kaluar në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara kishte zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Singaporit, Kasivisëanathan Shanmugam. Ministri Hoxhaj gjatë dy viteve të kaluara ka vizituar disa herë rajonin e Azisë dhe Oqeanisë ku ka lobuar për njohjen e Kosovës nga shtetet e kësaj pjese të botës. |
| Edita Tahiri takime zyrtare në Katar(0) Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, e cila po qëndron në një vizitë zyrtare në Doha, është pritur në Qeverinë e Katarit nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Shtetit për Këshillin e Punëve të Ministrave, Shkëlqesia e Tij, Ahmed Bin Abdullah Bin Zaid Al-Mahmoud. Në këtë takim është biseduar për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve si dhe janë diskutuar mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët. Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri fillimisht ka shprehur falënderimet për Qeverinë e Katarit për njohjen e shtetit të Kosovës dhe mbështetjen e vazhdueshme në aspektet diplomatike. Ajo falënderoi personalisht zëvendëskryeministrin Al-Mahmoud për angazhimin e tij në kohën kur ishte ministër i Jashtëm, e kur edhe zyrtarisht Katari njohu Kosovën. Në vazhdim biseda u fokusua në mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve me theks të veçantë në bashkëpunimin diplomatik dhe ekonomik, si dhe u konfirmua gatishmëria dypalëshe për një bashkëpunim sa më të ngushtë në të ardhmen. Të dy zëvendëskryeministrat u pajtuan që të intensifikohen vizitat dhe të identifikohen projektet e ekonomike për investimet në Kosovë. Në planin diplomatik, zëvendëskryeministrja Tahiri kërkoi mbështetjen e Katarit për rritjen e njohjeve për Kosovën. Zëvendëskryeministri Al-Mahmoud siguroi se Qeveria e Katarit si edhe deri më tani do të vazhdojë ta mbështesë shtetin e Kosovës në planin diplomatik, duke thënë se Kosova dhe populli i saj meritojnë një përkrahje të tillë. Gjatë qëndrimit në Doha, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri mori pjesë në Konferencën ndërkombëtare për fuqizimin e grave, të organizuar nga Qeveria amerikane dhe organizata Women Democracy Network. Në këtë Konferencë me temën “ Rezoluta 1325 dhe gratë në paqe, siguri dhe vendimmarrje”, zonja Tahiri foli për përvojat e grave në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës duke vlerësuar lartë rolin e grave në historinë e krijimit të shtetit të Kosovës. |
| Kosova dhe Pakistani vendosin marrëdhënie diplomatike(0) Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj dhe Ministri i Shtetit për Punë të Jashtme i Pakistanit, Malik Amad Khan, kanë nënshkruar sot në Prishtinë marrëveshjen zyrtare për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve. Ministri Hoxhaj dhe ministri Khan e kanë vlerësuar lartë këtë hap, duke shprehur vullnetin e dy vendeve për intensifikimin e gjithanshëm të marrëdhënieve. Hoxhaj ka falënderuar ministrin Khan për vendimin që shteti dhe Qeveria pakistaneze mori në dhjetorin e vitit të kaluar që ta njeh Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. “Padyshim që ka qenë ndër lajme11t më të rëndësishme për Republikën e Kosovës, por padyshim që ka qenë edhe ndër lajme11t më të rëndësishme edhe për politikën ndërkombëtare meqë Pakistani është një shtet dhe një fuqi rajonale, një shtet me një peshë të madhe politike, diplomatike, ushtarake dhe ekonomike, dhe me një kulturë të lartë”, ka thënë ministri Hoxhaj. Ai po ashtu vlerësoi kontributin dhe përkrahjen e Pakistanit për Kosovën në anëtarësimin e saj në Bankën Botërore dhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar . “Pakistani jo vetëm që ka marr vendim që ta njeh Republikën e Kosovës, por unë së fundi kam qenë në një konferencë të ministrave të punëve të jashtme në Xhibuti dhe qëndrimi zyrtar i Pakistanit ka qenë një qëndrim shumë i fuqishëm në mbështetje të Republikës së Kosovës”, tha Hoxhaj. Ai po ashtu bëri të ditur se gjatë takimit me ministrin Khan është diskutuar për shumë tema të rëndësishme duke theksuar se kjo vizitë është kaptinë e re e relacioneve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Islamike të Pakistanit. “Biseduam se si të kemi bashkëpunim të ngushtë ekonomik, tregtar, arsimor, dhe në një të ardhme të afërt mendojmë që qoftë në Islamabad apo në Prishtinë të organizojmë një forum të bashkëpunimit ekonomik, i cili do të sjellë përfaqësues të qeverive tona, por mbi të gjitha do të sjell edhe përfaqësues të biznesit të cilët mund të investojnë në Kosovë apo edhe anasjelltas”, tha Hoxhaj. Ministri i Jashtëm i Kosovës tha po ashtu se me homologun pakistanez është diskutuar edhe për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve por theksoi vendosmërinë e Kosovës për fuqizimin mbi të gjitha të bashkëpunimit ndërmjet qytetarëve, shoqërive dhe popujve të të dyja shteteve. “Sot nënshkruam edhe hapin e parë, gurëthemelin e parë, vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe ky akt dhe kjo vizitë është padyshim ndër hapat më të rëndësishëm të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona”, tha ministri Hoxhaj. Ndërkaq, ministri i Shtetit për Punë të Jashtme i Pakistanit, Malik Amad Khan, shprehu kënaqësinë e tij për vizitën dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve. Ministri Khan theksoi vullnetin e institucioneve të Pakistanit për thellimin e bashkëpunimit në shumë fusha me Republikën e Kosovës, duke vlerësuar lartë rëndësinë që kanë për Pakistanin marrëdhëniet me Kosovën. Khan tha se gjatë takimit me ministrin Hoxhaj është diskutuar për hapat e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, duke u shprehur i nderuar që është zyrtari i parë pakistanez që qëndron në Kosovë, pas njohjes. Ai ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në diplomaci, duke veçuar me këtë rast diplomacinë parlamentare si shumë efektive. “Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë shumë të rëndësishme. Pakistani është një vend që mund ta ndihmoj shumë Kosovën, por edhe lidhjet e mira që ka Kosova me shumë vende, do të ishin të dobishme për Pakistanin”, tha ministri Khan. Në pyetjen e gazetarëve rreth lobimit që Pakistani mund të bëjë për rritjen e numrit të njohjeve të Kosovës nga vendet islamike, ministri i Shtetit për Punë të Jashtme i Pakistanit, Malik Amad Khan, tha se Pakistani do të bëjë më të mirën e mundshme në këtë drejtim. Gjatë vizitës në Kosovë, ministri i Shtetit për Punë të Jashtme i Pakistanit, Malik Amad Khan, shoqërohet edhe nga Muhammad Haroon Shaukat, ambasador jorezident i Pakistanit në Republikën e Kosovës. Kosova dhe Pakistani vendosin marrëdhënie diplomatike |
| Nikoliç: Kosova do të mbetet pjesë e Serbisë(0) Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikollic, ka deklaruar të shtunën se Kosova është “pjesë përbërëse e Serbisë” dhe “e tillë do të mbetet”. “Dikush mund ta trajtojë ndryshe këtë çështje, por derisa ne nuk e japim Kosovën, atë nuk mund të na e marrë askush”, ka thënë Nikollic, transmetojnë mediat serbe. Duke komentuar kushtet që duhet të përmbushë Serbia në rrugën drejt Bashkimit Evropian, të cilat së fundmi i kanë paraqitur disa zyrtarë gjermanë, Nikollic ka thënë se shtetet e tjera, kuvendet dhe qeveritë mund të shprehin qëndrimin e tyre, por “Kosova mbetet pjesë e Serbisë”. Ditë më parë, zyrtarë të partisë së kancelares gjermane, Angela Merkel, kanë thënë se Beogradi duhet të nënshkruajë një kontratë me Prishtinën, për të siguruar marrëdhëniet e mira fqinjësore.rfe |
| Lazarat, ndalohen 12 persona, furnizonin me ujë parcelat e bimës narkotike(0) Drejtoria e Policisë së qarkut Gjirokastër, e mbështetur nga FNSH dhe Delta Force, kanë ndaluar 12 persona gjatë patrullimeve të fundit në Lazarat. |
| Genta e Big Brother 5, publikon fotot e të dashurit të ri(0) Ish-banorja e Big Brother Albania 5, e cila u bë e famshme për fotot e saj nudo dhe erotike ka bërë publike një fotografi me një mashkull. |
| Studimi, ventilatorët shtojnë vapën në temperatura mbi 35 gradë(0) Ventilatorët elektrikë gjejnë përdorim të gjerë veçanërisht në kohë vere. Këto pajisje, portative ose të fiksuara në tavan,shihen si të efektshme nga të moshuar që mundohen nga vapa, apo njerëz që nuk e durojnë atë, djersiten, por nuk kanë kushte ose s’janë në gjendje të përballojnë koston e ajrit të kondicionuar. Studimi tregon se ventilatori mund të ndihmojë nëse temperatura është nën 95 gradë Fahrenheit = 35 gradë Celsius, dhe vetëm nëse ajri i ventiluar nuk i bie personit drejtpërdrejt. Nëse temperatura është mbi 35 gradë Celsius, të gjitha gjasat janë se ventilatori mund të rrisë nxehtësinë dhe djersitjen, gjë që mund të çojë në dehidratim e probleme të shumta shëndetësore që vijnë me të. |
Kontaktet dhe informacione
Lajmi i fundit.al u themelua në vitin 2009 si domosdoshmëri për tu dhënë lexuesve në internet hapësirën e informimit të besueshëm, të paanshëm e profesional. Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Lajmifundit, në përputhje me kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. © 2009-2013 Portali Lajmifundit | Rrjetet sociale | Kategorite me popullore |