| Kukës, reshjet e borës arrijnë 30 centimetra(0) Reshjet e borës janë rikthyer në territorin e qarkut të Kukësit reshjet e dendura të dëborës. Pas stuhisë së orëve të mëngjesit me erë të fortë dhe shi në formë rebeshi, tashmë kanë filluar edhe reshjet e borës duke sjellë një sërë problemesh sidomos në zonat e thella malore. |
| Dhunohet mjeku 64-vjeçar në spitalin e Kukësit, arrestohet 32-vjeçari(1) Një mjek i repartit të urgjencës është rrahur në spitalin rajonal të qytetit të Kukësit. Policia thotë se doktori është goditur dhe fyer në orët e vona të natës së mbrëmshme nga një pacient. |
| Kukës, 42-vjeçari arrestohet me arsenal armësh në banesë(0) Një 42 vjeçar ka rënë në pranga nga policia e Kukësit pasi është kapur me një arsenal armësh. |
![]() | Kukës, gjenden paratë në shtëpi, pistë e re hetimi për 40-vjeçaren e zhdukur(0) Pistë e re hetimi nga policia për 40- vjeçare Fellenza Rexhmati, nënë e tre fëmijëve e zhdukur tri ditë më parë në Kukës. Ky zhvillim i ri, sipas policisë, hedh poshte pistën e grabitjes me dhunë. Një nga pistat e mundshme ku tashmë po përqëndrohen kërkimet është ajo e humbjes së lekëve nga ana e gruas e cila mund të kishte harruar vendin ku i kishte vendosur, ndërsa në parim nga frika e burrit të mund të jetë larguar nga shtëpia. Kjo hamendje përforcohet edhe nga dëshmitë e disa banorëve të pallatit të 40- vjeçares sipas të cilëve ajo rreth mesditës është parë e shqetësuar duke kërkuar në koshat e mbeturinave ku ndoshta ka rrëmuar për të parë se mos ka hedhur pa dashje tufën e lekëve. Lidhur me provat e gjetura në banesë që janë njollat e gjakut dhe thika priten analizat laboratorike për të mësuar se kujt i përkasin njollat e gjakut si dhe gjurmët e gishtave në dy gotat me raki që janë gjetur në shtëpi gjë që tregon se aty ka qenë të paktën një person i dytë bashkë me gruan që u zhduk pa gjurmë të enjten në mesditë. |
![]() | Kukës, zhdukja e gruas, policia: Iku vetë nga banesa, inskenoi gjakun(0) Mbetet mister zhdukja e 40-vjeçares Fellenza Rexhmati ne qytetin e Kukësit. Ne një njoftim zyrtar, policia sqaron se gruaja është larguar vete nga shtëpia. |
| Kukës, vajza denoncon zhdukjen e nënës: Gjeta thikë me gjak në shtëpi(0) Një grua është denoncuar e zhdukur në Kukës. Policia tha se Fllanxa Rexhmati, 35 vjece, eshte zhdukur. Ka qenë femija i saj ai që ka dhënë alarmin duke bërë denoncim në polici. Ndërkaq mësohet se në shtëpi mungojnë 3 milionë lekë të vjetra. |
| Rinis mësimi, reshje shiu në Kukës, disa komuna mbeten të bllokuara nga bora(0) Në disa shkolla të qytetit të Kukësit rifilloi sot mësimi i ndërprerë ditë më parë për shkak të motit të keq dhe bllokimit nga bora. Në Kukës mbeten të bllokuara 4 komunat, Shishtavec, Grykëcaj, Arren e Kalis. Në këtë rreth mësohet se pritet të nisë sot mësimi në shkolla, po kështu dhe në Fushë Arrëz e qytetin e Pukës. Në Tropojë të izoluara rezultojnë Lekbibaj e Bytyci, ndërsa në Korcë janë bllokuar të gjitha fshatrat në komunën Lekas, 7 fshatra në Komunën Dardhë, 6 në komunën Clirim, 4 fshatra në komunën Novoselë dhe 2 në komunën Proger. |
| Përmirësohet moti në Kukës, zvogëelohet harta e zonave të bllokuara(0) Përmirësimi i kushteve të motit në gjithë qarkun e Kukësit, ka bërë që të ulet ndjeshëm numri i komunave dhe fshatrave të izoluara. Kështu,sot në rrethin e Kukësit rezultojnë të jenë të bllokuara nga dëbora vetëm komunat Kalis, Arrën, Grykë Çajë dhe Shishtavec. Ehe akset rrugore paraqiten më lehtësisht të qarkullueshme pasi ngritja e temperaturave dhe mungesa e reshjeve kanë bërë që ato të qarkullohen nga automjetet ndonëse në pjesë të vecanta,të një pjese të tyre,duhet të përdoren zinxhirët. Sa i takon rrugës së kombit ajo është e kalueshme pa zinxhirë ndërkohë që po vijohet të hidhet kripë për të evituar ngricat që krijohen gjatë orëve të natës. Gatë 24 orëve të fundit,në të gjithë Qarkun e Kukësit janë regjistruar 4 raste emergjente shëndetësore në zonat e thella ku helikopterët kanë kryer fluturime për të tërhequr kryesisht gra shtatzëna dhe i kanë sjellë në spitalin e qytetit. |
| Topalli në Kukës: Gjë e rrallë që të mos keni ndërprerje energjie! Ka në Romë e Hungari(0) Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ishte në Kukës, ku në një takim me Shtabin e Emergjencës së këtij qarku diskutoi lidhur me masat urgjente që vijojnë të merren për përballimin e situatës së krijuar në zonat e bllokuara nga dëbora. “Është një menaxhim i admirueshëm. Shteti është këtu në çdo moment, në çdo çast, 24 orë në 24 ashtu siç punojnë edhe fadromat 24 orë në 24, edhe borëpastrueset, edhe mjekët, edhe infermierët dhe ju në krye të kësaj pune” u shpreh Kryetarja e Kuvendit. Në mënyrë të veçantë, Kryetarja e Kuvendit vlerësoi punën pa ndërprerje, për hapjen e rrugëve nacionale, çka bën që të mos humbet komunikimi si dhe lehtëson edhe dërgimin më të shpejtë të ndihmave ushqimore, medikamenteve dhe shërbime të tjera për banorët. “Shumica e rrugëve që lidhin rrugët nacionale me komunat janë të hapura. Është shpërndarë një numër i madh ndihmash për banorët që janë më në vështirësi dhe më në nevojë. Imagjinoni sikur të mos kishim bërë lidhjet e rrugëve, Has Tropojë, por jo vetëm këto por edhe rrugë të tjera. Kjo ka qenë një pjesë e rëndësishme që na ka bërë ne të mos humbim komunikimin, të vazhdojmë të lëvizim me automjete, me të gjitha drejtimet”. Kryetarja e Kuvendit shprehu mirënjohjen dhe vlerësoi angazhimin e autoriteteve vendore, banorët si dhe të gjitha autoritetet e tjera që po vijojnë me të gjitha mjetet të mundësojnë përballimin e kësaj situate. “Është gjë e rrallë që në kushte të tilla të mos ketë ndërprerje të energjisë elektrike ndërkohë që po të ndiqni kryeqytetet e botës në Romë, në Hungari dhe në vende të tjera ka ndërprerje të energjisë elektrike për dhjetra e mijëra banorë të këtyre vendeve. Ka krijim të kaoseve të paparashikuara ndërsa këu rrugët nacionale janë të hapura”, tha Topalli. |
| Shtohet numri i banorëve të bllokuar nga bora, qarku i Kukësit pa energji(0) Rinisja e reshjeve të borës po mban të bllokuar verilindjen dhe juglindjen e Shqipërisë. Përkeqësimi i situatës ka ardhur edhe si pasojë e temperaturave të ulëta, çka ka vështirësuar jetesën e banorëve të këtyre zonave, të cilët prej javësh jetojnë me dëborën. Në qarqet e Kukësit, Dibrës, Korçës mjaft rrugë rurale vijojnë të jenë të bllokuara, ndërsa kalohen me zinxhirë akset kombëtare, si Morinë- Kalimash, Korçë- Kapshticë etj. Vetëm nga dëbora e re në zonat malore të Korçës trashësia është rritur me 30 centimetra. Në Dardhë shtëpitë pothuajse janë mbuluar tërësisht, pasi dëbora arrin deri në 4 metra. |
Kontaktet dhe informacione
Lajmi i fundit.al u themelua në vitin 2009 si domosdoshmëri për tu dhënë lexuesve në internet hapësirën e informimit të besueshëm, të paanshëm e profesional. Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Lajmifundit, në përputhje me kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. © 2009-2013 Portali Lajmifundit | Rrjetet sociale | Kategorite me popullore |