| Ora e Tokës 2012, efektet e jashtëzakonshme në fikjen e dritave (fotot)(0) Janë objekte të cilat jo vetëm se ndriçojnë veten por i japin edhe qiellit një ëmbëlsi. Por dritat janë shuar në mënyrë të kontrolluar në disa vepra publike në shenjë simbolike për ndryshimet klimaterike. Fikja e dritave është bërë për pak minuta në shumë vende të botës. Më poshtë përmes fotove mund të shikoni ndryshimin mes këtyre objekteve që gjatë natës shihen vetëm me ndriçim. Mund të kuptoni si është peizazhi kur ndodh e kundërta. /Lajmifundit.com/ |
| Situata psikologjike, Klaudia largohet vet nga Big Brother(0) Klaudia është banorja që ka dalë me dëshirën e saj nga shtëpia e famshme e Big Brother Albania. Shkak për daljen është bërë gjendja e saj psikologjike në javën e fundit dhe mënyra e sjelljes brenda shtëpisë. Ndërsa janë transmetuar disa video dhe është pyetur se çfarë kishte ndodhur, Klaudia u pyet a dëshironte të dilte dhe kërkoi që të bëhej diçka e tillë. Mosha: 24 vjeç Vendlindja: Tiranë Vendbanimi: Tiranë Statusi civil: Beqare Arsimi: I lartë Profesioni: Studente Hobi: Moda, shooping, sfilatat Klaudja ka bërë një jetë mes Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë. Që në moshë të vogël largohet për në Greqi ku jeton 4 vjet, më pas kthehet në Shqipëri për t’u larguar sërish drejt Italisë ku jeton për afro 7 vjet, së bashku me dy motrat dhe mamanë e saj. Aty kreu gjimnazin profesional për Ekonomik por njëkohësisht edhe punonte. Puna e saj e parë ka qenë që në moshën 14 vjeçare si kamariere. Para 4 vjetësh vendos të rikthehet në Tiranë, pasi provinca ku jetonte në Itali nuk i siguronte të ardhmen që ajo dëshironte. Prej 3 vjetësh punon nëpër baret e pubet më në zë të Tiranës, si PR. Njëkohësisht eshtë edhe studente e vitit të dytë për Shkenca Politike & Gazetari në një universitet privat. Një nga pasionet e saj më të mëdha lidhet me fushën e modës, ku Klaudja ka tentuar disa herë të jetë pjesë e saj e ta kthejë modelingun në një profesion të vërtetë. Hyn në Big Brother: |
| Lirohen 5 policët serbë të arrestuar në Gjilan më 25 shkurt(0) Pesë policët e Serbisë, të arrestuar më 25 shkurt në rajonin e Gjilanit, me vendim të Gjykatës Supreme, janë liruar nga paraburgimi, raportojnë mediat serbe. Zlatko Deniq, Goran Matropazoviq, Nikola Trajkoviq, Dragan Stojkoviq dhe Mladen Dimitrijeviq u patën arrestuar me akuzën se kishin shkelur Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. |
| Reklama e Vodkas me përdhunim, aktorja padit kompaninë(0) Një aktore në Los Anxhelos është duke hedhur në gjyq Belvedere Vodka pasi kompania i ka përdorur imazhin e saj pa leje në një reklamë të debatueshme ku shfaqet në një pozicion përdhunimi. Në reklamë duket një femër e cila tenton të largohet dhe një mashkull që e kap me dhunë. Fotoja është postuar në Facebook dhe Twitter në 23 mars përparas e kompania ta hiqte atë dhe të lëshonte një ndjesë publike. /Lajmifundit.com/ |
| Jo më filma, Steven Seagal lufton trafikantët në rrugë(0) Gjatë viteve i është dashur të përballet me shumë “djem të ligë” por Steven Seagal ka marrë përsipër një tjetër sfidë, atë të luftës ndaj krimit të organizuar në terrenin real e jo në film. Së fundi raportohet se Seagal në rolin e një sherifi ka mundur të kryesojë një aksion ku janë sekuestruar 500 kilogram marijuanë që do të transportohej nga Meksiko drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Seagal i cili mbush 60 vjeç në muajin prill, është angazhuar që prej tetorit të kaluar në njësinë e sherifëve të Maricopa County. /Lajmifundit.com/ |
| Rama: Gazetat e pushtetit dhe historia e Dod Mirit(1) Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama publikoi sot në blogun e tij një shënim me titull “Ripërndjekja” ku thotë se “gazetat e pushtetit rendën të publikojnë me të madhe një gënjeshtër të stisur përmes presionit të dinjitarëve të PD-së mbi një ish – të burgosur politik”. Sipas tij, Dod Miri nga Gurëzi i Laçit me 22 vjet burg e 11 të pushkatuar në familje, i çoi një mesazh ku i shprehte kënaqësinë për propozimin e PS për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë e shtonte se, pas shumë vitesh zhgënjime, do të mbështesë Partinë Socialiste. “Unë e lexova mesazhin e tij në një takim me të rinjtë dhe për rrjedhojë ai moment u transmetua nëpër televizione. Fare pak ditë më pas Dod Miri në një ekran të pushtetit e mohoi të më kishte çuar mesazh! Deklarata e tij natyrshëm u përcoll të nesërmen në gazetat e atyre që në fakt e kishin detyruar plakun e shkretë të mohonte veten, duke e kërcënuar se do t’u qepeshin pas njerëzve të familjes së tij e do u hiqnin bukën e gojës duke i flakur nga puna”, shkruan Rama. /Lajmifundit.com/ |
| Krasniqi: Serbia është duke provokuar(0) Për arrestimin e policëve ka reaguar edhe Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi. Ai ka thënë se është koha e fundit që veprimet e tilla të Serbisë të ndalen. Këto dhe arrestimet e tjera të qytetarëve të Kosovës, sipas tij, kurrsesi nuk i kontribuojnë ruajtjes së stabilitetit në mes dy shteteve dhe rajonit. ”Është koha që veprime të këtilla të pamatura e të dëmshme të ndërpriten, dhe njëherësh dy policët të lirohen menjëherë, theksohet në deklaratën e kryekuvendarit Krasniqi me rastin e arrestimit të dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës”, thuhet në deklaratën e Krasniqit. |
| Reforma parlamentare, Bushati: Ende nuk ka konsensus për votën e fshehtë(0) Maxhoranca dhe opozita janë larg marrëveshjes për thelbin e Reformës Parlamentare. Anëtari socialist i Komisionit të posaçëm parlamentar, njëkohësisht kryetar i Komisionit për Integrimin Evropian, Ditmir Bushati thotë se nuk po arrihet konsensus për rikthimin e votës së fshehtë dhe për një transparencë më të madhe të fondeve të Kuvendit. “Deri më tani kemi gjetur dakortësinë, në lidhje me një rregullim më të mirë të punës dhe përbërjes së Konferencës së Kryetarëve. Një sanksionim më të qartë të raportit të Kuvendit, kryesisht të grupeve parlamentare me grupet e interesit, sidomos përsa i përket procesit ligjvënës. Një forcim të rolit të sekretariatit të buxhetit, i cili do të merret me përgatitjen dhe mbikëqyrjen në mënyrë periodike të shpenzimeve të gjitha strukturave të Kuvendit të Shqipërisë dhe publikimin e ketyre shpenzimeve. Si dhe janë hedhur hapat e para drejt forcimit të mëtejshëm të forcimit të grupeve parlamentare dhe komisioneve parlamentare, duke krijuar një lloj autonomie për këto struktura të rëndësishme”, thotë Bushati për Top Channel. Sipas tij mazhoranca dhe opozita janë duke diskutuar përsa i përket forcimit të rolit të deputetit, në procesin ligjvënës dhe mbikëqyrës, sidomos ndaj institucionit të ekzekutivit apo institucioneve të tjera që burojnë nga Kuvendi i Shqipërisë. Gjithashtu, tha Bushati, po eksplorojmë mundësinë për një lidhje dhe raport më të drejtë mes deputetit dhe elektoratit, pra për të krijuar dhe stimuluar këtë pikë takimi mes deputetëve dhe elektoratit. Duke u ndalur tek çështjet për të cilat ende nuk ka konsensus, Bushati tha se çështja e buxhetit do të fuqizohet nëpërmjet fuqizimit dhe përcaktimit më preciz të detyrave që do të luajë sekretariati i buxhetit me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës. “Ndërsa sa i përket çështjeve të nxehta, siç ju i cilësuat vijojnë të mbe ten çështja e e votimeve të dekreteve të presidentit për institucionet kushtetuese dhe kjo nuk të bëj thjesht me reformën parlamentare, por edhe me prioritetin që kërkon BE për mënyrën se si ne emërojmë institucionet kushtetuese në vend, nëpërmjet një procesi jo të politizuar, sa më të besuar, sa më transparent e sa më profesional. Kjo ka qenë arsyeja ku është bazuar edhe propozimi opozitës. Dhe tek ajo që njihet si parimi kontradiktoritetit apo koha që duhet t’i vihet në dispozicion qeverisë, kryeministrit, anëtarëve të qeverisë për prezantimin e një nisme të caktuar dhe opozitës për të shprehur pikëpamjen e saj mbi këtë çështje apo iniciativë të caktuar. Vlen të theksohet se çdo përmirësim që i bëhët jetës parlamentare do të ishte i mangët nëse nuk do të shoqërohej me një zbatim korrekt i asaj që ne do të shkruajmë në letër”, insistoi Bushati. |
| Arrestimi në Serbi, “zhduket” qytetari nga Kosova, shkonte në Zvicër(0) Nga e mërkura, kur është arrestuar nga policia serbe, më nuk dihet për fatin e të riut Arben (Ramiz) Murseli nga Llashtica e Gjilanit. |
![]() | Sherr me thika pas festës plagoset 17-vjeçari në Tiranë(0) Një i ri është plagosur sot në Tiranë pasi është qëlluar me thikë nga persona ende të panjohur. |
Kontaktet dhe informacione
Lajmi i fundit.al u themelua në vitin 2009 si domosdoshmëri për tu dhënë lexuesve në internet hapësirën e informimit të besueshëm, të paanshëm e profesional. Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Lajmifundit, në përputhje me kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. © 2009-2013 Portali Lajmifundit | Rrjetet sociale | Kategorite me popullore |