![]() | Berisha: Do të bëjmë çdo përpjekje për t’ju dhënë mundësinë e votës 16-vjeçarëve(0) Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha u ndal edhe në propozimin që bëri dy ditë më parë për tu dhënë mundësinë e votimit edhe 16-vjeçarëve shqiptarë. Duke i qëndruar me bindje kësaj deklarate, Kryeministri Berisha garantoi të gjithë 16-vjeçarët shqiptarë, se ai nuk do të ndalojë kurrë përpjekjen e tij derisa ata të votojnë si qytetarët me të drejtë vote të barabartë me qytetarët e tjerë. Gjithashtu, Kryeministri Berisha ftoi të gjitha forcat politike, që të mos e bëjnë çështje debati dhe karshillëqesh, por ta marrin këtë si një çështje të drejtë dhe themelore për t’ju dhënë të drejtën e votës të paktën 100 mijë qytetarëve shqiptare. Për këtë çështje kryeministri u shpreh: “Ju natyrisht prisni edhe një prononcim timin për votën e 16-vjeçarëve. Unë i siguroj 16 vjeçarët e këtij vendi se nuk do të ndaloj kurrë përpjekjen time, derisa ata të votojnë si qytetarët me të drejtë vote të barabartë me qytetarët e tjerë. Kombi me moshën më të re në Europë nuk mund të ketë asnjë hezitim që t’ju japë 16-vjeçarëve të tij, të drejtën që ju takon nga tërë faktorët dhe rrethanat. Ftoj të gjithë forcat politike që të mos e bëjnë çështje debati dhe karshillëqesh, por ta marrin këtë si një çështje të drejtë dhe themelore, së paku të 100 mijë qytetarëve shqiptarë, që mezi presin të paraqiten ditën e votimit të firmosin me përgjegjësi me votën e tyre për vendin e tyre në katër vitet që vijnë”. |
| Fier, bllokohen 34 tonë naftë bruto, Taçi përgënjeshtron policinë(0) Një ngarkesë prej 34 ton naftë bruto është bllokuar nga policia e Fierit mbrëmjen e se martës ndërsa kanë përfunduar në pranga dy punonjës të komanpanisë naftënxjerrëse dhe përpunuese ,Taci- Oil dhe Visoka Group . Pas publikimit te ngjarjes, Kompania Taçi Oil përgënjeshtroi policinë. Në një reagim për mediat thuhet se “Kompania “Taçi Oil” nuk është pronare e naftës që gjendej në mjet, por thjesht po kryente transportin e naftës bruto për llogari të dy kompanive të tjera, sipas një marrëveshjeje shitblerjeje të rregullt që ato kishin midis tyre. |
| Lazarat, ndalohen 12 persona, furnizonin me ujë parcelat e bimës narkotike(0) Drejtoria e Policisë së qarkut Gjirokastër, e mbështetur nga FNSH dhe Delta Force, kanë ndaluar 12 persona gjatë patrullimeve të fundit në Lazarat. |
| Genta e Big Brother 5, publikon fotot e të dashurit të ri(0) Ish-banorja e Big Brother Albania 5, e cila u bë e famshme për fotot e saj nudo dhe erotike ka bërë publike një fotografi me një mashkull. |
| Studimi, ventilatorët shtojnë vapën në temperatura mbi 35 gradë(0) Ventilatorët elektrikë gjejnë përdorim të gjerë veçanërisht në kohë vere. Këto pajisje, portative ose të fiksuara në tavan,shihen si të efektshme nga të moshuar që mundohen nga vapa, apo njerëz që nuk e durojnë atë, djersiten, por nuk kanë kushte ose s’janë në gjendje të përballojnë koston e ajrit të kondicionuar. Studimi tregon se ventilatori mund të ndihmojë nëse temperatura është nën 95 gradë Fahrenheit = 35 gradë Celsius, dhe vetëm nëse ajri i ventiluar nuk i bie personit drejtpërdrejt. Nëse temperatura është mbi 35 gradë Celsius, të gjitha gjasat janë se ventilatori mund të rrisë nxehtësinë dhe djersitjen, gjë që mund të çojë në dehidratim e probleme të shumta shëndetësore që vijnë me të. |
| Aktorja: Do ta doja Rihannan për dashnore(0) Aktorja e serisë ‘Coronation Street’, Brooke Vincent, ka pranuar se do të dëshironte që këngëtarja Rihanna, të jetë dashnorja e saj në filmin në fjalë. |
![]() | Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Mediu: Do rishikojmë koalicionin me PD(0) Partitë e vogla të spektrit të djathtë janë zhgënjyer nga aleati i tyre që nuk e shqyrtoi kërkesën për rishikim të sistemit zgjedhor. Fatmir Mediu ka thënë se republikanët do të rishohin koalicionin. Pavarësisht se proporcionali rajonal, që u la në fuqi edhe me ligjin e ri zgjedhor, favorizon koalicionet me partitë e mëdha, kreu i republikanëve, Fatmir Mediu, deklaron prerë, jo nuk ka një bashkëpunim apriori me demokratët. “Do të shikojmë çdo lloj mënyre që ka të bëjë me jetën dhe rezultatin e partisë Republikane, pastaj të tjerat janë krejt sekondare”, deklaron Mediu. |
| Casillas: Titulli i Champions League, qëllimi i Realit në 2013(0) Portieri dhe kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas, ka thënë se objektivi kryesor i skuadrës së tij mbetet Champions League. |
| Messi: Guardiola, çelësi i sukseseve të Barcelonës(0) Argjentinasi Lionel Messi ka deklaruar se trajneri Pep Guardiola ka qenë çelësi i suksesit të Barcelonës. Mesi foli në revistën sportive hungareze “Kepes Sport”. |
| Londër 2012, kompania e sigurisë: Kërkojmë ndjesë, nuk i plotësojmë të gjitha kushtet(0) Kompania private e sigurimit, G4S, sot ka kërkuar falje që nuk është në gjendje të angazhoj numrin e paraparë të personelit për ruajtjen e Lojërave Olimpike. Më pak se dy javë prej fillimit të Lojërave Olimpike Verore 2012 në Londër, kompania njoftoi se do t’i humbë afro 77 milionë dollarë për mos arritjen e numrit të paraparë të punëtorëve të sigurisë. Qeveria e Britanisë e ka shtuar numrin e personelit ushtarak prej 3500 në 17 mijë vetë, për t’i plotësuar mungesat, pasi kompania G4S i pranoi problemet me personelin e sigurisë. Sipas kontratës, kjo firmë është dashur t’i siguroj 10 mijë rojtarë, por tash pritet që ajo të jetë në gjendje t’i angazhoj vetëm 7 mijë. rfe |
Kontaktet dhe informacione
Lajmi i fundit.al u themelua në vitin 2009 si domosdoshmëri për tu dhënë lexuesve në internet hapësirën e informimit të besueshëm, të paanshëm e profesional. Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Lajmifundit, në përputhje me kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. © 2009-2013 Portali Lajmifundit | Rrjetet sociale | Kategorite me popullore |