Lajmi etiketuar si: lajme shqip Kthehu tek në faqen kryesore

Rryshfet me gjobat e antiduhanit, policia e Vlorës arreston tre zyrtarë të higjienës Rryshfet me gjobat e antiduhanit, policia e Vlorës arreston tre zyrtarë të higjienës(0)

UPDATE – Policia e Vlorës dha detaje në lidhje me arrestimin e zyrtarëve të shëndetit public që akuzohen për abuzim me ligjin Antiduhan.  Nga burimet zyrtare mësohet se të arrestuarit janë:
Gazmir Esat Bundo, vjec 43,  banues në Vlorë, me detyrë, Shef i Higjenës në Drejtorinë e Shëndetit Publik, Vlorë.
Pandeli Dyrmish Bilbili, vjec 55,  banues në Vlorë, me detyrë, Inspektor Sanitar në Drejtorinë e Shëndetit Publik, Vlorë.
Afroviti  Loni Gjyli, vjec 56, banues në Vlorë, , me profesion Mjeke, Inspektore Sanitare në Drejtorinë e Shëndetit Publik, Vlorë.
Sipas policisë, arrestimi i këtyre shtetasve u krye pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke qënë në inspektim të kushteve higjeno-sanitare në disa subjekte tregtare në qytet, kanë përfituar  shuma të konsiderueshme parash nga pronarët e këtyre subjekteve, në këmbim të mosmarrjes së masave për ato që nuk përmbushnin kushtet dhe kriteret higjeno-sanitare.
Nga kontrolli fizik ushtruar ndaj këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe shumat e parave të cilat i kishin përfituar në mënyrë të paligjshme.

Policia bën me dije se vetëm gjatë ditës së djeshme përvec shumave të parave të sekuestruara dhe  provave të siguruara nëpërmjet aplikimit të metodave speciale të hetimit, janë administruar edhe 4 kallzime nga  pronarët e 4 subjekteve tregtare në ngarkim të 3 shtetasve të mësipërm.
Pas arrestimit të këtyre shtetasve materialet procedurale ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrijnë funksione publike” i kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 259 dhe 25 të Kodit Penal.

Nuk paguan rrogat, punëtorët marrin peng pronarin Nuk paguan rrogat, punëtorët marrin peng pronarin(0)

30 punëtorë dhe punëtore të një biznesi fasonësh në Bullgari morën peng pronarin e tyre, të cilin kanë vendosur ta lirojnë vetëm pasi të paguhen rrogat e prapambetura.

Ngjarja ndodhi në qytetin jugor të Blagoevragdit, ku policia ka rrethuar godinën dhe po zhvillon negociata me punëtorët për zgjidhjen e kësaj krize.

Sipas mediave bullgare, te cituara nga TCH, mësohet se punëtorët e “Kristi Text.” kanë mbyllur drejtorin dhe disa drejtues të tjerë të lartë kompanisë në një zyrë.

Ata kërcënojnë me shkatërrimin e makinerive nëse policia do të ndërhyjë, ndërsa premtojnë lirimin e pronarëve grekë, menjëherë pas shlyerjes së dy muajve të papaguar.

Pavarësisht pengmarrjes, që përbën një vepër penale, mediat bullgare janë solidarizuar me punëtorët, të cilët punojnë dhjetë orë në ditë, pa sigurime shëndetësore apo pagesë për pension, me një page tepër të ulët edhe për vetë standartet e vendit më të varfër brenda Bashkimit Europian.

30 punëtorë dhe punëtore të një biznesi fasonësh në Bullgari morën peng pronarin e tyre, të cilin kanë vendosur ta lirojnë vetëm pasi të paguhen rrogat e prapambetura.

Ngjarja ndodhi në qytetin jugor të Blagoevragdit, ku policia ka rrethuar godinën dhe po zhvillon negociata me punëtorët për zgjidhjen e kësaj krize.

Sipas mediave bullgare, mësohet se punëtorët e “Kristi Text.” kanë mbyllur drejtorin dhe disa drejtues të tjerë të lartë kompanisë në një zyrë.

Ata kërcënojnë me shkatërrimin e makinerive nëse policia do të ndërhyjë, ndërsa premtojnë lirimin e pronarëve grekë, menjëherë pas shlyerjes së dy muajve të papaguar.

Pavarësisht pengmarrjes, që përbën një vepër penale, mediat bullgare janë solidarizuar me punëtorët, të cilët punojnë dhjetë orë në ditë, pa sigurime shëndetësore apo pagesë për pension, me një page tepër të ulët edhe për vetë standartet e vendit më të varfër brenda Bashkimit Europian.

SHBA ashpërson gjuhën ndaj Iranit SHBA ashpërson gjuhën ndaj Iranit(0)

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Irani përballet me izolim të mëtejshëm dhe presion, nëse dështon që të adresojë shqetësimet ndërkombëtare rreth programit të tij bërthamor.

Joseph Macmanus, ambasadori amerikan në Agjencinë për Energji Bërthamore, i tha bordit të ANEB-it se “jemi thellësisht të shqetësuar me atë që duket të jetë angazhim i palëkundur i Iranit për mashtrim, mosbindje dhe vonesa”.

Në Uashington të martën, komandanti i lartë amerikan në Lindjen e Mesme, gjenerali James Mattis, i tha një paneli të senatit se sanksionet aktuale dhe përpjekjet diplomatike për të ndaluar Iranin nga sigurimi i armëve bërthamore nuk janë duke dhënë rezultate.

Komentet pasqyrojnë zhgënjimin amerikan mbi programin e zgjeruar të Iranit mbi pasurimin e uraniumit dhe përpjekjet zvarritura të ANEB-it për të hetuar programet e dyshimta të Teheranit.rfe

Nxehtësia e ish Miss World Rosanna Davison Nxehtësia e ish Miss World Rosanna Davison(0)

Kjo është Rosanna Davison, ish miss bota e cila shfaqet duke u relaksuar në Escape Spa në Absolute Hotel. Menjëherë sapo e postoi fotografinë, Rosanna shkruajti në rrjetin social Tëitter duke pohuar se “sapo e kam përfunduar realizimin e disa fotografive për Escape Spa. Nuk ishte një ditë e keqe pune. Do të doja të ju takoja sërish së shpejti”.  

Belgjikë, 16 shqiptarë në kamp, u ndaluan në aeroport. MPJ: S`kishin dokumente Belgjikë, 16 shqiptarë në kamp, u ndaluan në aeroport. MPJ: S`kishin dokumente(1)

Një numër shtetasish shqiptarë janë ndaluar sot nga autoritetet belge në aeroportin e Brukselit. Ministria e Jashtme ka reaguar lidhur me refuzimin e shtetasve shqiptarë për të hyrë në territorin e Belgjikës.
“Lidhur me refuzimin e disa shtetasve shqiptarë për të hyrë në territorin e Belgjikës, MPJ sqaron se ka qenë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet belge për të mësuar mbi arsyet e ndalimit të këtyre shtetasve dhe mbi gjendjen e tyre. Sipas informacioneve që kemi marrë, rezulton se personat e refuzuar kanë pasur mungesa në dokumentacion”, thuhet nga MPJ.
Sipas Suzana Sulollarit, e ngarkuar me Çështjet Konsullore në Ambasadën e Shqipërisë në Belgjikë, ajo aktualisht prane shtetasve shqiptare qe gjenden në kamp, ndërsa Ambasadori Ilir Tepelena ka kërkuar takim urgjent me Drejtorin e Përgjithshëm të Zyrës së të Huajve, z.Freddy Roosemont.

Shifrat e frikshme të krimit, shumica e vrasjeve në familje, Noka i pasaktë Shifrat e frikshme të krimit, shumica e vrasjeve në familje, Noka i pasaktë(1)

Tirane – LAJMIFUNDIT – Ministri i Brendshëm Flamur Noka paraqiti sot shifra të frikshme lidhur me kriminalitetin gjatë raportimit të tij në komisionin e Sigurisë. Duke pretenduar se ka pasur rënië te numrit të krimeve ndaj jetës (Noka përdori këtë term të përgjithshëm duke llogaritur plagosjet, vrasjet, etj), ministri tha se “gjate vitit 2012 janë evidentuar 125 vrasje me dashje dhe janë zbuluar 106 prej tyre ose 84.8%,  Nga 106 vrasje të zbuluara, 26 vrasje janë kryer brenda familjes, 22  në grindje të çastit, 15 për motive pasurore, 8 për motive gjakmarrje, 4 për motive hakmarrje,  1 për shkak te cilësive të veçanta dhe 30 të tjera për motive te dobëta”.
Sipas Nokës, “sikundër tregojnë dhe shifrat ka një ulje të numrit të krimeve kundër jetës, në raport me një vit më pare me 16 krime më pak dhe, paralelisht, zbulueshmëria është rritur ndjeshem, me rreth 5% më shumë se një vit më parë”.
Ajo që bie në sy është se nga 125 vrasje të ndodhura në 2012, 26 prej tyre kanë ndodhur brenda familjes, çka përbën numrin më të madh, 22 të tjera në grindje të çastit, 15 për motive pasurore, 8 për prona, 4 për hakmarrje, etj.
Por nga ballafaqimi i shifrave, del se të dhënat që ofrohen nuk janë të sakta, citon lajmifundit.al. Në analizën e policisë për vitin 2011, drejtori i përgjithshëm Hysni Burgaj theksoi se numri i vrasjeve për vitin 2011 arriti në shifrën më të lartë në shtatë vitet e fundit, duke ardhur në progres të vazhdueshëm që nga viti 2006.
”124 vrasje u regjistruan gjatë vitit të kaluar, nga të cilat 106 prej tyre ose 85% janë zbuluar tashmë.  Janë realizuar 124 vrasje dhe janë zbuluar 106, çka shënon një rritje prej 3% e shkallës së zbulueshmërisë së policisë në krahasim me një vit më parë. Midis vrasjeve të zbuluara, 70 kanë qenë për motive të dobëta, 13 për arsye pasurore, 5 raste gjakmarrje, 5 raste hakmarrje dhe pjesë tjetër për arsye të tjera”, tha Burgaj në dhjetor 2011.
Pikërisht nga ballafaqimi i shifrave del se në vitin 2011, në Shqipëri ka pasur 124 vrasje, ndërsa në 2012 125 krime të tilla, pra një vrasje më shumë çka do të thotë se kjo figurë krimi nuk është ulur por ka pasur rritje.
Ajo që ra në sy sot gjatë raportimit të Nokës në Komision, ishte edhe një tregues tjetër.
“Vlen të theksohet se për t’ u pranuar në strukturat e policisë kanë aplikuar një numër i konsiderueshëm shtetasish me arsim të lartë. Pas konkurrimit rreth 95 % e personave të pranuar në strukturat e policisë, janë me arsim të lartë, pavarësisht se kriteri minimal i shkollimit është arsimi i mesëm”, tha Noka.

Danimarkë, postieri i rremë qëllon me armë shkrimtarin anti-islamist Danimarkë, postieri i rremë qëllon me armë shkrimtarin anti-islamist(0)

Mediat daneze raportojnë se një sulmues i pa njohur ka tentuar që të qëllojë një shkrimtar danez të historisë i cili është kritik ndaj Islamit.

Raportohet se Lars Hedegaard nuk është lënduar nga këto të shtëna. Sulmuesi kishte shkuar tek shtëpia e Hedegaard-it duke u shtirur se ka një pako postare dhe më pasë kishte shtënë të paktën një herë me armë, por nuk kishte arritur që të qëllonte shkrimtarin.

Policia e Kopenhagës ka konfirmuar se nuk ka të lënduar nga të shtënat. Ata nuk kanë thënë nëse e shtëna kishte për shënjestër Hedegaardin. Shkrimtari danez, udhëheqë Shoqërinë për Lirinë e Fjalës, një grup i cili ka organizuar një takim dhe ligjerata me kritik të Islamit.

Autoritetet daneze gjatë vitit 2011 e kishin gjobitur Hedegardin në vlerë prej 1 mijë dollarëve amerikan për fyrje ndaj muslimanëve.rfe

Radikalët serbë: Nikolici na tradhtoi Radikalët serbë: Nikolici na tradhtoi(0)

Ultranacionalistë serbë, kanë akuzuar presidentin e tyre Tomisllav Nikolliq për tradhti pasi që ky i fundit pritet të takohet me homologen e tij presidentën e Kosovës Atifete Jahjga.

Bisedimet në mes të presidentës Jahjaga dhe homologut të saj serb Nikolliq, janë pjesë e përpjekjeve të BE-së për të përmirësuar raportet në mes dy vendeve, raporton Asociated Press.

Dhjetra përfaqësues të Partisë Radikale të Serbisë, kanë qëndruar të martën para ndërtesës presidenciale të Serbisë, duke mbajtur flamuj serb dhe pankarta anti-BE.

Zyrtari i kësaj partie, Nemanja Saroviq ka thënë se veprimi i Nikolliqit, që njihet si një nacionalist dhe ish lider i radikalëve, është një  “tradhti e qartë dhe e dukshme” nga ana e tij. rfe

Korçë, dhunonte prindërit, arrestohet 34-vjeçari Korçë, dhunonte prindërit, arrestohet 34-vjeçari(0)

Një person që dhunonte prindërit është arritur të arrestohet nga policia. Burimet e rendit thanë se 34-vjeçari nga fshati Pirg i Korçës. Eduard Hoxhaj është prangosur nga blutë pas denoncimit nga prindërit e tij për ushtrim dhune.
Sipas informacioneve nga Drejtoria e Policisë së qarkut Korçë, prej kohësh Hoxhaj dhunonte prindërit e tij të moshuar.
Për prindërit e tij Gjykata lëshoi urdhër mbrojtje. 34-vjeçari njihej si konsumues i pijeve alkoolike.

Roli special i Ray Winstone, prane nje femre gjysme nudo Roli special i Ray Winstone, prane nje femre gjysme nudo(0)

Ray Winstone ka një rol mjaft të këndshëm në videon e fundit në të cilin është protagonist. Siç e shikoni nga ky imazh, pjesë e imazheve është edhe një skenë në të cilën shfaqet me një vajzë të re në një dhomë hoteli ndërsa bukuroshja e kthyer në kurriz është gjysmë e zhveshur.  Ray është i ftuar special në videon që këngëtari Nick Cave është duke realizuar për këngën Jubilee Street.

Sondazh

Per ke do te votoni ne 23 Qershor 2013?

View Results

Loading ... Loading ...

Kontaktet dhe informacione

Lajmi i fundit.al u themelua në vitin 2009 si domosdoshmëri për tu dhënë lexuesve në internet hapësirën e informimit të besueshëm, të paanshëm e profesional. Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Lajmifundit, në përputhje me kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. © 2009-2013 Portali Lajmifundit

Rrjetet sociale

Kategorite me popullore

© 2009-2013 - All rights reserved: lajmifundit.al. Powered by Keminet