Lajmi etiketuar si: lajme sporti Kthehu tek në faqen kryesore

Ky ishte goli më i bukur i 2012 Ky ishte goli më i bukur i 2012(0)

Në fillim të janarit u ndanë cmimet në botën e futbollit, ku përvec Topit të Artë, Trajnerit më të Mirë etj, u dorëzua edhe cmimi për golin më të bukur.

Cmimi shkoi për Miroslav Stoch të Fenerbahces për golin e shënuar ndaj Genclerbirligit më 3 mars të 2012-ës.
Pas kësaj ka nisur hulumtimi në mbarë ligat për të arkivuar golin më të bukur 2013.
Një kryevepër të tillë ka shënuar Ricardo Fernandes. Portugezi që luan me Doxa Katakopias në kampionatin qipriot, ka shënuar me goditje “alla-akrep” në barazimin 2-2 që skuadra e tij regjistroi me Alki Larnacan.

Jose Mourinho firmos kontratën, deri në 2014 trajner i Real Madridit Jose Mourinho firmos kontratën, deri në 2014 trajner i Real Madridit(0)

Jose Mourinho rinovon kontratën me Real Madridin edhe për një vit tjetër. Marrëdhënia mes portugezit dhe klubit spanjoll skadonte zyrtarisht në vitin 2014, por gjatë të martës palët e kanë rionovuar kontratën deri në vitin 2016, duke hedhur poshtë në të njëjtën kohë të gjitha zërat e merkatos që e shihnin teknikun larg Madridit.

Palët nuk kanë dhënë detaje financiare në lidhje me këtë marrëveshje, ndërkohë që mediat spanjolle shprehen se rinovimi ka thelluar diferencën që Mourinho ka me kolegët e tij në listën e trajnerëve më të paguar në botë. Përpara rinovimit, trajneri fitonte 13.5 milionë euro në vit, duke llogaritur këtu edhe të ardhurat nga sponsorët dhe reklamat.

Kontrata e re me Realin e Madridit e ka rritur këtë shumë. Jose Mourinho cilësohet si një nga trajnerët më të mirë të botës, ndërsa mori drejtimin e Realit në vitin 2010. Me skuadrën madrilene, portugezi ka fituar Kupën e Mbretit dhe titullin kampion në sezonin e fundit të Primera Division. Në kampionatin e fundit, Reali i Madridit regjistroi një rekord sa i përket 121 golave të shënuar, ndërsa vetë Mourinho hyri në histori si trajneri i parë që fiton titullin në katër kampionate të ndryshëm të Europës, në Portugali, Angli, Itali dhe Spanjë.

Mancini do Thiago Silvan, Milan: Vlen 50 milion euro Mancini do Thiago Silvan, Milan: Vlen 50 milion euro(0)

Manchester City dëshiron të ketë shërbimin e Thiago Silvas ndërsa përfaqësuesit e skuadrës së kuq e zinjve ku lojtari luan aktualisht kanë vendosur edhe një çmim për këtë kalim. Roberto Mancini mësohet se ja ka paraqitur kërkesën zyrtare administratorit të Milanit Adriano Galiani ndërsa shuma e vendosur nga Milan është 50 milion euro. Mbetet për tu parë tanimë se çfarë do të bëjë Manchester City, do ta blejë Silvan apo do të kërkojë një tjetër zëvendësues për të.

Media spanjolle nervoze: Dy penallti ju mohuan Barçës Media spanjolle nervoze: Dy penallti ju mohuan Barçës(0)

Mediat spanjolle e kanë komentuar me nervozitet ndeshjen mes Milanit dhe Barcelonës në kuadër të çerek finaleve të Ligës së Kampioneve duke sulmuar arbitrin Eriksson ndërsa e cilësuan si bashkëpatriot të Ibrahimoviç. “Bashkëpatrioti i Ibrahimoviç i mohon një penallti të pastër Alexis”, proteston Sport online. Shtypi është shfaqur mjaft kritik ndaj Jonas Eriksson duke e akuzuar se nuk kishte parë dy penallti në favor të blaugranasve. Sipas “Mundo Deportive” rasti i Abbiatit me Alexis ishte një penallti e pastër. Sport thotë se Eriksson e gëlltiti një penallti të dukshme. “Marca” gazetë e afërt me Real Madrid, ishte një rast tjetër në minutën e 78, penallti e pastër ndaj Puyol kur u kap për bluze nga Mesbah ndërsa po godiste në portë. /Lajmifundit.com/

Barcelona, 34 ndeshje nuk i mungonte goli, Milan e frenoi Barcelona, 34 ndeshje nuk i mungonte goli, Milan e frenoi(0)

Përpara ndeshjes së të mërkurës Milan ka arritur në çerek finalet e Ligës së Kampioneve ndërsa Barcelona rezultonte të kishte plot 34 ndeshje ndërkombëtare në të cilat nuk largohej pa shënuar gol duke numëruar plot 92 të tillë. Përfshirë këtu edhe kupat për klubet në 2009 dhe 2011. Barazimi i fundit i Barcelonës në ndeshjet ndërkombëtare përpara asaj 0-0 me Milanin mbrëmë, ishte në fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve në 4 nëntor 2009 kur ndeshja përfundoi 0-0 me Rubin Kazan. /Lajmifundit.com/

Allegri: Jam i kënaqur me djemtë! Në Barcelonë kemi shanse Allegri: Jam i kënaqur me djemtë! Në Barcelonë kemi shanse(0)

Në të njëjtën linjë me pronarin e klubit ishte edhe Allegri që tha se “Berlusconi ka të drejtë, kemi bërë një ndeshje të mirë, e kemi përballuar Barcelonën, mbi të gjitha në 20 minutat e para. Shpenzuam shumë energji në 20 minutat e para, u mbrojtëm në një mënyrë më të rregullt dhe arritëm të ishim më konciz”. Allegri e quajti një rezultat të mirë këtë edhe për faktin se Barcelona thuajse në çdo ndeshje ka shënuar gola. “Djemtë bënë një ndeshje të mirë, sidomos kur u desh të mbroheshin. Jam i kënaqur me atë çka djemtë bënë. Është një rezultat i mirë pasi nuk pësuam gol dhe kemi mundësinë të shkojnë të shënojmë në Barcelonë. Edhe ajo do të jet ënjë ndeshje shumë e vështirë. Mu desh të bëja tre ndërrime për shkaqe rendimenti fizik, Boateng, Robinho dhe Nesta por pas një jave ata do jenë në gjendje më të mirë”, tha Allegri. /Lajmifundit.com/

Berlusconi në dhomat e zhveshjes së Barcelonës Berlusconi në dhomat e zhveshjes së Barcelonës(0)

Silvio Berlusconi ka zbritur në dhomat e zhveshjes në San Siro pas ndeshjes së të mërkurës për të përshëndetur lojtarët e Barcelonës. Pasi kishte rrahur shpatullat e Guardiolës ai është afruar tek media për pak minuta në një prononcim. “Guardiolës i thashë se jam i kënaqur me lojën e Barcelonës dhe për faktin se në fund ishim në gjendje të arrinim në një rezultat ku Barcelona e madhe nuk mbizotëroi. A më pëlqeu Milani? Çka, çka. Kam disa rezerva për të bërë. Cilat? Nuk i them”, tha Berlusconi. /Lajmifundit.com/

16 vjeçari nga Kameruni: Unë quhem Lionel Messi 16 vjeçari nga Kameruni: Unë quhem Lionel Messi(0)

Ky është Lionel Messi, jo ylli i Barcelonës por një aspirant për lojtar dhe pjesëtar i U-17 për Kamerunin. Ai sapo ka firmosur me ekipin francez të Agers SCO. 16 vjeçari shkaktoi shumë reagime në momentin e parë kur emri i tij u shfaq në listën e skuadrës me qendër të Toluze. Ekspertët e statistikave pikasën Messin në të dhëna dhe nisën ta hulumtojnë. Një zëdhënës tha se “ne u shokuam kur mësuan se Lionel Messi ka firmosur me Agers. Më pas gjetëm se ai nuk ishte ylli i famshëm por një 16 vjeçar nga Kameruni që ka të njëjtin emër. Kjo nuk na bën konfuz pasi në një bazë të dhënash me rreth një milion futbollistë secili ka numrin e tij të identitetit”. /Lajmifundit.com/

“Shpërthen” Abramoviç, 100 milion euro për Ronaldo dhe Higuain “Shpërthen” Abramoviç, 100 milion euro për Ronaldo dhe Higuain(0)

Çelsi po mendon që të nisë një ofertë të paparë në drejtim të Real Madrid. Bëhet fjalë për 100 milion euro që mendohet se mund të ofrohen për të marrë shërbimin e Cristiano Ronaldos dhe Gonzalo Higuain si pjesë e merkatos së verës. Mediat britanike shkruajnë se skuadra e bluve po mendon edhe për opsione të tjera për sulmin dhe një i tillë është edhe ai i 70 milion eurove për dyshen e Napolit Edinson Cavani dhe Ezequiel Lavezzi. Idetë raportohet të jenë ende në fazën fillestare dhe nuk ka patur kontakte mes klubeve. /Lajmifundit.com/

Kujdes në Euro 2012, 1 në 5 prostituta ukrainase ka HIV Kujdes në Euro 2012, 1 në 5 prostituta ukrainase ka HIV(0)

Mijëra fansa të futbollit do të preferojnë të ndajnë nga pranë kënaqësinë e një evenimenti të futbollit si kampionati evropian 2012 që mbahet këtë verë. Por ajo çka ata duhet ta dinë është se bashkë me ndeshjet do përballen me rrezikun e virusit HIV në “ushtrinë” e prostitutave në Ukrainë. Siç shkruan “The Sun”, çdo një në pesë punonjëse seksi në këtë vend është e infektuar dhe pretendohet se ato e mbajnë të fshehtë sëmundjen e tyre. Një prej prostitutave me HIV thotë për gazetën se psh tifozët anglezë mund ta bëjnë atë milionere. “Nuk do të rris çmimin prej 100 dollarë për një herë por për klientë të veçantë unë mund të fitoj edhe 1100 dollarë në ditë”, thotë vajza ndërsa insiston se nuk ka rrisk të kalimit të infektimit pasi do përdoren prezervaticët. /Lajmifundit.com/

Sondazh

Per ke do te votoni ne 23 Qershor 2013?

View Results

Loading ... Loading ...

Kontaktet dhe informacione

Lajmi i fundit.al u themelua në vitin 2009 si domosdoshmëri për tu dhënë lexuesve në internet hapësirën e informimit të besueshëm, të paanshëm e profesional. Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Lajmifundit, në përputhje me kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. © 2009-2013 Portali Lajmifundit

Rrjetet sociale

Kategorite me popullore

© 2009-2013 - All rights reserved: lajmifundit.al. Powered by Keminet