Lajmi etiketuar si: lajmet shqiptare Kthehu tek në faqen kryesore

Tiranë, gjykata miraton partinë  Fryma e Re Demokratike Tiranë, gjykata miraton partinë Fryma e Re Demokratike(0)

Gjykata e Tiranës vendosi sot që Fryma e Re Demokratike të zyrtarizohet si parti politike. Trupi gjykues dha sot vendimin për regjistrimin e saj. Kryetar i saj është ish deputeti i PD-së, Gazmend Oketa.
Kërkesa për krijimin e saj u depozitua dy javë më parë në gjykatë bashkë me 11 mijë firma nismëtarësh, ndërsa seanca e parë shtyu vendimin për ditën e sotme për shkak të disa mangësive dokumentacioni në kërkesë.
Fryma e Re Demokratike nis këtë të premte turin e saj për hapjen zyrtare të degës së Partisë në Vlorë.
Gjykata bëri dhe verifikimin e firmave për regjistrimin e FRD si parti. Në këtë mënyrë grupi nismëtar i dha formë partisë më të re politike në Shqipëri.

Euro 2012, Platini: Ukraina dhe Polonia bënë më të mirën Euro 2012, Platini: Ukraina dhe Polonia bënë më të mirën(0)

Presidenti i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), Mishel Platini, ka lavdëruar Poloninë dhe Ukrainën për organizimin e suksesshëm të Euro 2012-ës.
“Polonia dhe Ukraina kanë realizuar detyrat e mikpritësit. Është e vështirë të bëhet më mirë”, ka thënë Platini.
Kampionati Evropian i Futbollit, i cili ka nisur më 8 qershor, është dëmtuar nga disa incidente të dhunës, abuzime raciste dhe sjellje jo të duhura të lojtarëve.
Nga gara janë eliminuar edhe Polonia, edhe Ukraina. Ekipet që kanë mbetur në garë përfshijnë Republikën Çeke, Portugalinë, Gjermaninë, Greqinë, Spanjën, Francën, Anglinë dhe Italinë.

Dy dëshmitarët e 21 janarit: Plumbat erdhën nga kryeministria, s`i pamë gardistët Dy dëshmitarët e 21 janarit: Plumbat erdhën nga kryeministria, s`i pamë gardistët(0)

Dy dëshmitarët e radhës në gjyqin e ngjarjeve të 21 janarit kanë dhënë deklarime në lidhje me ngjarjen ku mbetën të vrarë katër demonstrues të opozitës.
Dy protestuesit Sokrat Gode dhe Hysni Peposhi thanë se plumbat kishin ardhur nga rrethimi brenda kryeministrisë, por nuk kishin arritur të shquanin se kush kishte qëlluar mbi ta.

Thaçi: Premtoj se do zbardhim rrethanat e vdekjes së Dino Asanajt Thaçi: Premtoj se do zbardhim rrethanat e vdekjes së Dino Asanajt(0)

Kryeministri Hashim Thaçi  mbledhjen e sotme të 79-të me radhë të Qeverisë së Republikës së Kosovës e ka hapur me një minutë heshtje në nderim të Dino Asanaj, kryetarit të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Me këtë rast kryeministri Hashim Thaçi  edhe njëherë në emër të Qeverisë dhe në emrin e tij personal shprehu ngushëllime familjes Asanaj, bashkëpunëtorëve dhe gjithë miqve të z. Dino Asanaj.

“Vdekja e tij ishte një lajm tronditës për të gjithë ne, për familjen, bashkëpunëtorët dhe gjithë qytetarët e Kosovës. Dua të siguroj të gjitha institucionet e Kosovës se do të bëjmë çdo angazhim që të zbardhen rrethanat e vdekjes së Asanaj, shkaqet e vdekjes së këtij zyrtari të lartë të shtetit dhe të sqarohen plotësisht”, ka thënë z. Thaçi duke shtuar se do të shqyrtohen të gjitha rrethanat dhe shtytjet që ndikuan  në vdekjen e dhunshme të Asanajt, qoftë të veprimeve subjektive apo objektive, të shantazheve të bëra edhe publike nga individë apo grupe kriminale dhe mafioze, të cilët nuk e pranojnë ekonominë e lirë të tregut .

“Ne në Kosovë në shtetin tonë të ri nuk do të lejojmë me asnjë çmim që shantazhi, kërcënimi dhe dhuna të bllokojë ekonominë e lirë të tregut dhe konkurrencën. Zotëri Asanaj ka punuar shumë për vendin në kohën e çlirimit, në kohën e përpjekjeve për liri dhe shtetbërje, prandaj do të respektohet gjithmonë nga shteti dhe qytetarët e Kosovës. Institucionet do të kërkojnë që rrethanat dhe shtytjet që quan në vdekjen e Asanajt të investigohen prej gjithë mekanizmit vendor dhe atij ndërkombëtar, kompetent për këtë çështje”, ka thënë kryeministri Thaçi në hapje të mbledhjes së Qeverisë.

Duke proceduar sipas rendit të ditës, Qeveria ka miratuar propozimin për plotësimin e Programit Legjislativ për vitin 2012 me Projektligjin për ratifikimin  e marrëveshjes për kredi ndërmjet Republikës së Kosovës respektivisht Ministrisë së Financave dhe Bankës gjermane KFW lidhur me fabrikën e ujit në Shkabaj.

Qeveria sot ka miratuar Projektligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti dhe një Projekt rregullore për pensionimin e parakohshëm të nëpunësve civil. Po ashtu, janë miratuar edhe Projektligji për ndryshimin e Ligjit për sigurimin e depozitave  të institucioneve financiare në Kosovë si dhe Projektligji për shfrytëzimin , administrimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave në bashkëpronësi.

Qeveria ka miratuar Koncept-dokumentin për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dhënien e lejes  së punës dhe punësimin e shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës.

Sipas propozimit të MAPL Qeveria ka  emëruar znj.Adrijana Hoxhiq, zyrtare kryesore ekzekutive në Zyrën Administrative  të Mitrovicës.

Me qëllimi të funksionalizimit dhe efikasitetit në fushën e riatdhesimit, Qeveria sot ka marrë vendim për themelimin e Departamentit për ri-integrim të personave të riatdhesuar. Sipas ministrit Bajram Rexhepi ky Departament do të funksionojë në kuadër të Ministrisë së Integrimeve Evropiane.

Nën të ndryshme Qeveria sot ka miratuar Rregulloren për funksionimin e Fondit për kuadro,  Projektligjin për pagat e funksionareve te lartë publik, Projekt-statutin e Universitetit të Prishtinës dhe vendimin për zgjatjen e mandatit të Sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Administratës së Pushtetit Lokal.

Ndërtimi i linjës së interkonjeksionit Tiranë-Podgoricë, KLSH zbulon shkeljet në OST Ndërtimi i linjës së interkonjeksionit Tiranë-Podgoricë, KLSH zbulon shkeljet në OST(0)

Kontrolli i Lartë i Shtetit nga data 1.2.2012 deri në 24.3.2012 ka ushtruar auditim në Operatorin e Sistemit të Transmetimit sh.a. (OST) Tiranë, për zbatimin e Projektit “Ndërtimi i Linjës së Interkonjeksionit 400 kV Tiranë-Podgoricë”, për periudhën 30.06.2005 deri më 30.12.2011.

Financimi i këtij Projekti është mundësuar me kredi në vlerën 43,896,478 Euro, akorduar sipas marrëveshjes së Kredisë dhe projektit ndërmjet Bankës Gjermane KfW, Ministrisë së Financave dhe KESH sh.a. (me kontratë nënhuamarje kaluar OST sh.a.) në shumën 32,733,604 Euro; ndërkohë që pjesë e marrëveshjes ka qenë dhe EPCG Mali i Zi me kontratë nënhuamarje me KESH sh.a. për pjesën e kredisë prej 11,162,873 Euro.

Projekti është  menaxhuar nga OST sh.a., ka filluar zbatimin në vitin 2005 dhe është venë në punë më datë 5.05.2011.

Në përfundim të auditimit, nga shqyrtimi dhe vlerësimi i dokumentacionit të vënë në dispozicion nga arkiva e OST sh.a., shoqëruar me inventarin e të gjitha dosjeve që disponoheshin nga kjo arkivë për këtë Projekt, ka rezultuar se:

       Në OST sh.a. nuk disponohej dokumentacioni lidhur me procedurën e prokurimit dhe të vlerësimit për “Shërbime konsulence dhe kontratën e punimeve civile për Linjën e Interkonjeksionit 400 kV Tiranë – Podgoricë”.

       Si pasojë e vonesave në realizimin e detyrave të konsulentit lidhur me procesin e pregatitjes së dokumentave të tenderit deri në shpalljen e fituesit të kontratës, si dhe në procesin e shpronësimeve, KESH sh.a. në rolin e huamarrësit kryesor dhe OST sh.a. në rolin e nënhuamarësit, për periudhën 30.06.2005 deri më 30.12.2011, janë penalizuar  nga Banka Gjermane KfW në shumën  348,935 Euro.

       Ndërmjet shumave të likujduara nëpërmjet kërkesave për disbursim dhe vlerës reale të mallrave të zhdoganuar (referuar deklaratave doganore) konstatohet një diferencë në shumën 185,000 Euro, likuiduar kontraktorit më tepër, vlerë e cila përbën dëm ekonomik.

       OST sh.a. në raportimin e t.v.sh. në organet tatimore, ka vazhduar deklarimin në bazë të deklaratës doganore dhe jo sipas vlerës së faturës së disbursimit, ku shuma e paguar për këto mallra në vlerë është më e madhe se vlera reale e mallit të zhdoganuar dhe t.v.sh.-së së paguar. Për pasojë, diferenca midis t.v.sh.-së së paguar sipas deklaratës doganore dhe asaj që realisht duhej të paguante OST sh.a. është në vlerën 4,772,784 lekë, duke shkelur në këtë mënyrë nenin 116 “Evazion Fiskal”, të ligjit nr. 9920 datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në RSH”, i ndryshuar.

       Si pasojë e shërbimeve shtesë të konsulencës të pa justifikuara, detyra këto që do të kryheshin nga kompania konsulente sipas përcaktimit në kontratën bazë, dëmi ekonomik llogaritet në shumën 171,540.83 Euro, likuiduar kompanisë konsulente  ndërsa si pasojë e mungesës së materialeve të dorëzuara dëmi ekonomik llogaritet në shumën 2,474.2 Euro, likujduar kontraktorit.

 

Për përmirësimin e gjëndjes, KLSH ka rekomandur 10 masa organizative, ku ndër to paraqesim:

       plotësimin dhe arkivimin e dokumentacionit të procedurave të prokurimit për kontratat e lidhura për “Shërbime kosulence për Linjën e Interkonjeksionit 400 kV Tiranë–Podgoricë” dhe “Ndërtim i Linjës së Interkonjeksionit 400 kV Tiranë-Podgoricë”;

       rakordimin e pagesave të kryera dhe pretendimeve, me kontraktorin dhe kompaninë konsulente për pjesën e mbetur të kredisë, pasi për periudhën objekt kontrolli planifikimi për disbursimet e kredisë nuk ka qenë i saktë, duke shkaktuar penalitete në vlerën 348,935 Euro;

       rakordimin e shumës së dëmit ekonomik prej 185,000 Euro dhe 2.474.2 Euro me kontraktorin dhe të shumës 171,540.83 Euro me kompaninë konsulente; kjo dhe për faktin se kontratat e lidhura i nënshtrohen ligjeve ndërkombëtare dhe gjykatave të arbitrazhit të cilësuara në marrëveshje apo kontratë;

       rishikimin e differencës së konstatuar midis t.v.sh.-së së paguar sipas deklaratës doganore dhe asaj që realisht duhej të paguante OST sh.a. në vlerën 4,772,784 lekë me organet tatimore;

Në lidhje me masat për shpërblimin e dëmit të shkaktuar, KLSH ka rekomanduar ndjekjen e zbatimit të procedurave administrative ligjore për arkëtimin e shumës prej 20,513 Euro nga një subjekt juridik privat dhe 34,320 Euro nga një punonjës i OST sh.a.

Ndërkohë, për punonjësit shkaktarë përgjegjës, mbështetur në kontratën kolektive dhe individuale të punës, i kemi kërkuar OST sh.a. të fillojë procedurën për:

“Pushim nga puna” për Shefin e Zyrës së Administrimit të Tregut në Drejtorinë e Tregut me cilësinë ish-Shef i PIU; dhe

“Kalimin në një  detyrë të një niveli me të ulët për një periudhë deri në një vit” për Shefen e Njësisë së Menaxhimit të Projekteve në Drejtorinë e Projektim Zhvillimit.

Së fundi, në vlerësimin e veprimtarisë të Shefit të Zyrës së Administrimit të Tregut në Drejtorinë e Tregut me cilësinë ish-Shef i PIU, u konkludua se kishim të bënim me elementë të veprës penale, ndaj për të KLSH ka depozituar  në organet e prokurorisë kallëzim penal për shpërdorim detyre.

Gruaja që jetoi 16 vite pa para Gruaja që jetoi 16 vite pa para(0)

Kjo është një grua gjermane e cila pohon se ka jetuar 16 vitet e fundit pa para. Prussia Heidemarie Schvermer ishte vajza e një biznesmeni të suksesshëm. Gjermannja Heidemarie Schëermer kur ishte 53-vjeçe, Schëermer vendosi të shihte se si ishte jeta nëse do ta linte punën si psikoterapiste e do të jetonte pa para. Sot kanë kaluar 16 vjet e ajo nuk është penduar dhe 69-vjeçarja thotë se ia ka dalë mbanë duke qëndruar në shtëpitë e miqve të saj.

Zgjedhjet e vitit 2013, Aleanca Kuqezi negociata me PDIU-në për front të përbashkët Zgjedhjet e vitit 2013, Aleanca Kuqezi negociata me PDIU-në për front të përbashkët(0)

Kryetari i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu ka nisur bisedimet për të afruar parti të tjera në frontin elektoral i cili do të garojë në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. Mësohet se sot Spahiu ka zhvilluar një takim me Tahir Muhedinin, një prej drejtuesve të lartë të Partisë për Drejtësi Integim dhe Unitet. Ata janë parë në ambientet e Hotel Rogner në Tiranë ndërsa bisedonin por nuk ka të dhëna në lidhje me atë çka është diskutuar konkretisht. Spahiu dy ditë më parë deklaroi publikisht se është momenti që edhe Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet të bashkohet me Aleancën Kuqezi në një front patriotik dhe atdhetar.

Qeveria miraton krijimin e “Akademisë së Arteve” në Shkodër Qeveria miraton krijimin e “Akademisë së Arteve” në Shkodër(0)

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme vendimin “Për krijimin e Akademisë së Arteve , Shkodër”, propozuar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës.

Kjo nismë erdhi pas kërkesës nga Qarku Shkodër, Drejtoria arsimore rajonale Shkodër, sipas iniciativës së shkollës artistike kombëtare “Preng Jakova”, me një histori 50 vjeçare në përgatitjen e talenteve, si dhe duke vlerësuar nivelin aktual të specialistëve që japin mësim pranë kësaj shkolle.

Misioni i Akademisë së Arteve, Shkodër, përfshin:

-        – Ofrimin e studimeve universitare në fushën e artit dhe të kulturës;
-         – Zhvillimin e mbrojtjen e dijeve nëpërmjet mësimdhënie dhe veprimtarisë artistike që kryhet brenda dhe jashtë vendit;
-         – Formimin e studiuesve të rinj në fushat teorike të vlerësimit të artit e kulturës;
-         – Kryerjen e kërkimeve shkencore për të zhvilluar dhe tejçuar artin dhe kulturën;
- Ndihmesën në rritjen e standardeve të demokracisë e të qytetërimit dhe cilësisë së shoqërisë, si dhe përgatitjen e të rinjve për një shoqëri të tillë.

Struktura e Akademisë së Arteve, Shkodër përfshin njësitë si më poshtë:

1.     Fakulteti i Muzikës me këtë përbërje si njësi bazë:
-         – Departamentin e disiplinave Instrumentale;
-        – Departamentin e Kompozim-Dirigjimit;
-         – Departamentin e Artit Vokal.

2.     Fakulteti i Artit Figurativ me këtë përbërje në njësi bazë:
-         – Departamentin e Artit Figurativ
-        – Departamentin e Pikturës
-         – Departamentin e Artit grafik

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme vendimin “Për krijimin e Akademisë së Arteve , Shkodër”, propozuar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës.

Kjo nismë erdhi pas kërkesës nga Qarku Shkodër, Drejtoria arsimore rajonale Shkodër, sipas iniciativës së shkollës artistike kombëtare “Preng Jakova”, me një histori 50 vjeçare në përgatitjen e talenteve, si dhe duke vlerësuar nivelin aktual të specialistëve që japin mësim pranë kësaj shkolle.

Misioni i Akademisë së Arteve, Shkodër, përfshin:

-        – Ofrimin e studimeve universitare në fushën e artit dhe të kulturës;

-         – Zhvillimin e mbrojtjen e dijeve nëpërmjet mësimdhënie dhe veprimtarisë artistike që kryhet brenda dhe jashtë vendit;

-         – Formimin e studiuesve të rinj në fushat teorike të vlerësimit të artit e kulturës;

-         – Kryerjen e kërkimeve shkencore për të zhvilluar dhe tejçuar artin dhe kulturën;

-         – Ndihmesën në rritjen e standardeve të demokracisë e të qytetërimit dhe cilësisë së shoqërisë, si dhe përgatitjen e të rinjve për një shoqëri të tillë.

Struktura e Akademisë së Arteve, Shkodër përfshin njësitë si më poshtë:

1.     Fakulteti i Muzikës me këtë përbërje si njësi bazë:

-         – Departamentin e disiplinave Instrumentale;

-        – Departamentin e Kompozim-Dirigjimit;

-         – Departamentin e Artit Vokal.

 

2.     Fakulteti i Artit Figurativ me këtë përbërje në njësi bazë:

-         – Departamentin e Artit Figurativ

-        – Departamentin e Pikturës

-         – Departamentin e Artit grafik

21 janari, Hysni Peposhi: Hekuran Deda u vra nga plumbat e kryeministrisë 21 janari, Hysni Peposhi: Hekuran Deda u vra nga plumbat e kryeministrisë(0)

Në gjykatën e Tiranës ka vazhduar sot procesi gjyqësor për 21 janarin. Dëshmitari i prokurorisë, Hysni Peposhi, foli në lidhje me vrasjen e Hekuran Dedës.
Shtetasi Hysni Peposhi, ka qenë farë pranë viktimës Hekuran Deda në momentin që ai u qëllua me një plumb në kokë dhe për pasojë gjeti vdekjen.
Sipas dëshmisë së Peposhit, dy shokët kishin hipur ne podium për te xhiruar protestën. Ai ka deklaruar se Hekuran Deda vdiq nga plumbat qe vinin nga Kryeministria, pak sekonda pasi u qellua Ziver Veizi, viktima tjetër e kësaj ngjarjeje.
Një tjetër dëshmitar ka qene edhe kryeinspektori i Policisë Bashkiake te Beratit, Sokrat Gode. Ai ka deklaruar se ne momentin kur ndodhej midis Piramidës dhe selisë se Kryeministrisë është plagosur ne parakrah dhe sipas tij, plumbat erdhën nga Kryeministria.

Starton “One stop Shop për noterët”. Halimi :  Reforma e sotme historike Starton “One stop Shop për noterët”. Halimi : Reforma e sotme historike(0)

Ministri i Drejtësisë  Eduard Halimi përuroi sot  fillimin nga puna  të një prej projekteve më ambicioze të Ministrisë së Drejtësisë   ONE STOP SHOP tek Noteri .

Ministri i Drejtësisë së bashku me Drejtorin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive Arben Qirjako dhe stafin  e tij  ishte i pranishëm në zyrën noteriale Mallkuçi- Sadushi  në kryeqytet ndërsa asistoi në një  transaksion on line të dy qytetarëve.

Me realizimin e një prej projekteve më ambioze të Ministrisë së Drejtësisë, nga sot zyra e noterit kthehet një një sportel të vetëm nga ku kryhet shit- blerja e pronës, verifikimi e regjistrimi i saj  pa qenë nevoja që qytetarët t’i drejtohen  Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

“Me këtë të reformë të jashtëzakonshme që ne startojmë sot qytetarët do të përfitojnë kohën që do ti duhej për të kryer një veprim në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive Paluajtshme.  Brenda pak sekondave ashtu siç edhe demonstruam u verifikua gjithë ai proces  që duhej të kryhej tek Zyra e Pasurisë së Paluajtshme .

Nëpërmjet një digitalizimi total që i është bërë regjistrave të pasurive të paluajtshme edhe zyrave noteriale  në të gjithë Tiranën i kemi krijuar mundësi qytetarëve që nga 10 sportele që funksionojnë në ZRPP sot ne të hapim 120 sportele ( notere) në Tiranë për të marrë informacionin dhe për kryer shërbimin me ZRPP.

120 noterë që funksionojnë sot në Tiranë do të kthehen në 120 sportele të këtij shërbimi publik që Ministria e Drejtësisë  ofron nëpërmjet ZRPP. Një reformë kjo unike në Ballkan, unike në të gjithë rajonin dhe qo do ti shërbejë forcimit të besimit të qytetarëve tek aktorët e drejtësisë. Është një reformë e cila bën pjesë në reformën e sistemit të drejtësisë dhe që sigurisht që do të sjell një besim të madh të qytetarëve tek noteri .

Atë shërbim që qytetarët e merrnin për 1000 lekë të reja në ZRPP në zyrën e noterit do ta marrin vetëm për 600 lekë të reja,

Kohë kursejnë qytetarët, kursejnë lodhjen, mbi të gjitha kursejnë edhe paratë e tyre me një shërbim shumë cilësor . Po ashtu nëpërmjet gjithë kësaj reforme qytetarët do të marrin garanci te jashtëzakonshme sepse noterët do të jenë të gjithë të siguruar në një kompani sigurimi, me të cilën noterët dhe Dhoma Kombëtare e Noterisë do të bëjë kontratën përkatëse.

Për të gjithë ministrinë, për të gjithë stafin tim është një ditë e jashtëzakonshme , është një ditë historike se ne nuk flasim vetëm për të ardhmen por flasim për mbajtjen e fjalës ndaj qytetarëve. I premtuam qytetarëve 8 muaj më përpara që do ta bëjmë dhe sot jemi këtu për të dhënë që e mbajtëm fjalën , jemi këtu për të thënë që Filluam !.

Nuk do të ishte kjo ditë sot kaq e lumtur për mua dhe stafin tim në se nuk do të kishim një bashkëpunim të shkëlqyer me Dhomën Kombëtare të Noterisë, e cila e mirëpriti këtë reformë  “- tha Ministri i Drejtësisë në fjalën e mbajtur me këtë rast.

Reforma e dixitalizimit të noterisë, dhe sistemi ONE STOP SHOP për Noterët, është reforma më thelbësore dhe e qenësishme e Ministrisë së Drejtësisë në këto muaj, me qëllim dhe vizion të përcaktuar qartë:  konsolidimin e drejtësisë në vend, por edhe përmirësimin e respektimin e të drejtave të qytetarëve, nëpërmjet ofrimit të shërbimeve të shpejta, cilësore dhe efektive.

Dixhitalizimi i sistemit të noterisë ka të bëjë me dy aspekte: e para me aksesin  online të noterit me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për marrjen e informacioneve dhe e dyta me dixhitalizimin e regjistrave noteriale dhe krijimin e një regjistri unik dixhital të noterëve në të gjithë Shqipërinë.

Sondazh

Per ke do te votoni ne 23 Qershor 2013?

View Results

Loading ... Loading ...

Kontaktet dhe informacione

Lajmi i fundit.al u themelua në vitin 2009 si domosdoshmëri për tu dhënë lexuesve në internet hapësirën e informimit të besueshëm, të paanshëm e profesional. Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Lajmifundit, në përputhje me kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. © 2009-2013 Portali Lajmifundit

Rrjetet sociale

Kategorite me popullore

© 2009-2013 - All rights reserved: lajmifundit.al. Powered by Keminet