![]() | U largua nga banesa në 23 janar, vajza ndalohet në Durrës teksa kthehej nga Italia(0) Nga shërbimet e Drejtorise se Policise Kufitare dhe Migracionit Durres, u be kapja e shtetases ne kerkim A.L., 20 vjeçe, banuese ne Cerrik Elbasan. Kjo shtetase eshte paraqitur ne Pikën e Kalimit Kufitar Durres pasi kthehej nga Italia dhe gjatë verifikimit ka rezultuar e kërkuar pasi me datë 23.01.2013 eshte larguar nga banesa. Shtetasja në fjalë iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Policisë Qarkut Elbasan për veprime proceduriale të mëtejshme. |
| Ulja e moshës së votimit, Wollfarth kundër Berishës: Për këto zgjedhje nuk ka kohë(0) TIRANE—Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth ka hedhur poshtë idenë e hedhur ditën e djeshme nga kryeministri për uljen e moshës së votimit nga 18 në 16 vjeç. I pyetur nga mediat, Wollfarth deklaroi se tanimë është vonë që për këto zgjedhje të zbatohet një masë e tillë. Pyetje: Është bërë një propozim dje nga Kryeministri Sali Berisha për të përfshirë në zgjedhje edhe 16-vjeçarët, pra të ulet mosha e votimit deri në 16 vjeç. A mund të jetë funksional ky opsion për zgjedhjet e qershorit, duke qenë se jemi shumë pranë tyre dhe a mund të jetë një opsion që Shqipëria mund ta përfshijë më vonë në Kodin e saj Zgjedhor? Ambasadori Wollfarth: “Ndoshta mund të jetë një opsion për të ardhmen, në 2017-n. Sepse asgjë nuk është e gdhendur në gur. Mund të diskutohet dhe kjo është një çështje që duhet të diskutohet gjerësisht në publik dhe në parlament. Dyshoj se nuk ka kohë për ta bërë këtë deri në qershor, pasi na ndajnë tre muaj nga zgjedhjet dhe, me sa di, lista e votuesve, që tani quhet ekstrakt, është gati. Gjithashtu, do të doja të shtoja se është shumë e rëndësishme të kemi një situatë të qëndrueshme përpara zgjedhjeve e të mos ndryshohen gjërat. Për shembull, kur ngrihen çështje se a duhet ndryshuar apo jo emri i një komuniteti pikërisht përpara zgjedhjeve; përse duhet të ndryshohet një gjë kaq e rëndësishme vetëm disa javë përpara Ditës së Zgjedhjeve?” Pyetje: Z. Ambasador, a ju ka ardhur ky propozim si një sugjerim zyrtar i kryeministrit Berisha për t’u konsultuar me OSBE-në? Ambasadori Wollfarth: “Për këtë duhet të pyesni kryeministrin. Nuk jam në dijeni që, me përjashtim të ndonjë diskutimi publik, të ketë një propozim zyrtar.” |
| Fytyra e gjakosur e Kim Kardashian(0) Sfida e Kim Kardashian duket shumë e vështirë për të ruajtur pamjen e jashtme. I është dashur të sakrifikojë e të durojë dhimbjet e tillë si këto që i shikoni në fotografi. Kim ju nënshtrua një procedure të dhimbshme dhe gjakosëse, gjithçka për të mbajtur sa më në formë pamjen e saj. Procedura për të ndalur plakjen përfshinte marrjen e gjakut nga krahu dhe injektimin e tij me anë të shiringave nën lëkurën e fytyrës. /Photocopyright/TheSun/ |
| Qëllojnë me gurë para komisariatit, RENEA shpërndan me forcë protestuesit në Kavajë(0) Katër automjete të mbushura me efektivë të forcave RENEA kanë ndërhyrë me forcë për të shpërndarë grupin e protestuesve që rrethuan komisariatin e Kavajës ku ndodhet i shoqëruar kryebashkiaku Elvis Roshi. Protestuesit qëlluan me gurë policinë dhe në përleshje e sipër disa prej tyre përfunduan të shoqëruar ndërsa turma u shpërnda me forcë para pak minutash. Ndërkaq, një rup pranë Avokatit të Popullit është nisur drejt Kavajës pak minuta më parë ndërsa situata mësohet të jetë duke u kthyer drejt normalitetit. Elvis Roshi u shoqërua pasi dyshohet se gjatë ndeshjes së sotme në stadium ka goditur trajnerin e Tiranës Nevil Dede. |
| Presidenti Nishani dekoron liderin e Lëvizjes Studentore Azem Hajdari (pas vdekjes)(0) Presidenti i Republikes, Sh.T.Z. Bujar Nishani do te dekoroje liderin e Levizjes Studentore te Dhjetorit ’90 Azem Hajdari (pas vdekjes). Ceremonia e dekorimit do te zhvillohet ne mjediset e Institucionit te Presidentit te Republikes. |
| Kinë, stuhi rerë dhe ulje drastike e temperaturave(0) Një stuhi rëre e re përfshiu veriun e Kinës e në një pjesë të madhe të vendit fenomeni u shoqërua me një rënie të mprehtë të temperaturave. Baiyin qytet në Provincën Gansu, në veriperëndim të Kinës, dëshmoi shkallën e parë të madhe të stuhive të rërës të pranverës së këtij viti. Fushëpamja në qytet është reduktuar në rreth 100 metra. Përveç Provincës Gansu, stuhitë e rëres kanë goditur Chengde, qytetin e provincës Hebei të Kinës veriore ku temperatuarat kanë rënë nga 4 deri 6 gradë Celsius. Grimcat në ajër e bejen të vështirë frymemarrjen dhe këmbësorët mund të ecin vetëm të pajisur me maska. |
| E fejuara e Casillas: Mourinho s`flet me lojtarët, do ikë në fund të sezonit(0) E fejuara e portierit të Real Madridit, Iker Kasilas, Sara Karbonero, ka dhënë një deklaratë të bujshme në një intervistë për televizionin meksikan, duke bërë të ditur se Zhoze Murinjo nuk është duke komunikuar me lojtarët e tij. |
| Google publikon hartën e Koresë Veriore(0) Gjignati i Internetit Google ka publikuar një hartë të detajuar të Koresë së Veriut. Deri më tash, vendi i izoluar komunist ka qenë kryesisht bosh në Hartat e Google-it. Harta, madje, thuhet se klasifikon edhe disa nga “kampet e riedukimit” të Koresë së Veriut, për ata që cilësohen si “armiq të shtetit”. Google ka thënë se informacionet për hartën e re të Koresë Veriore i ka siguruar kryesisht nga jugkoreanët. Shumica e banorëve në Korenë e Veriut do ta kenë ta pamundur të shohin hartën, pasi qasja në internet i mundësohet vetëm elitës së vendit./rel/ |
![]() | Grabitet në qendër të Tiranës gruaja, autorët largohen me motorr(0) Dy persona me maska në kokë kanë grabitur një grua në qendër të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në ora 19.00 në stacionin e autobusëve para Bankës së Shqipërisë. |
| LDK e Vetëvendosja: S`votojmë shkarkimin e Jakup Krasniqit(0) Jakup Krasniqi, i cili po përballet me një situatë të vështirë brenda partisë së tij, ka siguruar mbështetjen e dy partive më të mëdha opozitare për të vazhduar mandatin deri në fund si Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë siguruar Krasniqin se nuk do të votojnë për shkarkimin e tij, nëse një gjë e tillë kërkohet nga partia e tij. Deputetë të PDK-së kanë shfaqur dëshirën për shkarkimin e Krasniqit nga posti i Kryeparlametarit, pas qortimit dhe kritikave të tij të ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit për korrupsion dhe mungesë të sundimit të ligjit në vend, por LDK dhe Vetëvendosje thonë se një mocion i mundshëm për shkarkimin e Krasniqit, do të dështojë. “Çdo qëndrim i PDK-së, sidomos ky, është qëndrim që nuk duhet të përkrahet”,-tha Ismet Beqiri, Kryetar i GP të LDK-së. “Ne konsiderojmë që Jakup Krasniqi është kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe natyrisht që nuk do ts përkrahim tendencën e kujtdo për ta shkarkuar atë nga posti i kryetarit”,-është shprehur Visar Ymeri, Kryetar i GP të VV. Në PDK po vazhdon numërimi i votave për Këshillin Drejtues, dhe për hapat e mëtejshëm, zëdhënësi i partisë, Blerand Stavileci thotë se do të vendosin organet e reja të partisë. “Në këtë moment nuk mund të themi asgjë sepse aq sa është i rëndësishëm ai (Jakupi), aq janë të rëndësishëm edhe të tjerët. Duhet të presim megjithatë ato rezultate. Dhe nuk është pastaj se ato rezultate janë definitive në kuptimin e vendimeve përfundimtare që nxjerrin organet e partisë”,-theksoi ai. Krasniqi gjatë drejtimit të Kuvendit, është shprehur shpesh herë kritik ndaj politikave të qeverisë, duke shprehur shpesh qëndrime të ndryshme nga ato të kryeministrit Hashim Thaçi. Së fundi, për shkak të pakënaqësive me drejtimin e qeverisë dhe partisë nga Thaçi, Krasniqi bojkotoi edhe Kongresin e VI zgjedhor të partisë. AS |
Kontaktet dhe informacione
Lajmi i fundit.al u themelua në vitin 2009 si domosdoshmëri për tu dhënë lexuesve në internet hapësirën e informimit të besueshëm, të paanshëm e profesional. Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Lajmifundit, në përputhje me kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. © 2009-2013 Portali Lajmifundit | Rrjetet sociale | Kategorite me popullore |