| Prokurorët e pyesin në spital, Florije Peçi: S`mbaj mend kush më përdhunoi(0) Tirane – Lajmifundit – “Nuk mbaj mend asgjë kush më ka përdhunuar”. Ky ka qenë pohimi i Florije Pecit mbrëmjen e djeshme në spitalin Mbretëresha Geraldinë në Tiranë. Sipas hetimeve të kryera pas kallëzimit të bërë nga vëllai i Florije Pecit, shtatzania e saj është ngjizur në shtator 2012, kohë kur studentja e aksidentuar në Himarë, ndodhej për kurim në një spital të Vjenës në Austri. |
| Grabitja në Durrës, kambisti u qëllua me plumb në këmbë, vdiq nga ataku në zemër(0) Ataku në zemër ka qenë shkak i vdekjes së kambistit Fatmir Kotarja i cili u qëllua me armë zjarri për grabitje teksa kthehej në banesën e tij në Durrës ditën e sotme. Lajmi është bërë me dije nga një raportim zyrtar i policisë lidhur me ngjarjen. |
![]() | Sulmohet me lëndë të rrezikshme në fytyrë gjyqtarja e Vlorës, largohet autori(0) Vlore – Lajmifundit – Një gjyqtare e Vlorës është sulmuar sot me lëndë të rrezikshme teksa shkonte në punë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 09.00 kur gjyqtarja Mirela Mishgjoini është sulmuar nga një person ende i pa identifikuar. Dyshohet se ngjarja ka lidhje me detytene gjyqtares e cila eshte derguar ne spital per ndihme mjekesore. |
| Fundi i botës më 21 dhjetor? NASA: Do të ketë maksimumi një eklips(21) Çfarë do të ndodhë më 21 dhjetor 2012? Është me të vërtetë data e cila do të shënojë fundin e botës? Kjo datë, për shumë njerëz është një shaka dhe asgjë më shumë ndërsa për shumë të tjerë një frikë, një panik. Mes spekulime të shumta, një hulumtim i NASA u ka dhënë fund teorive të panumërta mbi parashikimet e fiseve Maya në kalendarin e tyre. Pas një studimi të plotë dhe analizave e parashikimeve mbi mundësinë e fundit të Tokës më 21 dhjetor 2012, shkencëtarët e NASA kanë arritur në përfundimin se 21 dhjetori 2012 do të jetë asgjë më shumë se një solsticin normal diellor. “Thjesht nuk ka prova shkencore për të mbështetur pretendimet e një apokalips në Tokë, në dhjetor 2012,” tha baza kërkimore e NASA. Sipas saj, nje fund i ngjashem si ky tani ishte parashikuar edhe ne maj 2003 por asgje e tille nuk ndodhi.
Kalendari Maya Fundi i Tokës? Teoritë e panumërta që sugjerojnë fundin e Tokës kanë shfaqur herë pas here. Por realiteti është se Toka ka një hapësirë të madhe të jetës së vazhduar. /lajmifundit.al |
| Policia gafë me vrasësin e dy vëllezërve në Tiranë, lirohet i arrestuari gabimisht(0) Tirane – Lajmifundit – Për 24 orë me radhë policia e etiketoi si vrasës por nga hetimi i kryer dhe nga ballafaqimi i provave e fakteve, ai ka dalë se nuk ka asgjë të bëjë me vrasjen e dy vëllezërve Haxhialiu mbrëmjen e të shtunës në Tiranë. Për vrasjen e shtetasve Igland e Sokol Haxhialiu policia ka shpallur në kërkim shtetasin Eduart Kurti por me mungesë të theksuar kujdesi dhe etike, mbrëmjen e të shtunës, policia e Tiranës e bëri publik në media emrin e Ardjan Ndrekës duke thënë se kishte kapur vrasësin e dy vëllezërve. Emri i Aredjan Ndrekes u be publik pak minuta pas krimit nga mediat e ndryshme televizive dhe me pas edhe ne masmedian tjeter. Dy vellezerit nga Berati, me aktivitet ne Tirane dhe me biznes hotelesh ne Dhermi, u vrane ne makinen e tyre sic dyshohet per nje borxh ne sasi te konsiderueshme eurosh. |
| Tiranë, vritet në makinë 32-vjeçari për borxhin, plagoset i vëllai, arrestohet autori(0) Tirane – Lajmi i fundit – UPDATE -Arrestohet ne Mamurras shtetasi Ardian Ndreka, i dyshuar per vrasjen me arme te ndodhur ne Tirane mbremjen e te shtunes. Policia tha se arrestimi ka ndodhur nga postblloqet e ngritura prej policise. Autori i krimit dhe viktima mesohet se kane aktivitet ne fushen e hoteleris ku viktima kishte krijuar nje borxh prej 36 mije euro karshi autorit. Pikerisht ky borxh eshte bereshkak per ngjarjen. Igland Haxhialiu, 32 vjeç, është personi që ka mbetur i vdekur pasi u qëllua me dy plumba në kokë mbrëmjen e të shtunës tek stacioni i fundit i Unazes së Re në kryeqytet. Sipas te dhenave te mbledhura nga hetimi, autori i krimit dhe viktima, ishin nga Berati. LAJMI I MEPARSHEM – Ilgi Aliu është viktima e një vrasje me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19.40 në stacionin e fundit të Tiranës së Re. Viktima Igli Aliu, mesohet se eshte 32 vjec. Nga atentati eshte plagosur edhe nje person i identifikuar me emrin Sokol A, 42 vjec, i cili u dergua ne spital. I plagosuri mesohet se ka qene ne makine me viktimen ne momentin kur ndaj tyre u qellua disa here me arme zjarri. |
| Noka urdhër policisë: Të arrestohet kush ndërpret energjinë për ujësjellësat(0) TIRANE – UPDATE – LAJMIFUNDIT - Lajmi i meparshem – Prokuroria dhe Policia e Vlorës ka marrë masat e duhura për të mos u ndërprerë energjia ujësjellësave. Forcat e rendit kane marre ne ruajtje linjat e energjise per e mos lejuar prekjen e furnizimit te ujesjellesit. Kjo ndodh ne diten kur CEZ ka nderprere energjine per ujesjellesat e kater qyteteve. Lajmi i djeshem – Ministri i Ekonomisë Edmond Haxhinasto deklaroi se kompania CEZ nuk do të lejohet të shkaktojë kolaps në vend me ndërprerjen e energjisë për ujësjellësat. Zoti Haxhinasto thotë se agjencitë në varësi të Qeverisë dhe Enti Rregullator po ndërmarrin të gjitha veprimet për të mos e lejuar ndërprerjen e energjisë tek ujësjellësat. “Të gjithë institucionet që merren me këtë cështje, duke nisur që nga Enti Rregullator, por gjithashtu edhe Ministria e Ekonomisë janë duke ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm që këtu mos të ketë asnjë kosto për ujësjellësat në drejtim të furnizimit të tyre me ujë për qytetarët”, tha Haxhinasto. Kreu i Ekonomisë konfirmoi se një ditë më parë mes Qeverisë dhe CEZ ka patur negociata intensive, ku palët kanë pretendimet e tyre. “Së pari, gjëja më e rëndësishme është të vijojë realizimi i shërbimit të furnizimit të qytetarëve me energji, të enteve publike, të bizneseve me qëllim që të mos ketë asnjë lloj vakuumi në këtë lloj shërbimi kaq jetik për qytetarët, por edhe për ekonominë. Unë do të them që në procesin e negocimit shtrohen disa variante, skenarë për të rregulluar një marrëdhënie tashmë dihet që është problematike”, tha Haxhinasto. |
![]() | Kapet me 51 kg heroinë oficeri i antidrogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë(0) TIRANE-Lajmifundit – Një efektiv i drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit u arrestua sot në mbrëmje në Tiranë me 30 kilogramë lëndë të dyshuar si heroinë. Gjithashtu, të ndaluarve u janë sekuestruar 8 aparate celularë dhe tre makina që transportonin lëndët narkotike. Ndërkohë, operacioni është shtrirë dhe vijon në Vorë, Elbasan dhe Tiranë në banesat dhe bazat e dyshuara. |
| Shaban Norja në gjykatë: Aishja më tha “mos e vrit veten, pasi të më vrasësh mua”(1) Dëshmia e plotë – I përlotur në sallën e gjyqit dhe me vështirësi në dëgjim, Shaban Norja ka dhënë dëshminë e tij sot në gjykatën e Durrësit në lidhje me vrasjen e Aishe Vatës. Gjyqtari: Kur e morët vesh se ishte shtatzënë? |
| Prokurori i cëshjes: 80 vjecari bëri seks natën e krimit, pastaj i preu kokën Aishe Vatës(0) Nga hetimet e deritanishme, profili i 80- vjeçarit përkon me një maniak seksual. Të krijosh raporte seksuale me persona me shumë vite diferencë, është karakteristikë e një maniaku seksual. Shaban Norja mund të ketë pasur dëshirë për t’u lidhur me vajza të vogla”. Kështu deklaroi dje, prokurori Sokol Nishani. Ai thotë se prokuroria dhe policia e Durrësit zbardhën në kohë rekord ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në fshatin Xhafzotaj të Durrësit, ku u masakrua 18-vjeçarja Aishe Vata. Dosja voluminoze me numër 16 49, me mbi 2000 faqe, ka zënë një vend kryesor në tavolinën e prokurorit Nishani. Në një intervistë, prokurori i çështjes tregon se kanë mundur të dokumentojnë plotësisht, se autori i vrasjes makabre të adoleshentes, si dhe babai i fëmijës tremuajsh të saj është 80-vjeçari Shaban Norja. Ndërkohë, Sokol Nishani sqaron me detaje të gjitha provat e grumbulluara, aktet e ekspertizës dhe dëshmitë e dhëna nga autori i krimit, përfshi këtu dhe skenën e plotë të krimit. Nga dëshmitë e dhëna para hetuesve, të paktën në një rast tjetër, ka rezultuar se Norja përgjonte çiftet e tjera kur kryenin marrëdhënie seksuale, gjë që flet për profilin e tij si maniak seksual. Po sipas prokurorit Nishani, vetëm viktima dhe autori i krimit ishin në dijeni të shtatzënisë, dhe se, nga hetimet e deritanishme rezulton që raportet e tyre seksuale kanë qenë shumë normale, me dëshirën e të dyve. |
Kontaktet dhe informacione
Lajmi i fundit.al u themelua në vitin 2009 si domosdoshmëri për tu dhënë lexuesve në internet hapësirën e informimit të besueshëm, të paanshëm e profesional. Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Lajmifundit, në përputhje me kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. © 2009-2013 Portali Lajmifundit | Rrjetet sociale | Kategorite me popullore |