![]() | Athina kërkesë zyrtare Shqipërisë, hetoni fyerjet ndaj Greqisë në Facebook(0) Prokuroria e Athinës kërkon hetime në Shqipëri për një shqiptar që ka fyer simbolet e shtetit grek në profilin e tij në Facebook. Veç kësaj, i dyshuari i autoriteteve të shtetit fqinj ka publikuar fotografi ku paraqiten persona me armë kallashnikov në duar. Kërkesa për hetime në territorin shqiptar ka ardhur prej faktit se profili në Facebook është hapur në një kompani shpërndarëse interneti në Shqipëri. Pak ditë më parë Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e dërguar nga autoritetet e Drejtësisë greke për të bërë verifikime dhe për të identifikuar personat në foto. Referuar vendimit, Gjykata urdhëron Prokurorinë e Tiranës të kryejë verifikimet e kërkuara nga pala greke. Në vendimin e Gjykatës citohet kërkesa e palës greke, sipas së cilës, Prokuroria e Athinës ka filluar hetime paraprake për “armëmbajtje pa leje në bashkëpunim” dhe “fyerje të simboleve të shtetit helen në bashkëpunim”, vepra të parashikuara në Kodin Penal të Greqisë. Sipas hetuesve grekë, profili i “shënjestruar” prej tyre në Facebook zotërohet nga një prej meshkujve të shfaqur në foto, me emrin Xhimi D…g.sh |
| FH, Kolezckowa: Gjendja në Shqipëri po keqësohet, gjithçka në dorën e Kryeministrit(0) Një raport i ri i organizatës “Freedom House” e radhit Shqipërinë dhe Kosovën në kategorinë e vendeve me liri të pjesshme, pra me kufizime në respektimin e lirive politike dhe atyre civile. Një përfaqësuese e organizatës i tha Zërit të Amerikës se Shqipëria dhe Kosova përballen me probleme të ngjashme, sidomos me mungesën e aftësisë për të luftuar krimin e organizuar dhe për të ndjekur penalisht korrupsionin politik në nivele të larta. Në raportin e këtij viti të organizatës “Freedom House”, Shqipëria dhe Kosova radhiten mes 58 vendeve të botës me liri të pjesshme. Shtetet e tilla vuajnë shpesh nga një mjedis i korruptuar, sundimi i dobët i ligjit, grindjet fetare e etnike dhe nga dominimi i skenës politike nga një parti e caktuar. Në një intervistë nga Nju Jorku, Sylvana Kolezckowa, e organizatës Freedom House, i përshkruan kështu vendet e kësaj kategorie: “Vende me liri të pjesshme janë vendet ku ekzistojnë intitucione demokratike, por ato funksionojnë me të meta të mëdha”. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Megjithatë, edhe në klasifikimin e këtij viti ajo vazhdon të renditet si vend pjesërisht i lirë. Zonja Kolezckowa jep këtë shpjegim: “Fakti që Shqipëria vazhdon të ndeshet me një mur pengesash dhe refuzimesh lidhur me anëtarësimin, nuk është dhe aq për t’u habitur po të shikosh dobësitë në disa prej institucionet bazë të vendit, që Bashkimi Evropian i merr shumë seriozisht, sidomos në gjyqësor, në sundimin e ligjit dhe në zbatimin e ligjit antikorrupsion.” Freedom House thotë se në krahasim me vendet e tjera në rajon Shqipëria qëndron diku në mes. “Vitet e fundit kemi parë një konsolidim të vazhdueshëm të autoritetit nën administratën Berisha. Mendoj se nëse kjo prirje vazhdon dhe nëse shikojmë zëvendësimin e njerëzve dhe institucioneve që duhet të shërbejnë si kontroll mbi ekzekutivin, atëherë mund të bëhemi dëshmitarë të një keqësimi më të shpejtë të gjendjes në Shqipëri krahasuar me fqinjët. Këtu e kam fjalën sidomos për zyrën e prokurorit të përgjithshëm por edhe për disa të tjerë.” Shqipëria krahasuar me një vit më parë, ndodhet pothuajse në shkallën e njëjtë të vlerësimit. Sivjet ajo ka marrë notën 3 për dallim nga një vit më parë kur ishte vlerësuar me 3.5. Kosova ndërkaq ka vlerësime të njëjta në dy shtyllat kryesore që, sipas Freedom House, përcaktojnë lirinë e një vendi. Ajo edhe sivjet ka marrë notën 5 për të drejtat politike dhe 4 për liritë civile. Megjithatë, dy vendet përballen me probleme të ngjashme: “Këto janë sidomos mungesa e aftësisë për të luftuar krimin e organizuar dhe për të ndjekur penalisht korrupsionin politik në nivele të larta.” Nga vendet e rajonit, bashkë me Shqipërinë dhe Kosovën, në radhën e vendeve me liri të pjesshme janë edhe Bosnja dhe Maqedonia. Ndërsa, Serbia, Kroacia e Mali i Zi, radhiten në mesin e vendeve të lira. |
| Stallone, Schwarzenegger, Van Damme, “Mercenarë” në Shqipëri(0) VIDEO – Bashkimi për herë të dytë në një produksion i gjigandëve të filmave të zhanrit aksion, si Sylvester Stallone, Arnold Schwarzenegger, Bruce Willis, Jean Claude Van Damme, Dolph Lungdren dhe Chuck Norris, ka rezultuar mëse i suksesshëm. Dhe për më tepër, një pjesë e rëndësishme e skenarit, megjithëse nuk është xhiruar këtu, zhvillohet në Shqipëri. Filmi “The Expendables”, apo “Mercenarët 2″, i realizuar me regji të Simon West, ka arritur të marrë një shumë prej 29 milionë dollarësh gjatë fundjavës së kaluar në kinematë amerikane dhe kanadeze, duke u ngjitur kështu në majë të klasifikimit si filmi më fitimprurës i momentit. Një pjesë e mirë e historisë zhvillohet çuditërisht në Shqipëri, ku banda e mercenarëve vjen në kërkim të një thesari i cili kishte mbetur në një aeroplan që u rrëzua në Shqipëri. Ky thesar rezulton të jetë një lloj harte, e cila tregonte vendndodhjen e një miniere platoniumi. Vendi ynë bëhet edhe pika e takimit mes mercenarëve dhe rivalit të tyre Jean Villain, i luajtur nga Van Damme, citon tch. Prodhimi i filmit flitet të ketë arritur shifrën 100 milionë dollarë dhe ka qenë një shans i mirë për aktorët që po i afrohen moshës së pensionit për të patur një tjetër hit në karrierën e tyre të suksesshme. Produksioni është vazhdim i origjnalit “Mercenarët”, një sukses i vitit 2010 që arriti fitime prej 35 milionë dollarësh vetëm javën e parë në Amerikë dhe më pas deri në 274 milionë në gjthë botën. |
| Lazarat, ndalohen 12 persona, furnizonin me ujë parcelat e bimës narkotike(0) Drejtoria e Policisë së qarkut Gjirokastër, e mbështetur nga FNSH dhe Delta Force, kanë ndaluar 12 persona gjatë patrullimeve të fundit në Lazarat. |
| Genta e Big Brother 5, publikon fotot e të dashurit të ri(0) Ish-banorja e Big Brother Albania 5, e cila u bë e famshme për fotot e saj nudo dhe erotike ka bërë publike një fotografi me një mashkull. |
| Studimi, ventilatorët shtojnë vapën në temperatura mbi 35 gradë(0) Ventilatorët elektrikë gjejnë përdorim të gjerë veçanërisht në kohë vere. Këto pajisje, portative ose të fiksuara në tavan,shihen si të efektshme nga të moshuar që mundohen nga vapa, apo njerëz që nuk e durojnë atë, djersiten, por nuk kanë kushte ose s’janë në gjendje të përballojnë koston e ajrit të kondicionuar. Studimi tregon se ventilatori mund të ndihmojë nëse temperatura është nën 95 gradë Fahrenheit = 35 gradë Celsius, dhe vetëm nëse ajri i ventiluar nuk i bie personit drejtpërdrejt. Nëse temperatura është mbi 35 gradë Celsius, të gjitha gjasat janë se ventilatori mund të rrisë nxehtësinë dhe djersitjen, gjë që mund të çojë në dehidratim e probleme të shumta shëndetësore që vijnë me të. |
| Aktorja: Do ta doja Rihannan për dashnore(0) Aktorja e serisë ‘Coronation Street’, Brooke Vincent, ka pranuar se do të dëshironte që këngëtarja Rihanna, të jetë dashnorja e saj në filmin në fjalë. |
![]() | Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Mediu: Do rishikojmë koalicionin me PD(0) Partitë e vogla të spektrit të djathtë janë zhgënjyer nga aleati i tyre që nuk e shqyrtoi kërkesën për rishikim të sistemit zgjedhor. Fatmir Mediu ka thënë se republikanët do të rishohin koalicionin. Pavarësisht se proporcionali rajonal, që u la në fuqi edhe me ligjin e ri zgjedhor, favorizon koalicionet me partitë e mëdha, kreu i republikanëve, Fatmir Mediu, deklaron prerë, jo nuk ka një bashkëpunim apriori me demokratët. “Do të shikojmë çdo lloj mënyre që ka të bëjë me jetën dhe rezultatin e partisë Republikane, pastaj të tjerat janë krejt sekondare”, deklaron Mediu. |
| Casillas: Titulli i Champions League, qëllimi i Realit në 2013(0) Portieri dhe kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas, ka thënë se objektivi kryesor i skuadrës së tij mbetet Champions League. |
| Messi: Guardiola, çelësi i sukseseve të Barcelonës(0) Argjentinasi Lionel Messi ka deklaruar se trajneri Pep Guardiola ka qenë çelësi i suksesit të Barcelonës. Mesi foli në revistën sportive hungareze “Kepes Sport”. |
Kontaktet dhe informacione
Lajmi i fundit.al u themelua në vitin 2009 si domosdoshmëri për tu dhënë lexuesve në internet hapësirën e informimit të besueshëm, të paanshëm e profesional. Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Lajmifundit, në përputhje me kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. © 2009-2013 Portali Lajmifundit | Rrjetet sociale | Kategorite me popullore |