![]() | Berisha uron John Kerryn: Shqipëria është mirënjohëse dhe borxhlie ndaj SHBA-ve(0) Me rastin e 22 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis SHBA dhe Shqipërisë kryeministri Berisha i ka dërguar sot një urim Sekretarit të Shtetit të SHBA John Kerry. Në këtë urim kryeministri Berisha shprehet: “I dashur zoti Sekretar, Si sot 22 vjet më parë Shqipëria rinovoi marrëdhëniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ngjarje kjo historike dhe e një krenarie të veçante për të gjithë Shqiptarët. Ndaj dëshiroj me këtë rast t’ju shpreh juve, Qeverisë së SHBA, Presidentin Obama dhe popullin amerikan mirënjohjen më të thellë për miqësinë dhe mbështetjen e palëkundur ndaj kombit tonë gjatë këtyre dekadave. Ne jemi të bindur se aleanca dhe bashkëpunimi i ngushtë midis të dy vendeve dhe popujve tanë do të thellohet e zgjerohet edhe më shumë gjatë viteve që do të vijnë. Ky është një ngjarje historik për Shqipëri për shkak të rëndësisë së jashtëzakonshme që shqiptarët i kushtojnë marrëdhënieve të ngushta me vendin tuaj të madh, një mik i vërtetë dhe aleat i palëkundur i vendit tim dhe i të gjithë shqiptarëve. Shtetet e Bashkuara kanë luajtur një rol kryesor në pavarësinë e Shqipërisë, 100 vjetorin e të cilës e festuam vetëm katër muaj më parë. Gjatë periudhës së diktaturës komuniste që sundoi vendin tonë, Amerika qëndroi vendosmërisht kundër barbarisë së saj, në mbështetje të popullit tonë të martirizuar dhe u shndërrua në një udhëheqës të lirisë dhe shpresës për të gjithë shqiptarët, kudo që ata jetonin. Shtetet e Bashkuara kanë luajtur një rol thelbësor e vendimtar për pranimin e Shqipërisë si një anëtar i NATO-s dhe lirimin e Kosovës, për të cilën shqiptarët do të mbeten përherë mirënjohës dhe borxhlinj ndaj jush. Dëshiroj të shfrytëzojë këtë mundësi për t’ju siguruar juve, Presidentin Obama dhe popullin amerikan se Shqipëria do të vijojë të jetë një mik dhe aleat i mirë, i ngushtë dhe i besueshëm i SHBA-ve dhe se qeveria ime nuk do të kursej asnjë përpjekje për të konsoliduar më tej marrëdhënien tonë të shkëlqyer dhe miqësinë tradicionale midis dy vendeve tona në interesin më të mirë të popujve tanë dhe paqes e sigurisë në botë. Me sigurimet e konsideratës dhe të respektit më të lartë, Juaji Sali Berisha” |
| Stefan Fyle: Nëse përmbushen detyrat, KE raport për Shqipërinë në prill(0) Komisioneri për zgjerimin në BE, Stefan Fyle foli sot në konferencën për Ballkanit të organizuar nga Partia Popullore Europiane në Bruksel. “Ne do të hartojmë raport për Shqipërinë nëse aktorët shqiptarë gjejnë konsensusin për të përmbushur tre kushtet që mbeten. Këto tre kushte përbëjnë kërkesën minimale për t’i rekomanduar shteteve anëtare statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Këto janë tre kushtet që mbeten, ndërkohë që Shqipëria ka plotësuar në mënyrë të habitshme një numër kushtesh të tjera. Sa keq do të jetë nëse këto tre kushte mbeten të pazgjidhura! Sa keq do të jetë nëse nuk do të tregohet edhe hapësira më e vogël për të mbështetur ata të shumtë që duan shumë ta ndihmojnë Shqipërinë që të hedhë hapat e fundit”- tha Fyle. Ai duke prezantuar raportet për zgjerimin në mesin e prillit, tha se Komisioni Europian i jep kohë të mjaftueshme vendeve anëtare që të marrin vendime të rëndësishme për zgjerimin në samitin e 27 dhe 28 qershorit ,ku mund të përfshihet edhe statusi i vendit kandidat për Shqipërinë nëse plotësohen 3 kushtet . |
| International Budget Partnership: Shqipëria nivel të lartë në ekzekutim të buxhetit(0) International Budget Partnership deklaron se Shqiperia klasifikohet ne grupin e vendeve me permiresim te madh, ngjitet me 14 pike perqind ne 2012. Raporti i bërë publik prej Ministrisë së Financave në Shqipëri konstaton se per vitin 2012 vendi rezulton me nje tregues prej 47%, duke u ngjitur me 14 % krahasuar me vitin 2012, ose krahasuar me vitin 2006 ngjitet/permiresohet me 23% per qind. Ndryshimet qe reflektohen ne permiresim te ketij treguesi jane pjese e ndryshimeve dhe permiresimeve teresore institucionale e ligjore ne fushen e financave publike ne teresi, atij te procesit dhe sistemit buxhetor ne vecanti duke deshmuar konsolidim dhe persosje ne cilesine e buxhetimit dhe gjithe ciklit te tij. Te gjitha fazat ne te cilat kalon procesi buxhetor; ne hartimin, ekzekutimin, raportimin dhe auditimin ka kaluar transformime te medha dhe Shqiperia rezulton te jete ne listen e vendeve me permiresimet me cilesore duke lene shume vende te rajonit prapa. Keshtu ne procesin e hartimit dhe te lidhjes se politikave me buxhetimin rezulton te jete ne grup-vendet me permiresimin me te madh nga te gjitha vendet e marra ne studim. Ekzekutimi I buxhetit eshte nje tregues tjeter ku Shqiperia shenon shume lart ne rezultatet. Kemi tashme nje system teresisht te kompjuterizuar si per prokurimet publike, ekzekutimin e buxhetit dhe ku procedurat jane automatizuar per te realizuar jo vetem eficense e shpejtesi, por edhe transparence te plote per cdo transaksion qe ka te beje me fondet publike. Prej me shume se nje viti Ministria e Financave (Thesari) publikon cdo dite ne ëeb-site te gjitha transaksionet me emrat e subjekteve/individeve qe perfitojne nga fondet publike, qofshin keto blerje, transferta apo shpenzime kapitale. Ministria e Financave i vlereson keto masa si zhvillime cilesore jo vetem per ceshtje publikimi, por jane shprehje e nje niveli te larte i pergjegjshmerise se qeverise per te informuar qytetaret /taksapaguesit shqiptare se c’ndodh me parate e tyre. Absolutisht, qe kjo krijon premisat dhe terrenin per te rritur edhe me tej pjesemarrjen ne diskursin publik per sjellur praktikat me te mira dhe harmonizuar sa me mire mbikqyrjen institucionale, legjislative me qytetaret dhe publikun e gjere per te maksimizuar dobine e perdorimit te fondeve publike. Ne rrugen tone drejt persosjes se sistemit buxhetor dhe transparences, pervec publikimeve ne ëeb-site, Ministria e Financave do te vijoje se shpejti te ve ne dispozicion te qytetareve broshuren “Buxheti per qytetaret” version te printuar, qe do te permbaje te plote te gjithe buxhetin vjetor. |
| SHBA, Reeker: Më 23 qershor e keni shansin, dëshmoni se dini të bëni zgjedhje demokratike(0) UASHINGTON–Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të punojnë së bashku me Bashkimin Evropian në rajonin e Ballkanit Perëndimor edhe pas ndryshimeve në krye të departamentit amerikan të Shtetit pas largimit të Hillary Clinton. Kështu ka thënë sot zëvendësndihmësi i sekretares amerikane të Shtetit, Philip Reeker, i cili po qëndron në Bruksel. Ai në takim me gazetarët ka thënë se SHBA-të do të vazhdojnë të jenë të fokusuara në Ballkan dhe do të ketë vazhdimësi edhe me bashkëpunimin e tyre me BE-në në këtë zonë të Evropës. Reeker ka folur edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe ka thënë se është arritur një përparim i jashtëzakonshëm deri më tash në këtë dialog. Ai ka thënë se muajt e ardhshëm do të jenë jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe duhet të shfrytëzohen në mënyrë maksimale, duke përmendur kështu edhe kërkimin e një zgjidhjeje për situatën në veri të Kosovës, dhe shpërbërjen e strukturave paralele. I pyetur për platformën dhe rezolutën e Serbisë për këtë dialog dhe për veriun e Kosovës, Reeker nuk ka dashur të komentojë në mënyrë konkrete, por ka thënë se është me rëndësi se çfarë thotë Bashkimi Evropian dhe ajo që po bëhet në konkluzat e BE-së, të cilat bëjnë të qartë se çfarë pritet të ndodhë rregullimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe shpërbërjes së strukturave paralele në veri të Kosovës. Reeker ka thënë se me rëndësi është që Serbia dhe Kosova të jenë të fokusuara dhe të përkushtuara seriozisht për vazhdimin e dialogut. Po ashtu,Reeker ka folur edhe për pjesë tjera të Ballkanit, duke thënë se vitit 2013 do të jetë vit jashtëzakonisht i rëndësishëm. Në këtë kontekst ka përmendur edhe zgjedhjet që do të zhvillohen në Shqipëri, duke thënë se Shqipëria e ka rastin t’i dëshmojë jo vetëm bashkësisë ndërkombëtare, por edhe vetë qytetarëve të saj, se është në gjendje të zhvillojë zgjedhje demokratike dhe të lira. Reeker po ashtu ka thënë se SHBA-të janë të shqetësuara për retorikën nacionaliste që dëgjohet nga politikanët në Shqipëri, dhe ka thënë se kjo retorikë devijon fokusin nga çështjet e rëndësishme, dhe kjo retorikë nuk do të ndihmojë as në zhvillimin e ekonomisë, e as në zgjidhjet e problemeve siç janë papunësia, dhe problemet tjera. Ai gjithashtu ka thënë se për Bashkimin Evropian është e rëndësishme që të vazhdojë politikën e zgjerimit në BE, dhe të ketë të hapur edhe perspektivën për vendet e rajonit të Ballkanit. Reeker gjatë qëndrimit në Bruksel ka pasur takim me grupin punues për Ballkanin në selinë e Bashkimit Evropian, sikur edhe takime në selinë e NATO-s.(a.p.) /rel/ |
| “Freedom House”: Shqipëria, vend pjesërisht i lirë(0) Shqipëria konsiderohet vend me liri të pjesshme në raportin e fundit të saj, “Freedom House”. Ky raport e radhit Shqipërinë mes 58 vendeve pjesërisht të lira, duke pranuar se ka kufizim të respektimit të lirive politike dhe civile. |
| Shaqiri e Behrami frikësohen, nuk do të luajnë në Shqipëri?(2) Polemikat e rrepta që u krijuan në mes shqiptarëve, madje duke i quajtur disa kosovarë që luajnë për Zvicrën tradhtarë, si duket do të kenë vazhdimin e tyre. Lajmi i fundit që vjen nga shteti helvetik, sipas gazetës “Zhurnal Plus”, është se Xherdan Shaqiri dhe Valon Behrami pas ndeshje, në biseda që kanë pasur me disa persona, kanë shprehur dilemën nëse do të paraqiten në ndeshjen e dytë në mes këtyre dy përfaqësuesve, më 11 tetor 2013, pasi këta të fundit frikësohen për sigurinë e tyre. Të dy këta lojtarë ishin cak i disa thirrjeve jo të këndshme ndaj tyre. Behrami madje u gjuajt gjatë lojës edhe me shkopinj, kurse Shaqiri u quajt tradhtar. /koha/ |
| Dioguardi: Shqipëria s`mund të bëjë përpara pa hapur dosjet e sigurimit(0) Ndryshe nga shumë vende të Evropës Lindore dhe Qendrore, Shqipëria nuk është ballafaquar me të krimet e të kaluarës komuniste. Megjithë thirrjet e Perëndimit, dosjet, emrat e aktet e kryera gjatë 45 vjetëve të komunizmit mbeten ende në hije. Këshilltarja për Çështje Ballkanike pranë Ligës Civile Shqiptaro-Amerikane, Shirley Cloyes Dioguardi thotë se pa një ballafaqim me të kaluarën, Shqipëria nuk mund të ketë një të ardhme të qartë dhe të qëndrueshme. Zëri i Amerikës: Zonja Dioguardi, ju keni ngritur kohët e fundit idenë e nevojës që Shqipëria të hapë dosjet e regjimit komunist. Përse pikërisht tani është i nevojshëm të zhvillohet ky proces? Dioguardi: Për fat të keq problemi qëndron në faktin se regjimi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike pas komunizmit, nuk i hapi arkivat në atë kohë. Ai u vlerësua për kryerjen e tranzicionit përgjithësisht pa gjakderdhje, duke ditur që Shqipëria përjetoi një nga format më të tmerrshme të komunizmit që ka parë Evropa. Por procesi u shoqërua me mohimin e memories së të gjitha atyre që ndodhën. Në memorien e 5 mijë e 500 të vrarëve nga Enver Hoxha dhe regjimi i Ramiz Alisë që pasoi, dhe të paktën 100 mijë shqiptarëve që u burgosën, syrgjynosën në kampe internimi e pune të detyruar, dita e ballafaqimit me të vërtetën nuk ka ardhur. Jemi në vitin 2012 dhe asgjë nuk ka ndodhur në Shqipëri. Është një realitet i trishtueshëm, pasi ata që i mbijetuan këtij regjimi nuk kanë parë vënien në vend të drejtësisë. Zëri i Amerikës: Duke qenë se jemi në 2012 dhe ka kaluar kaq shumë kohë, a ka vend më për këtë proces, apo duhet të trajtohet si një temë që tashmë u takon historianëve? Dioguardi: Aspak. Kemi një popullatë shumë të traumatizuar që nuk ka pasur rastin të shohë drejtësinë. Xhelatët ende ecin të lirë rrugëve, shumë prej tyre mbajnë poste të rëndësishme në qeveri. Mungesa e këtij procesi ka ndikuar edhe në mbarëvajtjen e funksionit të qeverisë. Zëri i Amerikës: Të ndalemi tek argumenti lidhur me funksionimin e qeverisë. Vendi dhe qeveria kanë përpara një listë të gjatë përparësish që duhet të përmbushin për antarësim në Bashkimin Evropian. Nga ana pragmatike, sa me vend është hapja e një procesi të tillë që do të kërkojë kohë, fonde dhe energji të shumta institucionale? Dioguardi: Unë i përmbahem idesë se një prej arsyeve përse Shqipëria nuk është në BE sot, është sepse nuk është ballafaquar me të kaluarën. Vende si Polonia, Rumania, janë në BE; këto vende kanë vite që përpiqen të ballafaqohen me të kaluarën. Nëse nuk kuptojmë të kaluarën e totalitarizmit, nuk mund të kuptojmë të ardhmen; nuk do të mund të ecim përpara. Për fat të keq, ajo që kemi vërejtur në Shqipëri janë dy parti: demokratët dhe socialistët, të cilët në një farë mase e kanë shfrytëzuar këtë histori në interesin e tyre, në të mirë të një elite të vogël politike, në një kohë kur vendi është mbërthyer nga korrupsioni dhe varfëria. Shqipëria nuk ka parë përparim. Nuk shoh rrugëdalje tjetër nga kjo situatë, për këtë arsye vendosa që të dëgjoj rrëfimet e të mbijetuarve. Jemi në 2012 dhe vendi është në qorrsokak. Nuk shoh rrugë përpara pa hapur arkivat, pa parë kush vdiq, kush u burgos, të shohim kush vazhdon të ecë me mentalitetin e së kaluarës në nivelet e larta të qeverisjes, të ngremë një komision për të vërtetën dhe ripajtimin dhe të nxjerrim vrasësit dhe torturuesit para drejtësisë. Zëri i Amerikës: Pra ju parashikoni një proces që hedh dritë mbi ato që ndodhën, por gjithashtu vë para drejtësisë përmes proceseve gjyqësore, personat që kanë kryer krime. Dioguardi: Deri diku po. Por vendimet duhet të merren brenda vendit. Në vitin 2011 unë mora vendimin që të flisja me të mbijetuarit dhe të bëja publike historitë e tyre. Unë besoj se duhet të dëgjojmë zërin e të mbijetuarve dhe të mendojmë se ç’mund të bëhet. Nuk u besoj zërave se ky proces do të sjellë një gjak-derdhje të re në Shqipëri. Duhet të hapim një proces ku ish-të persekutuarit të luajnë një rol dhe të krijojnë një plan, së pari me hapjen e arkivave të regjimit komunist. Është detyra jonë që t’i vendosim të drejtat e njeriut në qendër të çdo veprimi që ndërmarrim. Këtu përfshihet edhe hyrja e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ky proces duhet të jetë pjesë e planit për antarësim në BE. Zëri i Amerikës: Ka pikëpyetje të shumta që shoqërojnë këtë proces. Nuk ka një garanci të mirëfilltë se dosjet janë të plota, gjë që hedh hije dyshimi mbi procesin. Shumë nga viktimat e persekutimit kanë vdekur, duke e bërë të pamundur marrjen e dëshmive të drejtpërdrejta. Procesi lë vend për pikëpyetje të shumta. Si i shikoni këto shqetësime? Dioguardi: I kuptoj shqetësimet, por mendoj se duhet të fillojmë me ato që kemi: e dimë që ka viktima që i mbijetuan persekutimit dhe që janë në gjendje të rrëfejnë historinë e tyre. E dimë që ka arkiva që nuk janë bërë publike. Ajo që duhet të bëjmë është të hapim një proces të gjerë – të nxirren të gjitha dokumentat që ekzistojnë, ka arsye për të sjellë edhe ekspertë të të drejtave të njeriut. Nuk do të doja që procesi të dominohej nga të huaj, por ka përvojë të vlefshme nga njerëz që u përfshinë në këtë proces në Kamboxhia, në Ruandë. Nuk mendoj se shqetësimet që ekzistojnë janë shkak për ta braktisur këtë proces. Zëri i Amerikës: Si do të arrijë opinioni publik ta nxiste hapjen e këtij procesi? Dioguardi: Ky proces do të vihej në lëvizje nëse në radhë të parë të mbijetuarit ndjehen të guximshëm sa duhet për të ngritur zërin. Zëri i Amerikës: Ka shqetësim në masë në Shqipëri se procesi do të shfrytëzohet për përfitime politike, personale dhe për larje hesapesh. Shqipëria nuk ka qenë në këto vite shembull i mirë i vendosjes së drejtësisë mbi hakmarrjen dhe drejtësia mbetet një nga institucionet më të dobëta në vend. Dioguardi: Nuk e diskutoj këtë fakt. Por një ndër arsyet përse nuk kemi shtet të fortë ligjor dhe që drejtësia mbetet një institucion i brishtë është se nuk ka pasur ballafaqim me të kaluarën. Procesi nuk duhet të drejtohet nga qeveria apo një parti e vetme politike, ka plot institucione që ofrojnë përvojë. E gjithë kjo varet nga vullneti politik, dhe nga dëshira për të bërë më shumë, duke u larguar nga praktika e margjinalizimit të atyre që vuajtën, ose e ngritjes së duarve duke thënë se s’mund të bëhet asgjë, apo me justifikimin se nuk ka shpresë dhe se procesi do të manipulohet për përfitime personale. Nuk e shoh të mundur që Shqipëria të ecë përpara, pa u përballur me të kaluarën. Pikëpamja ime është se i gjithë ky episod i tmerrshëm i historisë së Shqipërisë nën Enver Hoxhën, është në fakt manipuluar nga dy partitë kryesore, ajo demokratike dhe ajo socialiste që nga fillimi i viteve ’90 dhe do të vazhdojë të manipulohet nëse nuk nxirret në dritë ku të dizinfektohet në arenën ndërkombëtare. |
| Shqipëria i dhuron Bullgarisë gjashtë qen kufiri(1) Tirane – Lajmifundit.com – foto – Shqipëria i dhuron Bullgarisë gjashtë qen kufiri të stërvitur për nuhatje lëndësh të paligjshme. Ditën e sotme, në ambientet e Institutit të Përgatitjes së Qenve të Policisë, u zhvillua ceremonia e dhurimit të 6-të qenve policorë nga ana e Policisë së Shtetit për Drejtorinë e Doganave të Bullgarisë. |
| Lazarat, ndalohen 12 persona, furnizonin me ujë parcelat e bimës narkotike(0) Drejtoria e Policisë së qarkut Gjirokastër, e mbështetur nga FNSH dhe Delta Force, kanë ndaluar 12 persona gjatë patrullimeve të fundit në Lazarat. |
| Genta e Big Brother 5, publikon fotot e të dashurit të ri(0) Ish-banorja e Big Brother Albania 5, e cila u bë e famshme për fotot e saj nudo dhe erotike ka bërë publike një fotografi me një mashkull. |
Kontaktet dhe informacione
Lajmi i fundit.al u themelua në vitin 2009 si domosdoshmëri për tu dhënë lexuesve në internet hapësirën e informimit të besueshëm, të paanshëm e profesional. Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Lajmifundit, në përputhje me kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. © 2009-2013 Portali Lajmifundit | Rrjetet sociale | Kategorite me popullore |