| Tiranë, tentohet grabitja me armë e karburantit në autostradë, plagoset roja(0) Persona të maskuar dhe të armatosur tentuan të grabisin një pikë karburanti në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Vorë. |
| Krijohet skulptura e Osama Bin Laden(0) Një vit pas vrasjes së tij, Osama Bin Laden vjen në një skulpturë. Ai shfaqet i shtrirë mbi një tapet persian, me sy mbyllur dhe duar të vendosura përpara, tamam si një i vdekur. |
| Marca: Barcelona blen Gareth Bale. Harry Redknapp mohon(0) Barcelona është shumë pranë goditjes së parë të madhe në merkato, madje mediat spanjolle e bëjnë të kryer tranferimin e Gareth Bale në kampionatin spanjoll. |
| Basha pakt me biznesin: Brenda tre muajve, punësohen 400 të rinj(0) Bashkia e Tiranës dhe mbi 200 biznese të kryeqytetit filluan sot një marrëdhënie të re bashkëpunimi, në shërbim të punësimit të të rinjve. Përmes një marrëveshje të nënshkruar mes Kryetarit të Bashkisë së Tiranës z. Lulzim Basha dhe Kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë z. Nikolin Jaka është rënë dakort që brenda 3 muajsh, të punësohen rreth 400 të rinj të sapodiplomuar. Zoti Basha ka theksuar në këtë takim vendosmërinë e Bashkisë së Tiranës, për të mbështetur biznesin e kryeqyetit, gjë që është dëshmuar që në ditët e para të kësaj administrate, me rishikimin dhe heqjen e mbi 60 tarifave dhe reduktimin e disa prej taksave ndaj biznesit, me krijimin e Qendrës me një ndalesë për liçencat dhe me vendosjen e standartit prej 55 ditësh, si maksimum për marrjen e një leje ndërtimi, standart i cili do të nisë të zbatohet menjëherë pas miratimit të Planit të ri Urbanistik. “Plani Urbanistik do të mbështesë biznesin në disa nivele, pikë së pari duke i dhënë biznesit siguri dhe transparencë për atë çfarë qyteti do të pësojë në vitet e ardhshme. Nuk do të ketë më plane që janë produkt i kontaktit klientelist apo të privilegjuar, por do të ketë plane të shpalosura qartë, zhvillimi i të cilave mund të bëhet në mënyrë të parashikueshme nga investitorët e qytetit, por pse jo edhe nga investitorët e huaj” – theksoi Kryetari i Bashkisë. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë z. Nikolin Jaka ka shprehur mirënjohjen ndaj Kryetarit të Bashkisë, për lehtësirat që i ka krijuar sipërmarrjeve të kryeqytetit. “Realisht është një falenderim që vjen nga ajo çka tashmë biznesi po e provon me shërbimet që po merr në sportelet e Bashkisë dhe në të gjithë ato sportele që Bashkia sot i ofron sipërmarrësve të Tiranës” – u shpreh z. Jaka Më poshtë, fjala e plotë e Kryetarit të Bashkisë z.Lulzim Basha: “Pikë së pari ju falenderoj për bashkëpunimin që keni treguar deri tani, në avancimin e disa prej prioriteteve tona kryesore. Si rezultat i këtij bashkëpunimi, ne vijmë sot sëbashku, para qytetarëve të Tiranës me një marrëveshje afatgjatë, e cila do të përbëjë një shtytje të mëtejshme për këto qëllime dhe cilat janë këto qëllime?! Bashkia e Tiranës mbështet dhe do të vazhdojë të mbështesë me të gjithë forcën dhe energijnë e vet biznesin e kryeqytetit. Këtë e kemi demostruar që në ditët e para të kësaj administrate, me rishikimin që i bëmë kuadrit fiskal dhe heqjen e mbi 60 tarifave dhe reduktimin e disa prej taksave ndaj biznesit. Po bashkarisht, kemi inaguruar prej afro tre muajsh Qendrën me një ndalesë për liçencat, e cila po funksionon sipas të gjithë informacioneve që po marrim, nga vetë ju si përdorues kryesorë të kësaj Qendre, sipas parashikimeve, leje të cilat nuk zgjasin më shumë se 7 deri 10 ditë. Kemi vendosur standartin e 55 ditëve, si maksimum për marrjen e një leje ndërtimi, standart i cili do të nisë të zbatohet menjëherë pas miratimit të Planit të ri Urbanistik dhe javën që vjen do ta paraqesim këtë Plan Urbanistik, draftin e përfunduar para grupit strategjik, ku kjo Dhomë e Tregtisë, ku grupet e interesit kanë pasur përfaqësim gjatë gjithë procesit. Plani Urbanistik do të mbështesë biznesin në disa nivele, pikë së pari duke i dhënë biznesit siguri dhe transparencë për atë çfarë qyteti do të pësojë në vitet e ardhshme. Nuk do të ketë më plane që janë produkt i kontaktit klientelist apo të privilegjuar, por do të ketë plane të shpalosura qartë, zhvillimi i të cilave mund të bëhet në mënyrë të parashikueshme nga investitorët e qytetit, por pse jo edhe nga investitorët e huaj. Këtë javë në Tiranë kanë mbërritur disa delegacione investitorësh të rëndësishëm. Bashkarisht kemi qenë të pranishëm në Panairin e Teknologjisë dhe Investimeve, me pjesëmarrjen e mbi 100 kompanive kineze, shumë prej të cilave renditen ndër 500 kompanitë më të mëdha të botës. Dje, unë prita një delegacion të dy prej kompanive publike, më të fuqishme të Katarit “Katar-Holding” dhe “Katar PR“, me të cilët diskutuam në detaje një nga planet strategjike të qytetit të Tiranës, zgjatimin e Bulevardit të ri dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës. Investimet e huaja, partneriteti me biznesin e kryeqytetit bëhen në funksion të një dhe një objektivi të vetëm, rritjen dhe zhvillimin ekonomik, rritjen e shanseve për punësim, hapjen e vendeve të reja të punës, në veçanti për rininë e kryeqytetit dhe ky është edhe qëllimi i marrëveshjes së bashkëpunimit që firmosim sot. Kjo marrëveshje shërben në tre nivele. Pikë së pari dhe më e rëndësishmja shërben për të lidhur Bashkinë e Tiranës dhe mbi 200 biznese si fillim, në një marrëdhënie të re, ku ne bashkarisht marrim përsipër të identifikojmë dhe punësojmë brenda një periudhe tre mujore nga dy të rinj të sapodiplomuar, për secilin nga këto 200 biznese. Mund t’ju them se nga të gjithë marrëveshjet e nënshkruara deri tani, kjo është ndër ato që do ta ndjek me kënaqësi, si prioritet absolut, çdo ditë deri në përfundimin e realizimit të këtij angazhimi madhor. Le ta dinë pra, qytetarët e Tiranës dhe në veçanti të rinjtë, që sot nuk bëjmë thjesht nënshkrimin në një copë letër, por marrim përsipër që brenda një periudhe tre mujore, nëpërmjet biznesit të kryeqytetit të hapim 400 vende pune, për 400 të sapodiplomuar të universiteteve të Tiranës. Së dyti, që ky proces të mos mbetet si një akt i izoluar, por të kthehet në një proces me fitime të dyanshme, si për biznesin ashtu edhe për interesat publike të qytetit të Tiranës, në këtë rast punësimin e të rinjve, ngritjen e një qendre trajnimesh dhe konsultimesh karriere për të rinjtë e kryeqytetit, qendër e cila do të financohet 50% me fondet publike të Bashkisë së Tiranës dhe 50% me fondet e Dhomës së Tregtisë së Tiranës. Nëse bashkëpunimi ynë nis të formalizohet me këtë marrëveshje, ai në fakt i ka provuar frytet e veta në të gjithë proceset ku është përfshirë administrata nën drejtimin tim dhe sfida është që të vazhdojë tashmë edhe më i fortë, edhe më i përditshëm, në përmbushje të synimeve të biznesit të Tiranës, në përmbushje të synimeve të Bashkisë së Tiranës, për një qytet modern europian, për një qytet ku jetohet më mirë, ka shanse më të mëdha për punësim, shijohet jeta më mirë dhe për një Tiranë e cila ofron mirëqënie më të madhe dhe më shumë vende pune për qytetarët e saj, në veçanti për të rinjtë” Kryetari i Dhomës së Tregtisë z. Nikolin Jaka: “Në emër të Dhomës së Tregtisë dhe sipërmarrjes së Tiranës, doja të falenderoja Kryetarin e Bashkisë, i cili tashmë me reformat e tij të guximshme por jo pa kosto për buxhetin e Bashkisë, i ka ardhur në ndihmë dhe ka lehtësuar punën e sipërmarrjes së Tiranës. Realisht është një falenderim që vjen nga ajo çka tashmë biznesi po e provon me shërbimet që po merr në sportelet e Bashkisë dhe në të gjithë ato sportele që Bashkia sot i ofron sipërmarrësve të Tiranës. Marrëveshja që ne sapo nënshkruam është një produkt i punës të specialistëve të Bashkisë dhe Dhomës së Tregtisë, një produkt i punuar për rreth 4-5 muaj dhe që sot finalizohet, u finalizua me nënshkrimin e saj. Janë trajtuar të gjithë kërkesat e sipërmarrjes por njëkohësisht edhe të gjithë ambicjet e Bashkisë së Tiranës, për të plotësuar e krijuar një atraksion për investitorët e Tiranës por edhe të huaj, lidhur me ushtrimin e aktivitetit të tyre në Tiranë. Kryetari i Bashkisë i përmendi me radhë të gjithë ato aspekte dhe cilat janë obligimet që kjo marrëveshje përfshin. Unë duhet të njoftoj Kryetarin e Bashkisë se kam pasur kontakte të drejtpërdrejta edhe personalisht me disa biznese, sa i përket dhe konkretisht në atë çfarë themi favorizim për Kartën e Studentit. Është një Kartë e dhënë nga Bashkia dhe që të gjithë studentët e Tiranës do të kenë prioritet, do të kenë edhe favorin për të përfituar ulje në të gjithë shërbimet, produktet e mallrat që ofrohen nga ata sipërmarrës që unë gjej edhe momentin këtu që t’i falenderoj për dashamirësinë dhe vullnetin e tyre pozitiv, që kaën pranuar të jenë pjesë e këtij procesi të rëndësishëm dhe që vijnë në ndihmë të shtresës që është e ardhmja jo vetëm e Shqipërisë por edhe e sipërmarrjes së Tiranës në veçanti.; Nuk dua të përmend emrat e sipërmarrësve, pasi janë të shumtë dhe realisht edhe ofertat apo atë ç’ka ata kanë propozuar shkojnë nga 15 deri 25-30%, për produkte e shërbime që ofrojnë në të gjithë aspektet dhe fushat e shërbimit në Tiranë. Është shumë e rëndësishme organizimi dhe krijimi i Qendrës së Karrierës. Tashmë, Dhoma e Tregtisë ka në emrin e vet panairin “Ëork & Study”, është një panair i regjistruar, është një panair që i ka dhënë një impuls pozitiv gjithë ekonomisë së Tiranës, i ka dhënë një impuls pozitiv si industrisë që prodhon diplomat, ashtu edhe industrisë që konsumon dhe kërkon një burim njerëzor të kualifikuar, pasi në formulën tonë, një biznes dhe sipërmarrës është i suksesshëm, nëse drejtohet nga burime njerëzore të kualifikuara e të trajnuara siç duhet, kështu që në këtë këndvështrim, ne tashmë nëpërmjet kësaj marrëveshje i dhamë vulën e fundit të bashkëpunimit, lidhur me panairin “Ëork & Study”, që tashmë do të jetë edhe me hapjen e Qendrës së Koordinimit, siç u tha edhe nga Kryetari, për punësim dhe Dhoma e Tregtisë, në bashkëpunim me Bashkinë do të presë të gjithë kërkesat e sipërmarrjes shqiptare që kanë nevojë për burime njerëzore të kualifikuara dhe njëkohësisht të gjithë ofertat që bëhen nga student të diplomuar dhe që janë të gatshëm, për t’u përfshirë në zhvillimin ekonomik të Tiranës. Ky panair nuk ndalon vetëm këtu, pasi filozofia të cilën Dhoma e Tregtisë ka promovuar është filozofia e përshtatjes së kërkesave me ofertën, pra nuk dua të paragjykoj trendin apo kërkesat e studentëve shqiptarë, por realisht duhet të jemi të kujdesshëm për t’i orientuar kërkesat e tyre, me nevojat që realisht ka tregu sot, nëse duhet të kemi edhe plotësimin e kërkesave të tyre nesër, për të patur një punë të sigurtë dhe kjo është shumë e rëndësishme për brezin e ri, por edhe për sipërmarrjen e Tiranës dhe Shqipërisë, për të pasur burimet njerëzore të kualifikuara, sipas sektorëve që duhet të jenë. Ajo që ne promovuam në këtë marrëveshje është edhe organizimi i forumeve të përbashkëta, është një nga aktivitetet kryesore të Dhomës së Tregtisë, organizimi i forumeve të biznesit, qoftë në Shqipëri apo jashtë saj dhe ne kemi rënë dakord me Bashkinë e Tiranës që në prezantimin që do i bëhet profilit të Shqipërisë dhe në veçanti Bashkisë së Tiranës, ne do kemi një prezantim të veçantë edhe nga Bashkia e Tiranës që do të mundësojë mundësitë dhe potencialet që ofron Bashkia e Tiranës për investitorët e huaj, në rastin e forumeve jashtë Shqipërisë, pra cilat janë mundësitë që ofron filozofia e re e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, e cila me një vision të qartë është emëruar si zhvillimi ekonomik i Tiranës dhe jo zhvillimi urbanistik, çka do të thotë një zhvillim gjithpërfshirës, i gjithë jetës ekonomike të qytetit të Tiranës. Unë mendoj se kjo marrëveshje e ka marrë angazhimin edhe të Dhomës së Tregtisë por edhe të Bashkisë së Tiranës, pasi është një product 4-5 mujor dhe ne tashmë e kemi të menduar mirë dhe kemi objektiva të qarta. Shumë shpejt do të shihni edhe produktet e rezultatet e para. Unë gjej edhe rastin për t’i bërë një thirrje të gjithë sipërmarrësve shqiptarë, gjithë sipërmarrjes së Tiranës, që t’i bashkohet Qendrës së Koordinimit për Punësim, për të plotësuar kërkesat e nevojat që ata kanë, për të pasur sukses në aktivitetin e tyre. Edhe njëherë falenderoj Kryetarin e Bashkisë, sipërmarrësit për bujarinë e prezencën e tyre sot”. |
| Protesta në Shkup, u thyen xhamat e qeverisë(0) Protesta e sotme në Shkup u shoqërua me disa incidente. Situata më e tensionuar u paraqit para Komunës së Çairit, ku protestuesit me gurë sulmuan objektin e Komunës ndërsa për gjysmë ore me gurë dhe gjësende tjera sulmuan edhe policët. 2. Protestojmë ndaj ofendimeve që Qeveria i bëri popullit shqiptarë të përkatësisë fetare islame duke ua ofenduar bindjet e tyre fetare –islame, si dhe duke shkelur mbi dinjitetin e motrave tona, të arrestuara pa vend. 3. Ne reagojmë ashpër mbi tentimin e qeverisë së Maqedonisë, posaçërisht MPB-së, që të krijoj proces të montuar politik. Dyshimet tona i bazojmë në faktet e pamohueshme, ligjore deri sot, siç janë rastet e Sopotit, Haraçinës, Vreshtat e Rashtakut, të cilat nga organet e rendit dhe ato juridike të Maqedonisë rezoltuan me procese të montuara politike. 4. Po ashtu shprehim indinjatën tonë që subjekti shqiptar në këtë qeveri, nëpërmjet zv/ministrit të Punëve të Brendshme dhe zëdhënësit të partisë e legjitimuan këtë ofendim ndaj popullit të tyre si dh shkeljen flagrante të të drejtave elementare të njeriut dhe këtë tentim për proces të montuar politikisht. 5. Apelojmë deri tek të gjitha institucionet ndërkombëtare OSBE, SHBA, BE, Turqi, Shqipëri dhe Kosovë që të insistojnë të krijohet komision i pavarur hetimor i përbërë edhe nga ekspertë ndërkombëtarë, me qëllim të zbardhjes të drejtë të rastit të të gjithë të arrestuarve. Besojmë se në fund drejtësia do të vij në vendin e vetë , sikur për të rinjtë e vrarë maqedonas ashtu edhe për ata të cilëve po tentohet t’u krijohet proces i montuar politik. |
| Kanye West do martesë me Kim Kardashian(0) Bukuroshja Kim Kardashian po del gjithnjë e më shpesh në publik me këngëtarin e repit Kanye West me të cilin më parë ka pasur një lidhje të shumëpërfolur për videon porno. |
| “Time” provokon në kopertinë(0) Revista “Time” me foton e kopertines shkaktoi debate pasi ironizoi nënat amerikane qe u japin gji fëmijëve te tyre deri në tre vjec apo edhe më shumë. |
![]() | Tiranë, mashtronin qytetarët si përmbarues privatë, dy në pranga(0) Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për akuzën e mashtrimit. Njoftohet se shtetasit Lulëzim Palushi, 38 vjeç i dënuar më parë për vjedhje dhe Xhevahir Rama, 40 vjeç nga Tirana në bashkëpunim me njëri-tjetrin i janë prezantuar si përmbarues privatr shtetasit H.N duke i kërkuar për qëllime përfitimi një shumë prej 500 mijë lekësh. Ata janë arrestuar në flagrancë në rrugën “Karl Gega” në kryeqytet. |
| Takimi me Venizelos, Samaras: Po luftojmë për qeverinë e re greke(0) Udhëheqësit e partisë socialiste dhe konsevatore në Greqi u takuan sot në Athinë në një përpjekje të fundit për të arritur një marrëveshje për një qeveri koalicioni. |
| Ekstradohet nga Italia i kërkuari për grabitje me armë në Fier(0) Policia shqiptare njoftoi se është ekstraduar nga Italia Nertil Hoxha, 27 vjeç, nga Berati. Sipas policisë ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje të kryer me armë. |
Kontaktet dhe informacione
Lajmi i fundit.al u themelua në vitin 2009 si domosdoshmëri për tu dhënë lexuesve në internet hapësirën e informimit të besueshëm, të paanshëm e profesional. Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Lajmifundit, në përputhje me kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. © 2009-2013 Portali Lajmifundit | Rrjetet sociale | Kategorite me popullore |