| Rrëfimi i Aleks Ferguson për vitin 1983: Shkuam me bukë me vete në Tiranë(0) Trajneri i Manchester United Aleks Ferguson ka bërë një rrëfim të fundit televiziv në “Scottich Television” ku ka përmendur edhe eksperiencën e tij personale me Shqipërinë. Ferguson kujton ndeshjen mes futbollistëve tyë Aberdinit të Skocisë dhe Dinamos së Tiranës 15 shtatorin e vitit 1983. “Atëherë ishte periudha e Luftës së Ftohtë dhe në Shqipëri e kishte çdo njeri të pamundur të merrte vizë, ndërsa televizionit shqiptar nuk mund t’ia gjente valët as një elektriçist metodik. Ne fituam 1-0 në ndeshjen e parë, me një gol të Xhon Hjuit. Por, ishte një paraqitje e pakënaqshme, që na la shumë punë për të bërë në ndeshjen e kthimit. Më duhet të them se shqiptarët e donin shumë Skocinë. Ne i çuam në një hotel të mirë, duke iu treguar mikpritjen tradicionale skoceze. Gjëja që i kënaqte më shumë është se mund të porosisnin fileto mishi që në mëngjes”, thotë Ferguson. Duke patur një ide se Shqipëria vuante për të ngrënë, Ferguson kujton se skuadra e Aberdinit mori me vete pako të tëra me ushqim dhe për këtë iu desh të prisnin për një kohë të gjatë në aeroport, ku iu nënshtruan kontrolleve të shumta. |
| Lazarat, ndalohen 12 persona, furnizonin me ujë parcelat e bimës narkotike(0) Drejtoria e Policisë së qarkut Gjirokastër, e mbështetur nga FNSH dhe Delta Force, kanë ndaluar 12 persona gjatë patrullimeve të fundit në Lazarat. |
| Genta e Big Brother 5, publikon fotot e të dashurit të ri(0) Ish-banorja e Big Brother Albania 5, e cila u bë e famshme për fotot e saj nudo dhe erotike ka bërë publike një fotografi me një mashkull. |
| Studimi, ventilatorët shtojnë vapën në temperatura mbi 35 gradë(0) Ventilatorët elektrikë gjejnë përdorim të gjerë veçanërisht në kohë vere. Këto pajisje, portative ose të fiksuara në tavan,shihen si të efektshme nga të moshuar që mundohen nga vapa, apo njerëz që nuk e durojnë atë, djersiten, por nuk kanë kushte ose s’janë në gjendje të përballojnë koston e ajrit të kondicionuar. Studimi tregon se ventilatori mund të ndihmojë nëse temperatura është nën 95 gradë Fahrenheit = 35 gradë Celsius, dhe vetëm nëse ajri i ventiluar nuk i bie personit drejtpërdrejt. Nëse temperatura është mbi 35 gradë Celsius, të gjitha gjasat janë se ventilatori mund të rrisë nxehtësinë dhe djersitjen, gjë që mund të çojë në dehidratim e probleme të shumta shëndetësore që vijnë me të. |
| Aktorja: Do ta doja Rihannan për dashnore(0) Aktorja e serisë ‘Coronation Street’, Brooke Vincent, ka pranuar se do të dëshironte që këngëtarja Rihanna, të jetë dashnorja e saj në filmin në fjalë. |
![]() | Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Mediu: Do rishikojmë koalicionin me PD(0) Partitë e vogla të spektrit të djathtë janë zhgënjyer nga aleati i tyre që nuk e shqyrtoi kërkesën për rishikim të sistemit zgjedhor. Fatmir Mediu ka thënë se republikanët do të rishohin koalicionin. Pavarësisht se proporcionali rajonal, që u la në fuqi edhe me ligjin e ri zgjedhor, favorizon koalicionet me partitë e mëdha, kreu i republikanëve, Fatmir Mediu, deklaron prerë, jo nuk ka një bashkëpunim apriori me demokratët. “Do të shikojmë çdo lloj mënyre që ka të bëjë me jetën dhe rezultatin e partisë Republikane, pastaj të tjerat janë krejt sekondare”, deklaron Mediu. |
| Casillas: Titulli i Champions League, qëllimi i Realit në 2013(0) Portieri dhe kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas, ka thënë se objektivi kryesor i skuadrës së tij mbetet Champions League. |
| Messi: Guardiola, çelësi i sukseseve të Barcelonës(0) Argjentinasi Lionel Messi ka deklaruar se trajneri Pep Guardiola ka qenë çelësi i suksesit të Barcelonës. Mesi foli në revistën sportive hungareze “Kepes Sport”. |
| Londër 2012, kompania e sigurisë: Kërkojmë ndjesë, nuk i plotësojmë të gjitha kushtet(0) Kompania private e sigurimit, G4S, sot ka kërkuar falje që nuk është në gjendje të angazhoj numrin e paraparë të personelit për ruajtjen e Lojërave Olimpike. Më pak se dy javë prej fillimit të Lojërave Olimpike Verore 2012 në Londër, kompania njoftoi se do t’i humbë afro 77 milionë dollarë për mos arritjen e numrit të paraparë të punëtorëve të sigurisë. Qeveria e Britanisë e ka shtuar numrin e personelit ushtarak prej 3500 në 17 mijë vetë, për t’i plotësuar mungesat, pasi kompania G4S i pranoi problemet me personelin e sigurisë. Sipas kontratës, kjo firmë është dashur t’i siguroj 10 mijë rojtarë, por tash pritet që ajo të jetë në gjendje t’i angazhoj vetëm 7 mijë. rfe |
| SHBA, dënohet me 15 vjet burg uzbeku që do të vriste Obamën(0) Gjykata amerikane ka dhënë 15 vjet burg për një person që akuzohet se ka dashur të vrasë presidentin amerikan Barack Obama. Sipas prokurorit të shtetit, Kodirov është në një farë mënyre një “viktimë e mediave sociale”. I pandehuri dinte shumë pak anglisht dhe e kalonte kohën në internet me bashkatdhetarët e tij, çka e ktheu në një shënjetër të lehtë të ekstremizmit islamik. Planin e vrasjes që e kishte planifikuar gjatë fushatës zgjedhore ua kishte komunikuar dhe miqve të tij përmes internetit. Prokurori i Shtetit në Alabama deklaroi se Kodirov ishte i bindur se “amerikanët kishin vrarë njerëzit e tij me gjakftohtësi”. Në këtë pikë, një informator i shërbimeve sekrete kishte mundësuar arretimin e tij në flagrancë më 13 korrik në një motel në Alabama, ku i riu donte të blinte një pushkë automatike dhe katër granata. |
Kontaktet dhe informacione
Lajmi i fundit.al u themelua në vitin 2009 si domosdoshmëri për tu dhënë lexuesve në internet hapësirën e informimit të besueshëm, të paanshëm e profesional. Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Lajmifundit, në përputhje me kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. © 2009-2013 Portali Lajmifundit | Rrjetet sociale | Kategorite me popullore |