Lajmi etiketuar si: televizioni Kthehu tek në faqen kryesore

Hashim Thaçi përshëndet kthimin e Haradinajt në Kosovë Hashim Thaçi përshëndet kthimin e Haradinajt në Kosovë(0)

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përshëndet dhe shpreh respektin për vendimin e Tribunalit të Hagës që të lirojë të mbrohet në liri, ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.

“Ne asnjëherë nuk kemi dyshuar në drejtësinë ndërkombëtare, por, njëkohësisht, kemi besuar edhe në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për ngadhënjimin e vlerave të lirisë, demokracisë dhe drejtësisë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë përmes një deklarate për media, kryeministri Hashim Thaçi.

“Sipas këtyre parimeve, ne vazhdojmë të besojmë se vendimi i përfundimtar i Tribunalit të Hagës, për akuzat ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve të tij, do të jetë në përputhje me bindjen tonë, dhe ata do të lirohen”, është shprehur kryeministri Thaçi.

Lirimi nga Haga, Ramush Haradinaj mbërrin në Prishtinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-komandanti i ZO të Dukagjinit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, ka arritur në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, pas gati dy vitesh qëndrimi në burgun e Hagës.

Haradinajt iu mundësua mbrojtja në liri, pak kohë përpara se Tribunali ta thotë fjalën përfundimtare në këtë proces gjyqësor.

Rigjykimi i pjesshëm i ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy ish-bashkëluftëtarëve të tij, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj, ka nisur në muajin gusht të viti 2011.

Ramush Haradinaj ishte shpallur i pafajshëm për të njëjtën akuzë më 3 prill të vitit 2008 nga, Gjykata Ndërkombëtare e Kundër Krimeve të Luftës.

Vendimin e Tribunalit, që Haradinaj të mbrohet në liri, nuk e ka kundërshtuar as prokuroria.

Raportohet se një numër i madh i mediave kanë dalur ta përcjellin ardhjen e Haradinajt në Aeroport, ndërsa Kosovapress nuk ka dërguar ekipin për të gjiruar, duke respektuar kërkesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që të mos ketë pamje gjatë arritjes së Haradinajt.

Tiranë, lirohen në gjykatë mjekja e laborantja e arrestuara për korrupsion Tiranë, lirohen në gjykatë mjekja e laborantja e arrestuara për korrupsion(0)

Gjykata e Tiranës ka lënë të lira sot dy gra, mjeke e laborante të cilat katër ditë më parë u arrestuan me akuzën e korrupsionit në QSUT.
Mjekja Silvana Mekaj dhe infermierja Dhurata Trako, sipas gjykatës, lirohen nga akuzat për mungese provash. Ky fakt nuk është bere i ditur nga policia por nga drejtues te ministrisë se shëndetësisë te cilët e cilësuan tendencioz dhe provokues qëndrimin e grupit Task Force.
Drejtori i politikave ne ministri deklaron se veprimet e nxituara te policisë dhe arrestimi i mjekeve jo vetëm dëmtojnë imazhin e tyre por vështirësojnë te drejtën e ri dhënies se vendit te punës.
Gjate një aktiviteti me infermiere, drejtues te urdhrit te këtij profesioni deklaruan se nuk do te ketë tolerime për punonjësit qe abuzojnë me detyrën.
Sipas kryetarit, nëse infermieret braktisin vendin e punës apo dalin jashtë ambienteve te spitalit me bluza te bardha do tu hiqet e drejta e ushtrimit te profesionit

Maqedoni, i zhdukuri dëshmitar i vrasjes së 5-fishtë: Shoqërova ekzekutorët Maqedoni, i zhdukuri dëshmitar i vrasjes së 5-fishtë: Shoqërova ekzekutorët(0)

Mediat maqedonase sot kanë trajtuar rastin e Haki Hazirit, të arrestuarit gjatë operacionit “Monstër” më 1 maj. Gjykata në Shkup i shqiptoi atij masën e paraburgimit 30 ditësh, duke e akuzuar për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc.
E përditshmja “Fokus” duke cituar burime pranë grupit hetimor shkruan sot se “29 vjeçari jo vetëm që ka dhënë deklaratë por me detaje ka përshkruar rrugën përmes së cilës kanë kaluar të dyshuarit që kryen më pas vrasjen. Ai ka insistuar të flasë dhe ka theksuar se është dobësuar 20 kg pas ngjarjes pasi e ka brejtur ndërgjegjja. “Jam bërë pjesë nga grupi që e ka kryer vrasjen, pa e ditur”, ka pohuar ai.
“Haziri në hetimin ka pohuar se nuk ka ditur se po përgatitej një vrasje dhe nuk ka parë që vrasësit të kenë armë. Ai i ka pritur në makinë, ndërsa ka filluar të dyshojë në qëllimin e tyre kur ka parë se maskohen dhe armatosen. Pas vrasjes, ata persona e kanë braktisur vendin, e kanë lënë makinën me Hakiun që më pas e gjeti policia, ndërsa me makinë tjetër janë drejtuar te fshatrat e Kumanovës ku xhaxhai i Hakiut u ka ndihmuar që në mënyrë ilegale të kalojnë në Kosovë”, shkruan “Fokus”.

Ndërkohë, gazeta tjetër e përditshme “Dnevnik” shkruan se i dyshuari Haki Haziri, që deri të martën nuk i ishte publikuar identiteti, për shkak se ishte përfshirë në programin e dëshmitarëve të mbrojtur, me kërkesë të tij kishte kërkuar të mos dëshmojë për rastin “Monstër”. Vendimi i tij për të hequr dorë nga dëshmitari i mbrojtur bëri që ai të shpallet i dyshuar, dhe ashtu ndaj tij u shqiptua masa e paraburgimit me dyshimin për vepër terrorizëm.

“Ai fillimisht ra dakort dhe kishte nënshkruar marrëveshje me Njësinë për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe pikërisht për këtë askush nuk dinte vendndodhjen e tij, përfshirë edhe familjen e tij. Deri tani askush nuk dëshiron të publikojë hapur se përse Haki Haziri kishte vendosur nga dëshmitarë i mbrojtur të ndiqet për terrorizëm, që sipas praktikës me këtë vendim të tij ai rrezikon të shpallet fajtor dhe të marrë dënim me burg të përjetshëm”, shkruan “Dnevnik”.

Avokati i tij Naser Raufi ka thënë për gazetën se nuk e di saktësisht se përse klienti i tij ka humbur statusin e dëshmitarit të mbrojtur. Edhe nga Gjykata kanë theksur se në interes të hetimeve nuk sqarojnë se përse Haziri ka hequr dorë nga statusi i dëshmitarit të mbrojtur.

Nga MPB kanë theksuar për “Dnevnik” se Haziri ka qenë në mesin e nëntë personave ndaj të cilit paraprakisht ishte ngritur kallëzim penal, por gjykata nuk i kishte caktuar paraburgimin.

“Tanimë është e pasigurt se gjatë procedurës eventuale gjyqësore mund të shfrytëzohet deklarata e Hazirit, i cili kishte marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur. Sipas Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarit, në kërkesën për përfshirje në programën për mbrojtje, përskaj të dhënave gjenerale të dëshmitarit, mund të përfshihet edhe përshkrimi i veprës kriminale dhe vlerësimi i provave ekzistuese si dhe përmbajtja e deklaratës, të cilat do të vlerësohen se sa janë të vlefshme gjatë procedurës”, thuhet në gazetën “Dnevnik”.

Ambasada e SHBA përshëndet miratimin e ligjit për hetimin e trafikut të organeve Ambasada e SHBA përshëndet miratimin e ligjit për hetimin e trafikut të organeve(0)

Në një deklaratë të shpërndarë sot, Ambasada e SHBA mirëpret kalimin me konsensus të ligjit për bashkëpunimin me Njësinë e Hetimeve Speciale të EULEX dhe e sheh këtë si provë të angazhimit të Shqipërisë ndaj integrimit europian dhe bashkëpunimit rajonal.
Njësia e Hetimit ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara. Ne presim një hetim të plotë dhe korrekt, i kryer me transparencë dhe bashkëpunimin e plotë të autoriteteve vendore e kombëtare.

Kryeministria zbardh detajet e takimit me Nanon, Berisha: Presidenti nga PD! Kryeministria zbardh detajet e takimit me Nanon, Berisha: Presidenti nga PD!(1)

Kryeministri Berisha priti sot në një takim ish kryeministrin, zotin Fatos Nano.
Në këtë takim, që u zhvillua në Selinë e Këshillit të Ministrave, ish kryeministri Fatos Nano, i parashtroi kryeministrit Berisha kërkesën për të mbështetur kandidaturën e tij në postin e lartë të Presidentit të Republikës, duke shprehur bindjen se bashkëpunimi në kuadrin Kushtetues do të ishte i dobishëm për vendin dhe objektivat e tij, si dhe duke evokuar disa nga marrëveshjet e arritura në të shkuarën në zgjidhje të sfidave të vendit.

Kryeministri Berisha e garantoi zotin Nano se ai personalisht dhe si kryeministër vlerëson të gjitha marrëveshjet e arritura së bashku në të shkuarën në interesin më të mirë të vendit dhe kontributin e këtyre marrëveshjeve në zgjidhjen e sfidave e problematikave.

Nga ana tjetër Kryeministri theksoi  se, qëndrimi i bërë tashme publik në mënyrë të përsëritur prej tij ndaj kandidaturës së zotit Nano për President të Republikës, ka lidhje tërësisht me spektrin politik, detyrimet që rrjedhin nga përkatësitë e ndryshme në këtë spektër dhe se ai mbështet dhe do te mbështesë një personalitet të shquar të Partisë Demokratike në postin e Presidentit të Republikës.

Kryeministri Berisha theksoi se pas kthimit nga Samiti i Chikagos ai do të hapë negociatat me aleatët e tij, pa përjashtuar edhe faktorë të tjerë, i bindur se mazhoranca aktuale i ka të gjitha mundësitë për ti dhënë vendit Presidentin e ardhshëm të Republikës.

Vrau bashkëshortin e të dashurin pas tradhëtisë, gjykata: Burg 31-vjeçares Vrau bashkëshortin e të dashurin pas tradhëtisë, gjykata: Burg 31-vjeçares(0)

Tropoje – Lajmifundit – Gjykata e Shkallës së Parë në Tropojë vendosi masën e sigurisë arrest me burg për shtetasen Manjola Dollapaj, 31 vjeçe, e akuzuar për vrasjen e bashkëshortit të saj Eduart Dollapi dhe të dashurit të saj, Kaçanik Gjuriqi.
Tri ditë pas arrestimit na lagjen “Partizani” të Tropojës, 31-vjeçarja ka dalë para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë.
Gjykata pasi dëgjoi kërkesën e prokurorisë e cila formuloi akuzën vrasje me dashje, vendosi mbajtjen e 31-vjeçares në masën arrest me burg pa afat deri në fund të hetimeve.
Një ditë pas arrestimit me akuzën e vrasjes, Manjola Dollapaj tentoi vetëvrasjen në qelitë e paraburgimit të Tropojës.

Një pistë e re është hedhur nga prokuroria e Tropojës, në lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur dy ditë më parë në lagjen “Partizani” të këtij qyteti ku një grua akuzohet se ka vrarë burri dhe të dashurin e saj.
Sipas prokurorisë, dyshohet se Manjola Dollapaj nuk e ka kryer vrasjen porse është vetëm personi që e ka marrë përsipër atë. Dyshohet se në skenën e krimit ka qenë i pranishëm edhe një person tjetër megjithatë organi i akuzës është duke pritur ekspertizën përfundimtare në lidhje me ngjarjen.
Sipas hetimeve të deritanishme mësohet se shtetasi Eduart Dollapaj i cili punonte në hidrocentralin e Fierzës, është kthyer atë natë në banesë në mënyrë të papritur. Atij i kishte ndodhur një defekt në makinë ndërsa është kthyer në shtëpi për të marrë diçka që i nevojitej.
Kur ka hyrë në banesë, 34-vjeçari ka parë se aty ishte i pranishëm shtetasi Kaçanik Gjyriqi. I zoti i shtëpisë është përleshur me këtë person. Nga ana tjetër, personi që kishte hyrë në banesë pasi kryente mardhënie me shtetasen Manjola Dollapaj është vetëmbrojtur duke përdorur një thikë gjatë përleshjes në banesë.
Pikërisht gjatë kësaj përleshje, ka ndodhur edhe vrasja e dy shtetasve. Ata janë qëlluar me Kallashnikov duke marrë nëntë plumba shtetasi Eduart Dollapaj dhe pesë plumba shtetasi Kaçanik Gjuriqi.
Besohet se vrasësi ka pasur për qëllim të ekzekutonte vetëm njërin prej personave por i ka vrarë të dy pasi ata ishin duke u përleshur me njëri tjetrin. Sipas hetimeve, dyshohet se në skenën e krimit implikohet një person tjetër pasi edhe Manjola Dollapaj është paraqitur në polici 3-4 orë pas ngjarjes duke pretenduar se ishte autore e krimit.

Klaudja miqësi të re me Metin: Nuk e di nëse Erjoni do të më bëjë për vete Klaudja miqësi të re me Metin: Nuk e di nëse Erjoni do të më bëjë për vete(0)

“Nuk e di sa i zoti do jetë Erjoni që të më ribëjë për vete”. Ajo vendosi të tërhiqej nga loja, duke pasur shumë banorë të “BB5” kundër. Lidhja që Klaudja Veseli krijoi brenda shtëpisë me Erionin, komentet për miqësinë me të dashurën e tij jashtë, dhe tashmë shoqëria me Metin nga Prishtina, e kanë pështjelluar paksa në media atë si personazh. 24-vjeçarja që ka pasur eksperienca si fotomodele dhe dëshiron të jetë një gazetare në të ardhmen, tregon për Panorama Plus, planin me Erionin dhe miqësinë e re me Metin.
Tashmë që ke dalë nga loja e “Big Brother 5”, si ka ndryshuar jeta jote? Ke marrë ndonjë ofertë të veçantë në fushën e modës, meqënese ke pasur eksperienca të mëparshme në këtë fushë?
Për vetë faktin që tashmë të njohin të gjithë, ka ndryshuar disi jeta ime. Oferta për sa i përket modelingut ose me saktë oferta për fotomodele kam pasur, por nuk jam edhe shumë e sigurt nëse do rifilloj përsëri në këtë fushë.
Ndërkohë që e kemi parë përballjen me Erionin ndërsa hyre në shtëpi. Disa menduan se ishte një presion i yti kur i the se s’e prisje më, me qëllimin për ta çorientuar në lojë. Çfarë mund të thuash tashmë për Erionin?
Nëse Erionit nuk i interesoj, unë nuk kam si ta kem çorientuar. Për më tepër mund të them se edhe ai vetë nuk e di se çfarë ndien. Imagjinoni pak sa mund ta di unë që të arrij të futem brenda në shtëpi, enkas për ta çorientuar. U futa brenda në “Big Brother” që t’i jepja fund diçkaje që nisi aty brenda. E kam thënë edhe më parë, nuk e di sa i zoti do jetë Eri që të më ribëjë për vete.
Je penduar për afrimitetin e krijuar me të, kur të dalë do ta takosh dhe çfarë ke për t’i thënë?
Penduar jo, s’kam përse. Është më se normale që do ta takoj dhe normalisht nëse Eri do kërkojë të flasë me mua, un nuk kam më çfarë t’i them, por do dëgjoj vetëm çfarë ka Eri për të më thënë.
Tashmë kanë filluar të qarkullojnë fjalët për një miqësi të re mes teje dhe Metit. Si është e vërteta, bëhet fjalë për një lidhje?
Jo nuk është lidhje, edhe pse mediat kështu duan ta përcjellin. Është thjesht një shoqëri e pastër, siç ndoshta mund të lindë me të disa nga banorët që aktualisht janë në lojë. Aty brenda e kam thënë që pavarësisht marrdhënieve që kishim, ka disa njerëz që kur të mbaroj gjithçka, mund të mbetemi miq.
Si e konsideroni njëri-tjetrin tashmë ju të dy?
E konsiderojmë njëri-tjetrin vetëm miq të mirë.
Dimë që keni udhëtuar bashkë drejt Prishtinës dhe, madje keni realizuar disa foto artistike bashkë. Mos ndoshta kemi të bëjmë me një feeling, ç’mund të thuash për Metin tani që po e njeh. Çfarë tipi është ai?
Po është e vërtetë që Meti më ka ftuar në Prishtinë, ku kemi realizuar disa foto bashkë thjesht për qejf. Meti është një djalë me këmbë në tokë dhe shumë i thjeshtë. Por mbi të gjitha ka disa parime që mua më pëlqejnë tek një njeri.
Keni marrë ndonjë ofertë të dy si çift, apo keni bërë plane për verën së bashku?
Për momentin nuk kemi marrë ndonjë ofertë të dy bashkë. Për sa i përket verës ende nuk kemi folur meqë si unë, si Meti jemi shumë të zënë për të menduar për pushime tani, ndoshta pak më vonë.
Si po ndihesh tashmë me Metin, si do ta përshkruaje gjendjen shpirtërore në të cilën ndodhesh?
(qesh) Nuk kam absolutisht asgjë me Metin. Ai është një djalë shumë i mirë, por nuk e kuptoj pse mediat duhet të na bëjnë çift vetëm prej disa fotove artistike që kanë dalë.

Franceska me një të dashur para BBA5 apo me një shok?! Franceska me një të dashur para BBA5 apo me një shok?!(0)

Fotoja në fjalë është publikuar ditët e fundit ndërsa finalja e Big Brother po afron. Në Fan Club u diskutua sot në lidhje me foton në fjalë dhe drejutuesja e emisionit, Albana Osmani tha se nuk dihet nëse ky person është i dashuri i Franceskës ndërsa theksoi se ai mund të jetë edhe një shok.
Ditët e fundit fotoja në fjalë është publikuar së bashku me pretendimet se personi që ndodhet me Franceskën, është i dashuri i saj të cilin ajo e ka lënë jashtë.
Franceska ka deklaruar se para hyrjes në BBA5, ka pasur një lidhje me një person i cili sot është në burg siç ka thënë vajza nga Vlora i dënuar me 10 vjet burg për trafiqe në Itali.

Bukuroshja nga Vlora ende nuk di gje per publikimin e fotos ne fjale megjithate pas daljes nga spektakli, Franceska pritet te sqaroje kete ceshtje.

Shkodër, merr peng policin rrugor, arrestohet 34-vjeçari Vladimir Sokoli Shkodër, merr peng policin rrugor, arrestohet 34-vjeçari Vladimir Sokoli(0)

Një person është arrestuar nga policia e Shkodrës sot pasi tentoi të mbante peng një oficer të policisë rrugore.
Policia tha se 34- vjeçari Vladimir Sokoli, 34 vjeç, banues në lagjen “Perash” të qytetit Shkoder’,  është ndaluar pasi gjatë shoqërimit për në Komisariatin e Policisë së bashku me mjetin e tij të markës Nisan me targe CJ 766 RF.
Njoftohet se ky shtetas ka kundërshtuar me dhune dhe ka kërcënuar për të marr peng, një punonjës policie të patrullës së përgjithshme, si dhe e ka tentuar të largohej, ku më pas është ndaluar nga forcat e policisë.
Në lidhje me ngjarjen, u kryen veprimet e duhura proçeduriale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Vladimir Sokoli do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kundershtim me dhunë”.

BBA5, Erjonin e braktis e dashura në Greqi, lidhet me një tjetër BBA5, Erjonin e braktis e dashura në Greqi, lidhet me një tjetër(0)

Duket se Erioni i “Big Brother 5” nuk manovroi si duhet në lojën e “Big Brother 5”, në mënyrë që minimumi t’i bënte femrat e jetës së tij paksa xheloze me njëra-tjetrën apo ambicioze për ta fituar atë pas daljes nga shtëpia e “BB5”. Ai hyri në “Big Brother” duke folur për një histori të gjatë dashurie me një vajzë shqiptare që jeton në Greqi, dhe me të cilën i kishte lënë pak punët pezull. Ndërkohë që me hyrjen e Klaudias në lojë, edhe pse ai s’e përmendi vetë, gazetat shkruan për një tjetër lidhje në Tiranë, me Sonin, një estetiste nga Tirana. Pasi u afrua me Klaudjan, dhe pasi u lëkund në lidhjen me të, duke i kërkuar ta priste jashtë shtëpisë derisa sa të sqaronte punët me të dashurën në Greqi, ai me sa duket ka menduar të mos e mbajë më të fshehtë. Në spektaklin e “Big Brother 5”, Vëllai i Madh e njohu me titujt dhe shkrimet në gazeta, ku flitej për lidhjen e tij me Klaudjan, dhe veçanërisht për faktin që Klaudja kishte qenë shoqja më e ngushtë e të dashurës së tij nga Tirana. Pas këtij momenti, Erioni vendos të flasë edhe vetë. Pak ditë më parë ka përmendur, në bisedat me banorët e tjerë, emrin e së dashurës jashtë, një vajzë me profesion parukiere dhe estetiste, që ka nja sallon të sajin në Tiranë. Ndërsa ajo nga ana e saj nuk ka pranuar të japë ndonjë deklaratë për mediat, disa mikesha të saj kanë pohuar se Erioni tashmë është një histori e kaluar për të, ose më mirë një ish. Ajo ka krijuar një lidhje të re me një djalë të huaj, dhe nuk ka asnjë plan që të presë Erionin për të diskutuar në një rikthim të mundshëm mes tyre. Lidhja e tyre kishte nisur disa muaj më parë në një nga club-et e Tiranës, ku ai punonte si barist. Ajo ka qenë një lidhje e vërtetë, pasi për faktin që ata ishin bashkë, kanë qenë në dijeni dhe shoqëria e Sonit dhe e Erionit. Po ashtu, edhe Klaudja e ka njohur Erionin pasi ishte mikeshë e ngushtë me Sonin. Dhe pavarësisht afrimitetit që ajo krijoi me Erionin brenda shtëpisë, nga ana e saj duket se dhe Klaudja e ka mbyllur bisedën me Erionin, gjë që e vendosi me hyrjen e saj në shtëpinë e “BB5”, citon Panorama Plus. Të dyja vajzat kanë pohuar në shoqëritë e tyre, se as njëra as tjetra nuk kanë ndërmend ta presin Erionin pas daljes nga shtëpia, po nuk kanë përjashtuar mundësinë e ndonjë takimi, vetëm nëse ai ua kërkon këtë gjë. 24-vjeçari nga Tirana që ka hobi muzikën dhe që pëlqen jetën e natës, në skedën e tij prezantuese për BB5 ka pohuar se ajo që i pëlqen më shumë tek puna e tij. Është komunikimi me njerëzit dhe njohja me femrat, me të cilat ka marrëdhënie shumë të mira. Pas shumë viteve në Greqi, ai u rikthyer në Shqipëri, rikthim që e bëri të shkëputej nga lidhja e tij disavjeçare atje. Tashmë thuhet se dhe ajo vajzë nuk ka plan të ritakohet më me Erionin, pasi ka ndjekur lojën e tij brenda shtëpisë dhe lidhjen e krijuar me Klaudjan.

Sondazh

Per ke do te votoni ne 23 Qershor 2013?

View Results

Loading ... Loading ...

Kontaktet dhe informacione

Lajmi i fundit.al u themelua në vitin 2009 si domosdoshmëri për tu dhënë lexuesve në internet hapësirën e informimit të besueshëm, të paanshëm e profesional. Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Lajmifundit, në përputhje me kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. © 2009-2013 Portali Lajmifundit

Rrjetet sociale

Kategorite me popullore

© 2009-2013 - All rights reserved: lajmifundit.al. Powered by Keminet