Friday, Sep 03rd

Last update:10:52:27 PM GMT

You are here: Aktualitet Aktualitet Itali, shqiptarët e maskuar me paruke, grabisin gratë në rrugë

Itali, shqiptarët e maskuar me paruke, grabisin gratë në rrugë

E-mail Print PDF

Rexhoemilia – Dy shtetas shqiptarë u arrestuan sot nga policia italiane me akuzën e vjedhjes së pasurisë.


Një grua ishte duke shkuar për të derdhur para në afërsi të një banke në momentin kur një person i maskuar me disa paruke, iu afrua dhe më pas u përpoq ti marrë çantën e saj në të cilën kishte 3500 euro.


Grabitësi ishte i maskuar me paruke bjonde ndërsa një bashkëpunëtor i dytë e priste pak metra më tutje për ta ndihmuar në largimin nga vendi i ngjarjes, pas krimit.


Rastësisht një patrullë e lëvizshme e policisë ishte fare pranë vendit të ngjarjes dhe ka mbërritur aty menjëherë pas sinjalizimit.
Policia ka arrestuar si autorë të ngjarjes, dy persona, shqiptarë, të cilët janë Amarildo Beqiri dhe Isuf Fisi, përkatësisht 26 dhe 22 vjeç.


Vetëm një javë më parë, policia kishte marrë një denoncim të mëparshëm për një grua e cila ishte masakruar në rrugë nga një grabitës i maskuar me paruke të kuqe i cili tentoi ti rrëmbente çantën ku mbante paratë.


Dy shqiptarët sipas policisë vepronin në afërsi të bankave duke sulmuar kryesisht gratë që drejtoheshin për në institucionet financiare. (Lajmifundit)