ITALI - Fenomeni i prostitucionit në Itali në vitet e fundit është rritur në mënyrë të konsiderueshme, në sajë edhe të
rrjedhës së migrimit.
“Nga 25 mijë prostituta që numëroheshin disa vite më parë, kemi arritur në në 50 mijë prej të cilave 26 mijë janë të huaja”, shkruan sot shtypi italian.
Sipas medias, kryesisht vajzat dhe gratë vijnë nga Nigeria, Shqipëria, Rumania, ish-Jugosllavia, Amerika e Jugut dhe Afrika e Veriut.
Këto gra kryejnë aktivitetet e tyre të pavarura ose në një skllavëri të detyruar në rrugë, në vende të izoluara ose në apartamente në këmbim të parave.
Gratë që prostituojnë me një nënshtrim të detyruar janë shqiptaret që janë të sunduara nga një shantazh i egër dhe barbar, më pas vajzat e vendeve të Evropës Lindore të cilat vijnë në Itali nga mashtrimi, premtimi i bashkatdhetarëve të tyre për një punë dhe e gjejnë veten në rrugë.
Në qoftë se ato refuzojnë do të bien pre e përdhunimit në grup dhe rrahjeve derisa të bëhen të urta dhe të nënshtrohen.
Seksi është në varësi të çmimeve, që fillojnë nga 30/50 euro dhe shkon deri në 500 euro për një natë apo më shumë.
AIDS është një rrezik i madh në këtë rast për shkak se e tërë industria e mishit të bardhë është e pa kontrolluar, e pa monitoruar.
Një tjetër problem është rendi publik, prania në rrugë e transeksualëve të veshur në mënyrë jot ë mjafuteshme që shfaqen në çdo kohë përballë grave apo fëmijëve të mitur.
Klientët e prostitutave janë mëse 10 milion italianë, nga të cilat 500 mijë femra që ofrojnë një biznesi prej 15 miliard euro në vit për krimin.
Viktimat vijnë nga vendet e varfra, ku ka një mjerim i tmerrshëm, ndërsa tutorët kanë të njëjtën origjinë, ata duan të punojnë disa vjet e më tej të tërhiqen për të blerë shtëpi dhe prona në vendin e tyre të origjinës.
Në Shqipëri shpesh vajzat janë të joshura ngaqë u është premtuar punë në Itali dhe më pas martesë, më tej ato janë rrëmbyer ose shitur nga anëtarët e familjes.
Në rrugë pranë vendeve ku ato prostituojnë janë edhe mbikqyrësit, ata të cilëve vajzat duhet tu dorëzojnë të gjitha fitimet e tyre çdo ditë.
Nëse ata nuk marrin shumën e mjaftueshme, vazjat dënohen me metodat e dhunshme ose u shiten klaneve të tjera.
Rrjeti shqiptar është shumë i dhunshëm dhe hakmarrës, vajzat, kur arrijnë të shpëtojnë me ndihmën e policisë, kanë shumë frikë për të përballuar procesin e gjyqit duke përfshirë mundësinë reale të dhunës dhe hakmarrjes ndaj familjeve të tyre Shqipëri dhe në veçanti ndaj motrave të reja që ato kanë. (Lajmifundit)







