Një emigrant shqiptar në Greqi është vënë në qendër të medias pas skandalit të lidhjes së djalit të 12-vjeçar me
zinxhirë në qafë.
Ngjarja sipas gazetës lokale greke “Patris” ka ndodhur në fshatin Lehena prefektura e Ilias në Greqi.
Emigranti shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur sipas medias ka lidhur djalin e tij 12-vjeçar më zinxhirë në qafë dhe më pas është larguar nga banesa për në punë.
Sipas medias greke, shqiptari 44 vjeç, ishte larguar nga banesa pasi kishte fiksuar në një kalorifer zinxhirët e vendosur në qafën e të miturit.
Ndërkohë djali 12-vjeçar ka arritur të largohet nga banesa dhe është drejtuar në një ofiçinë duke u kërkuar mekanikëve ti heqin zinxhirët nga qafa.
Personat që u bënë dëshmitarë të ngjarjes shkuan menjëherë në polici.
Organet e rendit thirrën menjëherë pas sqarime babain e djalit i cili tha se e kishte lidhur të birin pasi nuk kishte besim të linte vetëm djalin në banesë. (Lajmifundit)







