Friday, Sep 03rd

Last update:10:58:51 PM GMT

You are here: Aktualitet Aktualitet Policia filmon përleshjen, pranga 7 shqiptarëve në Itali

Policia filmon përleshjen, pranga 7 shqiptarëve në Itali

E-mail Print PDF
Policia filmon përleshjen, pranga 7 shqiptarëve në Itali

Shtatë shqiptarë janë arrestuar dhe dy të tjerë po hetohen në gjendje të lirë nga policia italiane me akuzën e akteve të dhunës dhe përleshjeve fizike pas disa gjurmimeve që iu bënë të dyshuarve.
Pasi mori informacion për zonën e veprimit të shqiptarëve poilicia angazhoi agjentë për filmimin e skenave të krimeve.
Një prej këtyre skenave paraqitet edhe në fotografi. Foto është fiksuar nga një godinë përballë lokalit "Shën Vincenti".
Policia kishte marrë shqetësime nga komuniteti i zonës për ndjekje me makina, përleshje dhe akte dhune në zonë.
Menjëherë organet e rendit kanë vendosur të monitorojnë situatën duke filmuar gjithçka ndodhte në rrugët e zonës, e madje duke u përpjekur të regjistrojnë fytyrën e personave të dyshuar.
“Imazhet tona regjistruan skena të luftës urbane të paparë” ka thënë një zyrtar i policisë duke shtuar se me anë të filmimeve të fshehta u arrit të identifikoheshin shqiptarët që për çështje të kontrollit kriminal të territorit merrnin pjesë në përleshje me thika, shkopa bejzbolli dhe sende të tjera të dhunshme deri në leva hekuri.
Sipas policisë mësohet se tre persona janë plagosur nga dhuna e ushtruar nga shtatë shqiptarët të cilët veç akteve të dhunës dhe mbajtjes së sendeve të paligjshme po hetohen edhe për një sërë krimesh të tjera. (Lajmifundit)