Friday, Sep 03rd

Last update:10:58:51 PM GMT

You are here: Aktualitet Aktualitet Bruksel, shqiptari vrau gjyqtaren se i mohoi qendrimin në Belgjikë

Bruksel, shqiptari vrau gjyqtaren se i mohoi qendrimin në Belgjikë

E-mail Print PDF
Bruksel, shqiptari vrau gjyqtaren se i mohoi qendrimin në Belgjikë

BRUKSEL – Lajmifundit – Emigranti shqiptar i cili vrau një gjyqtare dhe asistentin e saj brenda ndërtesës së gjykatës sot në Bruksel, e ka kryer krimin pasi drejtësia i mohoi atij strehimin në Belgjikë.
Një zëdhënës i gjykatës ka konfirmuar njoftimet e dhëna paraprakisht në orët e drekës, se autori i ngjarjes makabre është një emigrant shqiptar, pa bërë publik emrin e tij.
Gjyqtarja e vrarë në sallën e gjyqit është André Bellemans. Ajo vqid menjëherë pas krimit për shkak të plagëve në kokë.
Ndërkohë dëshmitarët e pranishëm në skenën e krimit i kanë thënë policisë se shqiptari kishte qenë i pranishëm në sallë kur u shpall vendimi.
Dyshohet se ai ishte larguar nga gjykata për në banesë dhe më pas është kthyer me armën e zjarrit për të vrarë gjyqtaren që i kishte mohuar të drejtën e qëndrimit në Belgjikë.
Gjyqtarja André Bellemans merrej me çështje të konflikteve familjare, divorcet dhe dosje të tjera administrative.
Asistentja e saj mësohet se është qëlluar nga shqiptari jo me armën e zjarrit por me një sopatë apo ndoshta një çekiç. Ajo është goditur në shpinë në pjesën e shtyllës kurrizore dhe ka gjetur vdekjen menjëherë.
Kohët e fundit siguria në Pallatin e Drejtësisë ishte rritur pas dyshimeve për organizimin e sulmeve tërroriste.
Megjithatë masat policore dështuan të parandalojnë hyrjen e të armatosurit në gjykatë.
“Para se ti qëllonte autori po ulëriste, po kërcënonte dhe po shante në adresë të gjyqtares dhe asistentes së saj”, tha një dëshmitar.
Policia ka thënë ndërkohë se autori i vrasjes është plagosur para godinës së gjykatës në ndjekje nga forcat e policisë të cilët e qëlluan pas paralajmërimit të cilit nuk i ndaloi.
Ministri i Drejtësisë mbajti një minutë heshtje. "Ajo që ndodhi ishte një tronditje e tmerrshme. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të gjetur vrasësin dhe të sjellë atë para drejtësisë. Kjo është një katastrofë absolute", tha ministri De Clerck.
Gjyqtarja Brandon ishte specializuar në çështjet e divorceve, miratimin dhe strehiin e personave në institucionet psikiatrike.
Një zëdhënës i policisë në Bruksel tha: "Ne jemi në kërkim të një emigranti shqiptar në lidhje me këtë krim të tmerrshëm.
Të gjitha ndërtesat aty pranë, duke përfshirë edhe një shkolla lokale, janë mbyllur. “Ky njeri mbetet i armatosur dhe i rrezikshëm", tha policia.