Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së Elbasanit, thanë se shtetasi Kujtim Qamili, 39 vjeç, ka rënë në prangat e policisë me akuzën ekorrupsionit.
Ai dyshohet se u ka kërkuar para qytetarëve që aplikonin për të marrë raport mjekësor pranë Poliklinikës së Specialistëve në qytetin e Elbasanit.
Prokuroria kishte disa muaj që kishte nisur hetimet ndaj infermierit, për të cilin ditën e djeshme Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” në mungesë.
Kjo masë sigurimi është ekzekutuar sot nga agjentët e sektorit të antiokorrupsionit në policinë e Elbasanit.
Policia dhe prokuroria e Elbasanit thanë se janë duke grumbulluar prova dhe dëshmi mbi rastet kur infermieri ka marrë para nga qytetarët në këmbim të dhënies së raporteve mjekësore. (Lajmifundit)







