Friday, Sep 03rd

Last update:10:58:51 PM GMT

You are here: Aktualitet Rrethe Ish-komisioneri i Ruzhdies, rrah qytetarin që denoncoi zgjedhjet

Ish-komisioneri i Ruzhdies, rrah qytetarin që denoncoi zgjedhjet

E-mail Print PDF
Ish-komisioneri i Ruzhdies, rrah qytetarin që denoncoi zgjedhjet

FIER – Një banor i fshatit Ruzhdie u dhunua sot nga një ish-komisioner i qendrës së votimit të komunës e cila u bë e famshme pas debateve mes pozitës dhe opozitës në Parlament.
I dëmtu ari është shtetasi Isuf Kamberaj, banor i fshatit Rzhdie, i cili kishte deklaruar se në këtë qendër votimi ishin vjedhur votat nga komisionerët e djathtë dhe personat bashkëpunëtorë të tyre.
Ditën e sotme, ish-komisioneri i PD-së në Ruzhdie, Përllumb Myrtaj bashkë me të vëllanë kanë rrahur banorin e zonës Isuf Kamberaj pas deklaratave të bëra prej tij për vjedhjen e votave.
Çështja është tashmë në prokurori pas denoncimit nga pala e dëmtuar.
Ndërkohë autori i dhunës së sotme, Pëllumb Myraj është në hetim nga prokuroria për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh zgjedhore në dosjen e hapur muaj më parë pas kallëzimit të Partisë Socialiste.
Artikulli i datës: 03 March 2010, ora 18:21
Nën akuzë banori i Ruzhdies, votoi më shumë se një herë
FIER – Prokuroria e Fierit u njoftoi akuzën sot komisionerëve të qendrës së votimit në Ruzhdie, të akuzuar për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe disa vepra të tjera penale.
Bashkë me komisionerët, në prokurorinë e Fierit është paraqitur sot edhe një qytetar i kësaj komune, i cili është identifikuar gjatë hetimeve se ka votuar më shumë se një herë në 28 qershor 2009.
Ai akuzohet për veprën penale “votim më shumë se një herë”. Komisionerët dhe banori i komunës Ruzhdie, u thirrën në prokurori në cilësinë e të pandehurve për abuzimet e ndodhura në qendrën e votimit ku janë gjetur parregullsi të dukshme në proces.
Pas njoftimit të akuzës sot në prokurori, ish-kryetari i Komisionit të Qendrës së Votimit, Bujar Kafaraj ka thënë se ai dhe komisionerët e tjerë të djathtë kanë zbatuar Kodin Zgjedhor ndërsa kanë qenë sipas tij komisionerët e majtë, ata që kanë braktosur detyrën në mënyrë të paligjshme.
Artikulli i mëparshëm: 02 March 2010, 13:52
Pesë komisionerë të qendrës së votimit Ruzhdie, rrezikojnë 7 vjet burg
FIER – Gjykata e qytetit të Fierit ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për komisionerët e akuzuar për abuzime gjatë administrimit të procesit zgjedhor në qendrën e votimit në Ruzhdie.
Sipas burimeve nga Prokuroria gjykata dha masën e sigurisë për kryetarin e qendrës së votimit në Ruzhdie, shtetasin Bujar Kararaj. Ai akuzohet për shkelje të ligjit në këtë qendër bashkë me katër komisionerë të tjerë.
Veprat penale për të cilat prokuroria e Fierit me kallëzim nga Partia Socialiste po heton në këtë rast janë: shpëdorim detyre në bashkepunim, falsifikim i rezultatit te zgjedhjeve, votim me shume se njehere ne bashkepunim dhe shkelje te fshehtësisë së.
Sipas dënimit të parashikuar nga Kodi Penal, komisionerët e vënë nën akuzë, nëse shpallen fajtorë në përfundim të gjykimit, rrezikojnë ndëshkim nga gjobë deri në shtatë vjet burg.
Hetimi për abuzimet në qendrën e votimit në Ruzhdie ka gjetur se më 28 qershor rezultojnë të kenë votuar fiktivisht 80 persona që nuk ndodheshin në Shqipëri ditën e zgjedhjeve.
Rasti i qendrës së votimit Ruzhdie u bë public pas sfidës së Gramoz Ruçit deklaruar në Parlament ndaj kryeministrit Berisha për hapjen e kësaj kutie në Kuvend për të bërë transmarencën e abuzimeve. (Lajmifundit)